• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama mesazh indirekt Kosovës e Serbisë: Çështjet politike s’mund të bllokojnë planin e rritjes së BE

by A R
29/02/2024 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga konferenca e përbashkët për mediat me komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, kryeministri Edi Rama pa drejtuar gishtin, por me atë që dukej një mesazh indirekt për Serbinë dhe Kosovën, kërkoi që çështjet politike të zgjidhen në bisedime dypalëshe dhe të mos mbajnë peng planin e rritjes dhe fondin 6 miliardë euro të Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor.

“Nuk ka rëndësi çfarë problemesh politike kemi me njëri-tjetrin, duhet ta bëjmë këtë dhe të 6 vendet e rajonit kanë rënë dakord. Ndaj çështjet politike duhet të diskutohen dhe zgjidhen si probleme dypalëshe. Ato nuk janë arsye dhe nuk do të pranohen nga BE për të mos realizuar gjithçka që lidhet me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.”

Kryeministri nuk la pa mbrojtur edhe hapat pozitivë me të cilat sipas tij Ballkani i Hapur kontribuoi në integrimin rajonal, proces i cili shënjon për Ramën rrugën drejt Bashkimit Europian për 6 vendet e rajonit.

“Dua t’ju them se të gjitha përpjekjet që kemi bërë në 10 vite për të ecur drejt integrimit rajonal, përmes planit të ri të rritjes duhet të ndodhin pa por apo arsye politike për të mos bërë marrëveshje. Dua t’u them të gjithëve se kur flisnim herë pas here sa e rëndësishme ishte të ecej më shpejt përmes rrugëtimit rajonal, e për të arritur më pranë njëri-tjetrit me marrëveshjet ndërkufitare për lëvizjen e kapitali dhe njerëzve, tanimë është e qartë se po të kishim bërë më shumë më përpara do të ishim më mirë tani. Integrimi evropian ecën përmes integrimit rajonal. Ndaj të gjitha gjepurat që kemi dëgjuar për Ballkanin e Hapur kanë dalë në pah si gjepura.”

Shefi i qeverisë shqiptare theksoi se Plani i ri i Rritjes është një platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe do ta bëjë procesin të prekshëm për njerëzit.

Për ta ilustruar këtë, Rama iu referua remitancave dhe pikërisht dërgesave nga emigrantët për familjet e tyre në Shqipëri dhe 5 vendet e tjera, duke thënë se me njehsimin e kostove të transaksioneve do të kursehet gjysmë miliardë euro.

“Të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor biem dakord që BE nuk po bën vetëm punë  e zakonshme por po shkon një hap më tej për t’u bashkuar me ne, për të na ndihmuar në rritjen dhe integrimin tonë me një plan të ri të rritjes që është faktikisht rezultat i nxitjes nga ana jonë për tu dëgjuar dhe kuptuar, sa i përket argumenteve dhe ideve tona. Falë këtij shkëmbimi pikëpamjesh kemi arritur këtë objektiv shumë të rëndësishëm, që të fusim në procesin tradicional diçka të re, që është mjaft konkrete dhe që mund të na çojë në një nivel tjetër shumë më shpejt. Solla shembullin e kostos së transaksioneve financiare. Ne në Shqipëri por edhe në të gjitha vendet e rajonit kemi shumë njerëz që jetojnë jashtë, dhe vazhdojnë të ndihmojnë familjet e tyre në atdhe. Për çdo para që ata dërgojnë është 6 herë më e lartë se kostoja e transaksionit midis anëtareve të BE-së. Plani i rritjes do ta çojë këtë kosto në të njëjtin nivel me të shteteve anëtare. Vetëm me këtë kursejmë gjysmë miliardi euro, drejt e nga xhepat e qytetarëve tanë dhe bizneseve tona. Kjo është vetëm një prej benefiteve nga plani i rritjes, që na jep mundësinë të kemi kushte dhe procese krejt të njëjta si vendet e BE-së.”

/a.r

Next Post
Varhelyi: Vendet e Ballkanit Perëndimor po fillojnë të aplikojnë rregullat ende pa u anëtarësuar në BE

Varhelyi: Vendet e Ballkanit Perëndimor po fillojnë të aplikojnë rregullat ende pa u anëtarësuar në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shefi i NATO-s alarmon SHBA: Kina po ndërton ushtrinë 200 herë më shpejt

“Nuk ka kohë për qetësi”- sekretari i NATO-s paralajmëron, Rutte: Kemi një mesazh të fortë për Moskën!

September 29, 2026
“U gjet pa ndjenja brenda në makinë”- Vdekja misterioze e keçistit të njohur britanik, zbulohen detaje të reja!

“U gjet pa ndjenja brenda në makinë”- Vdekja misterioze e keçistit të njohur britanik, zbulohen detaje të reja!

September 29, 2026
I aftë të mbajë edhe armë bërthamore, rrëzohet gjatë stërvitjes bombarduesi strategjik rus “Tu-95”, të paktën 6 të vdekur!

I aftë të mbajë edhe armë bërthamore, rrëzohet gjatë stërvitjes bombarduesi strategjik rus “Tu-95”, të paktën 6 të vdekur!

September 29, 2026
Zjarr në kodrën me pemëtari në fshatin Kutalli, përfshihet nga flakët një sipërfaqe e madhe me ullinj

Zjarr në kodrën me pemëtari në fshatin Kutalli, përfshihet nga flakët një sipërfaqe e madhe me ullinj

September 29, 2026
Sulm i përgjakshëm brenda një shkolle në Sllovaki, vritet me thikë mësuesja, plagosen 2 të tjerë! Autori i krimit një nxënës 14-vjeçar!

Sulm i përgjakshëm brenda një shkolle në Sllovaki, vritet me thikë mësuesja, plagosen 2 të tjerë! Autori i krimit një nxënës 14-vjeçar!

September 29, 2026
Kush është grupi që vodhi të dhënat e mijëra punonjësve FBI-së, si u zbulua lajmi! Arrestohet hakeri i lidhur me ‘ShinyHunters’

Kush është grupi që vodhi të dhënat e mijëra punonjësve FBI-së, si u zbulua lajmi! Arrestohet hakeri i lidhur me ‘ShinyHunters’

September 29, 2026
Tjetër skandal në futbollin turk, ndalohet presidenti i Bordit Qendror të Arbitrave për ndërhyrje te arbitrat

Tjetër skandal në futbollin turk, ndalohet presidenti i Bordit Qendror të Arbitrave për ndërhyrje te arbitrat

September 29, 2026
Shpërthejnë protestat masive në Francë, mësuesit dhe zjarrfikësit në grevë, gjimnazistët i bashkohen tubimeve

Shpërthejnë protestat masive në Francë, mësuesit dhe zjarrfikësit në grevë, gjimnazistët i bashkohen tubimeve

September 29, 2026
Kina do të përfundojë hartën e re gjeologjike të Marsit deri në fund të vitit 2028!

Kina do të përfundojë hartën e re gjeologjike të Marsit deri në fund të vitit 2028!

September 29, 2026
Zgjedhja e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit, PD: Do i drejtohemi Kushtetueses, u keqpërdorën…

“Ruajtëm paanshmërinë!”- Vendimi i Kushtetueses, reagon Avokati i Popullit, Shabani: U dha përgjigje për çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com