• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Mbyllja e basteve, deputetët e PS po kërcënohen nga burgu 313

by Java News
18/10/2018 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, ka folur sot në Kuvend për nismën e qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve sportive

Rama ka folur për sulme ndaj deputetëve të maxhorancës, të cilat sipas tij orkestrohen nga burgu 313, duke mos përmendur emrat.

Sa i përket basteve online, Rama sqaroi se do të ketë një tjetër diskutim se si do të procedohet, por shtoi se nuk do të ketë asnjë monopol shtetëror.

Rama tha se pas pas 1 janarit, nuk do të ketë më asnjë lloj basti dhe asnjë lloj loje elektronike në zonat e banuara. Nuk ka spostim në periferi, kazinotë do të jenë vetëm në hotelet me 5 yje.

“Jam shumë i keqardhur që një pjesë e deputetëve dhe posaçërisht deputetët e Komisionit të Financave dhe Ekonomisë janë kthyer në shënjestër e një sulmi vulgar mesazhesh të orkestruara nga burgu 313. Por, nga ana tjetër jam shumë i sigurtë se ky grup parlamentar do t’u japë prindërve të këtij vendi, nënave, grave, vajzave edhe atyre që janë aktualisht të sëmurë nga marrëdhënia me fatin, një dhuratë të shumëpritur dhe terapeutikisht të domosdoshme, mbylljen e kazinove elektronike, të basteve sportive dhe të basteve online.

Përsa i përket online-it, që është një drejtim shumë kompleks, do të arrijmë në një konkluzion të studiuar dhe do të mund të kemi një diskutim të mëvonshëm. Ka propozime të ndryshme edhe sa i përket idesë së një monopoli shtetëror të lojërave të fatit. Por, që sot po ja u them unë personalisht, jam kundër. Megjithatë të gjitha diskutimet janë të hapura. Kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotelet me 5 yje në zonat e definuara me vendim të qeverisë si zona turistike. Asnjë lëshim në asnjë hapësirë tjetër. Të gjithë përfitojnë nga mbyllja e kazinove. Fatkeqësisht, por realisht, ata që mungojnë janë pjesë e atyre që po agresojnë një pjesë të deputetëve të kësaj shumice. Berisha është vënë në funksion të një fushatë shpifjesh që organizohet nga krimi i organanizuar”, tha Rama

Kryeministri Rama tha se, sipas studimeve, fëmijët e nisin bixhozin në moshën 10-15 vjeç, ndërsa 73% të atyre që luajnë bixhoz përjetojnë stres. Duke bërë kështu që 1 në 4 lojtarë, kanë çuar në mendje të vetëvriten.

Nga ana tjetër Rama ka theksuar se edhe Franca i ka mbyllur bastet, duke shpjeguar se nëse tenton të hapësh pikë bastesh, dënohesh me 3 vjet burg.

“68% e lojëtarëve aktiv të basteve kanë nisur aktivitetin në moshë të hershme, 10 deri në 15 vjeç, dhe kjo është arsyeja pse Franca ka ndaluar me ligj hapjen e cdo salloni bastesh”, tha Rama.

Po ashtu, Rama tha se deputetë të PS po kërcënohën nga burgu 313.

Javanews/a.ç

Next Post
Ish-rreshterit amerikan që tha se pa fotot e alienëve i ndodh tragjedia

Ish-rreshterit amerikan që tha se pa fotot e alienëve i ndodh tragjedia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

November 15, 2026
Liga e Kombeve/ Dy ndeshjet e radhës, tekniku Maran: Duam t’ua shpërblejmë tifozëve mbështetjen, golat e Shqipërisë i presim të gjithë!

Maran feston ngjitjen në Ligën B: Kemi vendosur rekord pikësh, kjo skuadër është rritur shumë

November 15, 2026
Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

November 15, 2026
Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

November 15, 2026
Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

November 15, 2026
Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

November 15, 2026
Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

November 15, 2026
Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

November 15, 2026
Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

November 15, 2026
Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

Dyfishohen detyrimet, “Supertaksa” për pronat e dyta e vilat, kush do paguajë më shumë?

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In