• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama me fëmijët e prekur nga tërmeti në Durrës, nëna i ankohet: Kemi mbetur mes katër rrugëve

by Java News
17/12/2019 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e sotme në qytetin bregdetar në një hotel ku janë sistemuar disa prej banorëve të prekur nga tërmeti dhe ku janë ngritur shkolla dhe kopshte provizore për fëmijët që janë akomoduar. “Aty ku kopshti ka mbërritur në hotel për “vogëlushët e tërmetit” nën përkujdesje të posaçme gjatë gjithë ditës” thotë Rama. Njëri prej fëmijëve e kishte përgatitur edhe një surprizë për kryeministrin. Ndërsa në njërin nga ambientet e përshtatura si kopsht, kryeministri ka kënduar edhe këngën e Vitit të Ri me fëmijët.

Edi Rama: Mos bëni zhurmë, jo zhurmë
Rovena Voda: Ai është Roani dhe për Vitin e Ri ka kërkuar që vetëm të shohë kryeministrin
Edi Rama: Ja ku më pe..
Vogëlushi Roani: Ne kemi përgatitur një surprizë. Mesazhi është ‘ti nuk je kurrë vetëm’
Edi Rama: Mirë mirë (qesh)

Kreu i qeverisë takoi edhe disa nga prindërit e fëmijëve në hotel. Njëri prej prindërve u ankua se akoma nuk kishte marrë një përgjigje për shtëpinë, por Rama e qetësoi duke i thënë se qiratë i kanë në dispozicion për të gjetur banesën deri kur të sistemohen në shtëpinë e tyre.

Prindi: E kemi shtëpinë… mbetëm në katër rrugët
Edi Rama: Katër rrugët nuk je se je në hotel
Prindi: Katër rrugët jemi, nuk jemi të mbledhur si familje. Të bëhet dicka, se tre-katër kolona janë, po spati mundësi qeveria ta riparojmë vetë. Të ishte ashtu ti kishte marrë të tërë Zoti…Pa ombrellë nuk rrihet.
Edi Rama: Po të ishte si për të tjerët, nuk do të qaje ombrellën
Prindi: Më mirë të më kishte marrë…
Edi Rama: E para përqafo të gjithë këta që ke, se po ti kishte marrë do ti kishte thënë lanet ombrellës, jeta ikën dhe nuk vjen më, kurse ombrella po. Unë shkop magjik nuk kam. Dita 24 orë ka, 22 i përdor për këtë punë dhe 2 shkoj të fle pak gjumë. Edhe e fundit, ti nuk do të paguash asgjë. Nga 1 janari nuk do të dilni në katër rrugët, do u japim lekët dhe do të gjeni një shtëpi me qira. Ne e dimë që do të vdesim të gjithë, përsa kohë rrimë të bëjmë sa të mundemi gjëra të mira, pastaj do të ikim të gjithë. Ky tërmeti pati shumë të këqija, por edhe një të mirë, që ju gratë jeni njëlloj si burrat nga kjo anë, nuk lani dhe nuk shplani. /e.s/

Next Post
“Situata në media nga më të rëndat”, vetëm në 2018-ën janë larguar 120 gazetarë

Raporti ngre alarmin: 49 gazetarë të vrarë në vitin 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com