• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Me apo pa PD, zgjedhjet më 18 qershor. Shembim me votë murin e padrejtësisë

by Java News
24/04/2017 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama i ka mbyllur përfundimisht rrugën PD për qeveri teknike. Rama është shprehur edhe një herë i vendosur se zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 18 qershor dhe se nuk do t’i lërë pushtetin PD-së në tavolinë. Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Vlorë, Rama theksoi se ndërsa PD bllokon rrugët, qeveria kërkon të hapë njëherë e përgjithmonë rrugët e së ardhmes. Me apo pa opozitën, Rama deklaroi se më 18 qershor PS do të fitojë zgjedhjet.

“PD bllokon rrugët ndërsa ne duam të hapim njëherë e përgjithmonë rrugët e së ardhmes. Të bëjnë ç’të duan por fuqine e dashurisë tonë dhe betejën tonë për Shqipërinë që duam nuk ka forcë që e zbraz. Në 18 qershor, si me ata, si pa ata, ne do të votojmë dhe do të fitojmë”, tha Rama.

Rama u kërkoi të rinjve që votojnë për herë të parë të votojnë për PS duke u bërë dhe një kërkesë që të marrin në PS edhe ata që deri dje kanë votuar për PD. Kreu i qeverisë theksoi se më 18 qershor, do të shembet muri i padrejtësisë

“Nuk do të ndërtojmë kurrë Shqipërinë evropiane nëse së bashku në 18 qershor nuk shembim murin e padrejtësisë, murin që gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar të lidhur si mishi me thoin me politikanët e ngujuar në çadër nga frika e drejtësisë kanë ngritur atë mur, ne do ta shembim, ne do t’i marrim përpara me votë më shumë se kurrë për PS-në të gjithë ata që duan të na kthejnë mbrapa. Më 18 Qershor duhet të sillni që të votoje  çdo te afërm, shok tek lagji, shok klase apo edhe  ata që kanë votuar për PD, merreni dhe silleni te PS te partia e përbashkët e të gjithëve atyre që e duan Shqipërime.”, tha Rama 

Kreu i qeverisë premtoi ndërtimin e një aeroporti në Vlorë, për shndërrimin e saj në një prej pikave turistike më të vizituara të mesdheut.

“Ne do të ndërtojmë një aeroport për Vlorën. Kjo do t’u mundësojë banorëve të Jugut që të mos shkojnë deri në Tiranë për të marrë avionin. kjo është realitet po aq sa është policia që duam, sa është realitet transforimi në arsimin profesional, 130 mijë godina të legalizuara, nga të cilat 93 mijë janë shtëpi të njerëzve, të ndërtuara me kursime te emigracionit“, tha Rama.

Mitingu i Ramës vjen pas tubimit një orësh të opozitës në mesditë ku bllokuan disa prej akseve kryesore rrugore në vend. /javanews.al

c.a

Next Post
Zbardhet sherri mes Mark Frrokut dhe ekspertes në gjyq… për një pasuri të pajustifikuar prej 2 mln eurosh

Apartamente, dyqane, tokë...ja asetet që i sekuestrohen Frrokut pas dënimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

August 5, 2026
E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

August 5, 2026
Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

August 5, 2026
Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

August 5, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

August 5, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Kufijtë e padukshëm të kombit

August 5, 2026
Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

August 5, 2026
Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë -

Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë –

August 5, 2026
Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

August 5, 2026
Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com