Kryeministri Rama ka reaguar me nje mesazh ngushellimi pas lajmit per ndarjen nga jeta ne spitalin ne Letoni te major Klodian Tanushit, plagosur dite me pare ne ngjarjen qe i mori jeten Deshmores se Atdheut, Zarife Hasanit.
Me nje postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se, ai u nda nga jeta si një dëshmor i atdheut e shembull i lavdishëm i sakrificës së Forcave tona të Armatosura.
“Flamuri kombëtar në zi. Fatkeqësisht edhe Klodian Tanushi, ushtaraku ynë i angazhuar në misionin e NATO-s ku humbi jetën dëshmorja Zarife Hasanaj, s’u mbijetoi dot plagëve! Ai u nda nga jeta si një dëshmor i atdheut e shembull i lavdishëm i sakrificës së Forcave tona të Armatosura”, shkruan Rama në “Twitter”.
g.kosovari