Është çelur sot në Pallatin e Kongreseve ceremonia e “Tirana Open 1”, një aktivitet kulturor ky që sjell një koleksion të larmishëm të institucioneve shqiptare dhe të huaja.
I pranishëm në aktivitet ishte edhe kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili tha se harta e vendeve pjesëmarrëse këtë vit është zgjeruar.
Sipas tij, arti dhe kultura janë edhe një mjet punësimi për qytetarët.
“Për ne ka rëndësi kthimi i Shqipërisë në një destinacion turistik” – tha kryeministri Rama.
Një pikë tjetër e fortë e këtij aktiviteti është edhe kthimi i artistëve në vendin e tyre, Shqipëri.
“Arti është kontribut real kundër varfërisë dhe vetmisë” – ka përfunduar Rama.









