• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama mesazh kryebashkiakëve: Të majtë apo të djathtë qofshin, qytetarët të kenë derën e hapur

by Java News
23/05/2023 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PS-së, Edi Rama vijoi turin e falënderimeve për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 majit. Nga Lezha, Rama tha se qytetarët kanë votuar me mendje të ftohtë duke zgjedhur punën dhe jo premtimet boshe. Ai kërkoi nga kryebashkiakët të jenë korreket dhe të punojnë ngushtësisht me qytetarët për të zgjidhur nevojat e tyre.

“Të zgjedhurit duhet të kuptojnë se njerëzit kanë një pritshmëri shumë të lartë. Ka të mirat e vjetra, se të jep vota, por ka hallin nga mbrapa, sepse duhet të shlyhet me rezultate që u përkasin pritshmërive. Duhet njerzillëku i kryetarëve, nënkryetarëve, këshilltarëve dhe të gjithë atyre që janë në kontakt me qytetarin”, u shpreh Rama.

Ai tha se Lezha dhe Kurbini janë dy bashki, të cilat kanë potencial ekonomik për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë.

“Kemi shumë besim te potenciali i madh i kësaj zone. Nëse ne duam sukses duhet ti shtrijmë përtej kufijve administrativë, krahët e ambicies sonë. Duam ta bëjmë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan në 2030”, tha ai.

Rama shtoi se Kurbini duhet të kthehet në një destinacion fetar.

“Kurbini të jetë një destinacion turistik fetar, është sot, por problemi është sa përfiton Kurbini dhe Lezha nga pikëpamja ekonomikë nga të gjithë ato ditët e pelegrinazhit, Përfiton pak për të mos thënë aspak, sepse nuk e ka mundësinë që ata njerëz t’i mbajë aty”, u shpreh kryeministri.

Ai tha ase dyshja politike Meta-Berisha nuk duhet të kishin marrë asnjë votë më 14 maj.

“Njerëzit kësaj here kanë votuar me mend. Duhet ti kishin braktisur totalisht fare. Kanë marrë 200 e ca mijë vota dhe janë tepër. Nuk duhet të kishin marrë fare, kjo për të gjitha arsyet që i kemi thënë në fushatë”, tha ai.

Ndër të tjera, Rama u tregoi “formulën” kryebashkiakëve të zgjedhur se si duhet të sillen ata në raport me nevojat e komunitetit.

“Me qeverisjen tonë të çdo bashkie, duhet ta lidhim më shumë se asnjëherë më parë fjalë që “unë jam këtu për të gjithë ju” me veprën që po “gjithsecili nga ju, i majtë ose i djathtë qoftë, ka tek unë një derë të hapur”. Kjo është e domosdoshme, prandaj dita jonë duhet të nisë me fjalën njerzillëk dhe në fund dita duhet të mbyllet me bilanc pozitiv, për të gjithë njerëzit që u dëgjuan”, tha ai./m.j

Next Post
FOTOT/ “Piramida e vizitueshme nga të gjithë”, Mazniku: Qendra më e madhe digjitale, ja sa fëmijë do të trajnohen

FOTOT/ “Piramida e vizitueshme nga të gjithë”, Mazniku: Qendra më e madhe digjitale, ja sa fëmijë do të trajnohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In