Lajm tronditës për të gjithë shoqërinë e ka cilësuar Edi Rama vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv i Policisë së Shtetit.
Përmes një mesazhi LIVE për qytetarët, kryeministri tha se pamundësia fizike për të qenë këtu bëri që të shtyhet ky reagim.
Ai u shpreh se sapo erdhi nga SHBA-të, vizitoi familjen Rasha teksa zbardhi edhe bisedën me të atin e viktimës.
“Babai i Klodianit më tha se asnjë lule në Tiranë nuk mund të preket në emër të tim biri” – shtoi Rama.
Lidhur me protestat e dhunshme të një dite më parë, ai shtoi se ato ngjarje morën sebepin nga tragjedia për të shpalosur vulgaritetin.
Rama u shpreh i keqardhur ndërsa tha se pavarësisht faktit se autori është në duart e drejtësisë, arma është e shtetit.
/JavaNews/a.r
KLodian