• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama me shqiptarët në Michigan: S’jemi më vend mbijetese, por shprese. Pritshmëritë janë rritur

by A R
21/09/2026 08:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Michigan, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke komentuar protestat, Rama tha se shqiptarët tyani jetojnë me idenë se “mund të bëhet më mirë” dhe se kjo shprehje përmbledh edhe atë që protestuesit e konsiderojnë “Shqipëri e re”.

“Shqiprtarët tani jetojnë me idenë se ‘mund të ketë edhe më mirë’. Kjo shprehje, rritja e pritshmërive tregon vetë Shqipërinë e re, që kërkojnë edhe ata persona që dalin në bulevard. Ne nuk jemi tani një vend mbijetese, por një vene shprese”.

Më tej, foli për përparimin në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Tha se janë hapur të gjithë kapitujt dhe se Tirana po punon për të mbyllur ato.

“Shqipëria po bën hapa përpara në procesin e integrimit europian. Janë hapur të gjitha kapitujt dhe po punojmë për të mbyllur ato”.

Komentoi gjithashtu edhe dënimin nga Gjykata e Hagës të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nënvizoi se Shqipëria nuk mund të bëjë gjë tjetër, përpos se të jetë në krah të shtetit të Kosovës.

Në fund, theksoi se diaspora shqiptare është një det i madh energjie, që po dhuron shumë për atdheun.

“Diaspora shqiptare është një det i madh energjie, që po dhuron shumë për vendin amë, Shqipërinë. Diaspora është ajo, që ka ndihmuar familjet në Shqipëri dhe vijon ta bëjë këtë rol në mënyrë të pandërprerë. Mirënjohës pa fund”, deklaroi Rama.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, po zhvillon një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë vizitës, Kryeministri shoqërohet nga bashkëshortja, Linda Rama, dhe delegacioni zyrtar shqiptar.

Në New York, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë.

Agjenda parashikon gjithashtu pjesëmarrjen e Kryeministrit në pritje zyrtare, aktivitete të nivelit të lartë dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.

Next Post
Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

Comments 1

  1. Anonymous says:
    4 hours ago

    Tani k/mafiozi ka hapur theset,plot me rrena e mashtrime para pjese marresve te diaspores ne Michigan.Tregoju popullit te diaspores,se ne spitalet qe administrohen nga ne,pra nga shteti mafioz,ne 70% te tyre nuk te bejne analizat.Te rekumondojne te shkosh ne spitalet private te njerzeve tyre.Tregoju edhe per ujin e pishem,thuaju vazhdojme te pime uje gazanash,imagjinoni pastertine e ktije uji.Tregoju per korrupsionin,parate e pista te krimit,pa pastertia ne qytete,me grumbuj plehrash.Thuaju sa pension marrin pensionistat,cilesia e ilaceve,e sa e sa probleme tjera kemi ne si popull.Pa u nisur te themi,sa probleme te tjera te pa fundeme kemi,te gjtha kto vijne nga qeverisja e keqe e qeverise tende te korruptuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

September 21, 2026
Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

September 21, 2026
Dasma luksoze në Bahamas dhe paratë ruse, Trump ‘thyen’ heshtjen për të birin

Dasma luksoze në Bahamas dhe paratë ruse, Trump ‘thyen’ heshtjen për të birin

September 21, 2026
Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

September 21, 2026
Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

September 21, 2026
650 familje ende në pritje të banesave, Koçiu dhe Demo apel për përshpejtimin e rindërtimit

650 familje ende në pritje të banesave, Koçiu dhe Demo apel për përshpejtimin e rindërtimit

September 21, 2026
Qytetet majtas, fshatrat djathtas! Çfarë fshihet pas rezultatit që tronditi politikën gjermane

Qytetet majtas, fshatrat djathtas! Çfarë fshihet pas rezultatit që tronditi politikën gjermane

September 21, 2026
“UÇK, UÇK”/ Studentët e Prishtinës në këmbë kundër vendimit të Hagës: Falë asaj lufte, sot jetojmë në liri

“UÇK, UÇK”/ Studentët e Prishtinës në këmbë kundër vendimit të Hagës: Falë asaj lufte, sot jetojmë në liri

September 21, 2026
EMRAT / Sherr me thika në Pogradec! Një person përfundon në spital, kapet i dyshuari

EMRAT / Sherr me thika në Pogradec! Një person përfundon në spital, kapet i dyshuari

September 21, 2026
Situate emergjente në Fushë-Krujë / Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve vijon aktiv, tymi mbulon zonën deri në Kamëz e Mamurras

Situate emergjente në Fushë-Krujë / Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve vijon aktiv, tymi mbulon zonën deri në Kamëz e Mamurras

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com