• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama me privatët: Skanimi në dogana do të bëhet nga shteti

by Java News
11/11/2015 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të mërkurë një sipërmarrje fason, që operon prej një vitit në Tiranë.

Gjatë bisedës me administratorin e këtij biznesi, Kryeministri u shpreh se “qeveria do të jetë përkrah biznesit, duke nxitur me politika të reja zhvillimin e tij. Si, një prej masave më të rëndësishme lehtësuese në paketën e re fiskale, Kryeministri veçoi pagesën e skanimit në dogana, e cila do të bëhet nga shteti. 

Ndërsa sipërmarrësi italian Fabio Attanassio, me një eksperiencë 15 vjeçare në këtë sektor u shpreh se ai parashikonte që brenda një periudhe 2 vjecare të arrinte në 3500 të punësuar. “Produkti ynë shkon në Kanada, Gjermani Amerikë dhe jemi të nderuar të prezantojmë Shqipërinë me markën Made in Albania,” u shpreh ai.

Drejtues të sipërmarrjes u shprehën se bashkëpunimi me zyrat e punës, lehtësitë fiskale, në mënyrë të veçantë heqja e tvsh-së për makineritë e importit kanë qenë një shtysë e rëndësishme për suksesin e saj. “Brenda një viti jemi rritur, kemi filluar me 60 punonjës para një viti, sot jemi me 600. Qeveria na ka mbështetur. Zyrat e punës kanë qenë bashkërendëse në këtë drejtim dhe na kanë ndihmuar shumë duke na sjellë punonjës me eksperiencë. Kemi gjetur mbështetjen fiskale të qeverisë. Ky është një investim krejtësisht i ri. Përjashtimi nga TVSH për makineritë e importuara ka qenë një ndihmesë e madhe. Kemi gjetur terrenin e duhur për t’u zhvilluar.”

Ai shtoi se “është rasti për t’u thënë atyre që vërtetë duan punë, që vërtetë duan të jetojnë me punë që të drejtohen tek zyrat e punës dhe të këmbëngulin, pasi ka mundësi nga ato me arsim të lartë dhe me specializime të veçanta, deri tek punët më të thjeshta. Me buxhetin e ri ne do të mbrojmë të gjithë manifakturën nga fatura e skanimit në dogana, të cilën do ta paguajë shteti për të vazhduar eksportet, për të vazhduar që manifaktura të rritet sepse ka një potencial shumë të madh”.

“Shumë njerëz e marrin si një punë të një kategorie të ulët, por në fakt ajo që po shohim ne dhe që e kemi nxitur është krijimi i një cikli të mbyllur. Jo thjesht merr material porositësi, qep dhe ço, por fabrika të mirëfillta të manifakturës që fillojnë nga dizenjimi, deri tek shitja në vendet ku eksportohet”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se do të mbështeten të gjithë ata që krijojnë sukses, nëpërmjet idesë, kurajës dhe vendosmërisë për të jetuar me punë të ndershme.

Next Post

Asnjë lojtar nga Vllaznia U19, klubi akuzon trajnerin e kombëtares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In