• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama mesazh prekës për nënën e tij: Mund të derdhësh lot pse iku ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi

by Ardit Rada
02/08/2020 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryeministri Edi Rama ka lënë një mesazh prekës, një ditë pas vdekjes së nënës së tij, Aneta Rama.
“Mund të derdhësh lot pse iku ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi”, ka shkruar në fillim kryeministri Rama, ndërsa në fund ka falenderuar të gjithë personat të cilët i kanë dërguar mesazhe ngushëllimi.
Shkrimi i plotë nga kryeministri Rama:
Mund të derdhësh lot pse iku
Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi
Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet
Ose mund t’i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë
Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më
Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me të
Mund t’ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen
Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të
Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj
Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të
Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota
Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara
***Edhe në emër familjes sonë lejomëni t’ju falenderoj përulësisht, për praninë tuaj të paçmueshme përmes mesazheve të pafundme e luleve të panumërta, që disi e lehtësuan peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëllueshëm.
Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë për të qenit i pamundur t’ju përgjigjem, ju uroj me shpirt të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë, t’i kenë nënat sa malet dhe t’i gëzohen sa më shumë dritës së tyre, të pakonkurueshme as nga dielli e nga vetë yjet e qiellit🙏
Next Post
VIDEO/ Hamilton “fenomenal” në Silverstone, triumfon edhe me një gomë të shpuar

VIDEO/ Hamilton "fenomenal" në Silverstone, triumfon edhe me një gomë të shpuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundojnë punimet në Kalanë e Kaninës, monumenti historik pret vizitorët me infrastrukturë të përmirësuar!

Përfundojnë punimet në Kalanë e Kaninës, monumenti historik pret vizitorët me infrastrukturë të përmirësuar!

November 11, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

“Mbajtja në paraburgim, shkelje e të drejtave”- Veliaj kërkoi të marrë pjesë në Asamble, Balla: Përballjen me drejtësinë, çdo përfaqësues i PS e ka më vete!

November 11, 2026
Vizita në Itali, ministri Gogu zhvillon tre takime me zyrtarë të lartë në Romë: Forcim i bashkëpunimit në Drejtësi mes dy vendeve!

Vizita në Itali, ministri Gogu zhvillon tre takime me zyrtarë të lartë në Romë: Forcim i bashkëpunimit në Drejtësi mes dy vendeve!

November 11, 2026
Sherri mes për vendin e parkimit në Vlorë, Policia i shoqëron 3 të rinjtë, zbulohet edhe shkaku i konfliktit! (VIDEO)

Sherri mes për vendin e parkimit në Vlorë, Policia i shoqëron 3 të rinjtë, zbulohet edhe shkaku i konfliktit! (VIDEO)

November 11, 2026
“Më 30 nëntor afati i fundit i Komisionit”- Reforma Zgjedhore, Balla: PD të ndajë bojkotin! S’mund të bëhet e njëjta lojë në kurriz të integrimit!

“Më 30 nëntor afati i fundit i Komisionit”- Reforma Zgjedhore, Balla: PD të ndajë bojkotin! S’mund të bëhet e njëjta lojë në kurriz të integrimit!

November 11, 2026
Buxhet 32.2 miliardë lekë për spitalet në vitin 2027, Spahiu: Shërbime më cilësore, me pacientin gjithmonë në qendër!

Buxhet 32.2 miliardë lekë për spitalet në vitin 2027, Spahiu: Shërbime më cilësore, me pacientin gjithmonë në qendër!

November 11, 2026
Në kërkim për mashtrim, prangoset në Rinas turku i kërkuar nga Ankaraja! Arrestohet dhe 27-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje

Në kërkim për mashtrim, prangoset në Rinas turku i kërkuar nga Ankaraja! Arrestohet dhe 27-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje

November 11, 2026
“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë!”- Sara Mila pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme! Dëshmova si person në dijeni (VIDEO)

“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë!”- Sara Mila pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme! Dëshmova si person në dijeni (VIDEO)

November 11, 2026
Stërvitja “Mburoja Ilire 26”, Nufi publikon pamjet: Forcat speciale shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s!

Stërvitja “Mburoja Ilire 26”, Nufi publikon pamjet: Forcat speciale shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s!

November 11, 2026
Hoqi byzylykun elektronik dhe përfundoi sërish në paraburgim, babai i Meghan Markle shkel kushtet e Gjykatës

Hoqi byzylykun elektronik dhe përfundoi sërish në paraburgim, babai i Meghan Markle shkel kushtet e Gjykatës

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In