• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Me PD ju dukej vetja si turistë. Rindërtimin s’po e bëjmë për vota, kjo qeveri e poshtër po ju paguan…!

by Java News
19/04/2022 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, duke folur nga zona e Valiasit ku u dorëzuan çelësat e banesave të rindërtuara pas tërmetit, tha se projekti i rindërtimin nuk po bëhet për të marrë vota.

Me batuta, kreu i qeverisë tha se do ta kthejë zonën e Kamzës në një atraksion edhe për turistët e huaj, teksa shton se me Partinë Demokratike, banorët e këtij qyteti ndiheshin të huaj në vendin e tyre.

“Ky është një program që është ndërtuar për të qenë një program i barabartë për të gjithë, pavarësisht bindjeve, prejardhjes, pavarësisht gjithçkaje. Është një program tamam për të gjithë si njerëz, si qytetar të barabartë. Këtë lloj programi, më vjen keq për demokratët, e bën vetëm PS. Ju jeni hudhra pasi nuk na merr dot njeri më sysh. 21 gropa kemi gjetur në rrugë, 21 kopshte dhe shkolla kemi bërë këtu. Një kopësht që kemi bërë këtu, mori dhe një çmim për kopshtin më të bukur të ndërtuar në Europë.

Avash avash do i bëjmë të gjitha, dhe kjo lagje do jetë model për të gjithë, kjo është një tjetër fjalë e mbajtur, ne vazhdojmë punën pasi ka një tjetër pjesë të banorëve në Durrës dhe Tiranë që presin. Janë ata që presin më gjatë pasi dhe ndërtimet përkatëse hanë më shumë kohë. Janë një sërë godinash shumë të rënduara nga goditja e tërmetit në Durrës që kërkojnë një rikonstruksion më të thellë. Deri kur familja e fundit do të ketë hyrë në shtëpi, ne do vazhdojmë pa ndërprerje punën, me të gjitha vështirësitë. Është shumë e rëndësishme që ky program të mbyllet si histori suksesi. Përveç atyre që humbën jetën, të gjithë që u prekën më keq, të dalin më të fortë se sa përpara se të binte tërmeti.

Gjithë kjo zonë është një vlerë e patundshme, dhe është vlerë më e madhe se sa ajo që humbën. Do vijë ajo ditë që dhe turistët do vijnë këtu në Kamëz. Me PD-në ju dukej vetja si turistë që kishit humbur në këtë qytet. Për ne nuk jeni të ndarë, i shohim të gjithë njësoj, duam që të gjithë të keni siguri dhe përkujdesje. Duam që zhvillimi të vijë për të gjithë. Ne nuk e bëjnë për vota këtë. Zgjedhjet mbaruan tani, dhe me sa kujtohem unë, u rrafët prapë.

Dhe do rrifeni prapë. E dyta ne nuk kemi asnjë problem që ju këtu të bëni fitoren e vogël me atë humbjen e madhe. Të shohim kush do jua shtojë zoti inatin, mua apo juve. (Ndërhyn një qytetar) Janë mësuar që flasin dhe thotë e kam këtu fjalën. Ty të ka vënë Rakipi të lavdërosh Rakipin. Ti s’je i PD-së. Më vjen keq se je në minorancë këtu. Për demokratët është kjo që po them. Siç e dini dhe ju, ne demokratët e Kamzës i kemi shumë merak. Edhe për pjesën tjetër, se mirë këto godinat janë pjesë e programit të rindërtimit, ndërkohë që kjo qeveri e poshtër vijon t’ju paguajë dritat. Diferenca e çmimit që qeveria paguan është më e madhe se vetë çmimi që ju paguani. Kjo nuk  bëhet me asnjë dallim. Duam që të gjithë të ndihemi bashkë, qoftë me marrjen e një mbështetje” – tha Rama./m.j

Next Post
Manual për luftën në PD, një histori e shkurtër suksesi e të djathtës pa Berishën!

Manual për luftën në PD, një histori e shkurtër suksesi e të djathtës pa Berishën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

April 11, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

April 11, 2026
Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

April 11, 2026
Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

April 11, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Kthjellime e vranësira! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

April 11, 2026
“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In