Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në zyrën e tij furnizuesit e naftës. Ai shkruan se takimi zhvillohet me qëllimin për t’i vënë fre çdo spekulimi me pasojat e luftës në çmimet e karburantit.
Në rrjetin Facebook, Rama ndër të tjera shkruan:
“Situata e jashtëzakonshme imponon ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit, prandaj ngrihet menjëherë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit. Një Akt-Normativ me fuqinë e menjëhershme të ligjit për përballimin e kësaj emergjence, do të përcaktojë që nesër edhe kuadrin e detyrimeve dhe të drejtave të kufizuara të furnizuesve të karburantit, për një afat dymujor të rinovueshëm sipas dinamikës së luftës”.
Kryeministri tha se rb enda 24 orëve do të ngrohet Bordi i Administrimit ku përveç furnizuesve do të jenë pjesë edhe ministrja e Financave, ajo e Energjetikës, drejtor i Tatimeve dhe drejtori i Doganave.
Rama tha se ky bord do të aprovojë cdo ditë çmimet.
“Nëse afishoni në tabelat e karburanteve një çmim të pa miratuar nga bordi, atëherë do të humbni pikën e karburantit” – tha Rama.
/a.r
DMTH sapo shqiptarte u zgjuan e gjete rrugen mashtrues,hajdut i pa ngopur,ju jeni edhe frikacake nga zollumet e medhaja qe i keni bere vendit e popullit fukara.Ndytsira tani me jeni te neveritshem ju te vete quajturit politikan,qe nga viti 92 e deri me sot.