Para takimit në Shkodër, kryeministri Edi Rama ka ndaluar në Vaun e Dejës ku shprehu mbështetjen e tij për kandidatin Mark Babani.
Ai u shpreh se fitorja e 30 Qershorit do të jetë bindëse në të gjithë Shqipërinë, shkruan JavaNews.al
“E kam përsëritur se kjo është fushata më e thjeshtë për mua pasi kudo ku e kemi drejtuar bashkinë, flasin punët më tepër sesa fjalët.
Ndërsa atje ku nuk kemi drejtuar ne, flet krahasimi mes modeleve. Unë kam bërë çmos ta mbështes bashkinë e Vaut të Dejës sikurse çdo bashki të drejtuar nga PD-LSI.
Do të më kishte pëlqyer që këto zgjedhje të kishim kundërshtarët politikë përballë që të ballafaqonim rezultatet” – tha Rama.
Ai u shpreh se militantët e PD-së mund të ndërrojnë fenë, por jo partinë. Rama tha se kjo është zgjedhja e tyre, shkruan JavaNews.al
“Mundësinë e ndryshimit ua ka hequr Partia Demokratike dhe lidershipi i saj. Jo ne.
Sepse udhëheqja e PD vendosi të kapitullojë para betejës” – shtoi Rama.
/a.r