• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Me pasaportën shqiptare të BE-së, anashkalojmë negociatat dypalëshe për njohjen e pensioneve me Greqinë

by S T
03/05/2025 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në takimin përmbyllës elektoral sot në Sarandë u shpreh se “nëse ka një pjesë të popullit që mund ta kuptojë deri në fund vlerën e asaj pasaportë, janë të gjithë ata shqiptarë dhe shqiptare që morën arratinë në fillim të viteve ’90-të vetëm me rrobat e trupit, të mjerë, të leckosur, pa asnjë gjë, me fëmijët në krahë, kaluan kufirin, nëpër male dhe shkuan në Greqi”.

Sot, theksoi Rama, “ata janë në një ankth shumë të madh, ankthin e njohjes së pensionit. Një pjesë e tyre kanë dalë, një pjesë e tyre po dalin. Një pjesë shumë e madhe do të dalin pas pak dhe nuk kanë asnjë garanci që vite të tëra gjaku, djerse, lotësh për të krijuar një jetë të re për fëmijët e tyre do t’iu kthehen së paku në njohjen e pensionit të tyre, sepse ata kanë punuar shumë dhe në të zezë si skllevër, por kanë punuar shumë dhe kanë paguar shumë edhe sigurime shoqërore dhe shëndetësore dhe nuk e kanë sot sigurinë e pensionit”.

Për ta pasur atë siguri, nënvizoi Rama, “duhet që qeveria greke të merret vesh me ne dhe ne të merremi vesh me të. Siҫ u morëm vesh më në fund, por pas ca kohësh, vite e vite të tëra me Italinë, dhe me Italinë falë marrëdhënies time me “motrën” time atje, që atë motër nuk m’a solli nëna, m’a solli vota, a e kuptoni. Shumë vite. Dhe pasi u pranua nga ata marrëveshja, ne dolëm thamë e bëmë, kaluan dhe nuk e di sa kohë deri sa më në fund u mor dhe miratimi, nja 7-8 miratime, ik andej, ik këtej dhe mua më thoshin shqipot andej “na gënjeve”. Se kur janë atje dhe përballen me burokracinë atje ata e dinë se ç’heqin, mirëpo nga unë dhe nga shteti shqiptar i duan të gjitha gjërat menjëherë”.

“Me grekët si do bëjmë? Kemi filluar negociatat mund të zgjasin me vite, por fati e ka sjellë në dorën tonë që nëse ne bëjmë atë që duhet të bëjmë tani që i kemi sjellë gjërat tek pika ku s’kemi qenë kurrë dhe tani që ata kanë hapur derën dhe yjet tona janë bashkuar me yjet e tyre, ne mund ta anashkalojmë gjithë negociatën dypalëshe me atë pasaportë”, tha Rama.

“Pse? Sepse në momentin që Shqipëria bëhet anëtare e BE-së, çdo shqiptar merr atë pasaportë. Dhe në momentin që çdo shqiptar merr atë pasaportë, mund t’iu duket çudi, por është kaq e thjeshtë dhe është kaq e vërtetë, ajo pasaporta kuqezi është e mjaftueshme dhe është e barabartë me atë pasaportën bardhe blu nga ana tjetër dhe me të gjitha pasaportat e tjera”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “ajo pasaportë të bën automatikisht qytetar të barabartë në çdo metër katror të BE-së: pensionin, sigurimet shëndetësore, shoqërore, sistemet e mbështetjes, të drejtat juridike, studentët nuk janë më studentë të huaj, nuk paguajnë 10 herë më shumë sesa ata, janë studentë të barabartë njësoj si të tjerët. Është njësoj, është faktikisht dhe pa asnjë ekzagjerim si të nisesh nga Saranda të shkosh në Vlorë, ku ke po atë shtet, ke po ato ligje, ke po ato norma, ke po ato të drejta. Do të jetë të nisesh nga Shqipëria në Greqi, në Itali, në Portugali, në Spanjë, në Poloni”.

Në atë pasaportë, shtoi Rama, “jo vetëm që i ke të gjitha njësoj, por gëzon edhe të drejtën që duke qenë shqiptar, qytetar i BE-së, në çdo vend të BE-së, Greqi, Itali të kandidosh për këshill komunë, për këshill bashkie, për kryetar bashkie, edhe për deputet në parlamentin evropian. Po more votat shkon atje përfaqësues i atij shteti ku je me listën tënde etj. E vetmja gjë që s’bën dot ti me pasaportën shqiptare kudoqoftë dhe ata me pasaportën e tyre këtu është të zgjidhen deputetë dhe ministra. Kaq. Gjithë të tjerat. Po shqiptarët për t’u zgjedhur deputetë vijnë këtu, se tani kemi dhe votën e diasporës”.

Next Post
Koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

September 11, 2026
GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

EMRAT/ GJKKO vijon masat e sigurisë për 8 të hetuar për mashtrim kompjuterik

September 11, 2026
Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

September 11, 2026
Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

September 11, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Dorëheqja? Mbase vjen momenti ta shpjegoj”/ Rama flet për protestat: Një “ushtri” profilesh false nxit narrativa

September 11, 2026
Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Inspektorët me kamera inteligjente, Sula: Kontrollet do të përcaktohen nga sistemi i ri, qytetarët të denoncojnë

September 11, 2026
E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

September 11, 2026
Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

“Kam qenë rebel, por jo i bullizuar”, rrëfimi i Ramës: Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë, më lanë për të vdekur

September 11, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

A ka OSBE/ODIHR në Amerikë?

September 11, 2026
Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com