• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama mbledhje online me ministrat: S’u bë deti kos! Kush nuk shlyen energjinë, s’do ketë drita

by Java News
25/03/2020 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama po zhvillon online një mbledhje me disa prej ministrave, si titullarë të institucioneve që lidhen drejtpërdrejt me situatën që po kalon vendi nga koronavirusi. Bëhet fjalë për ministrat Arben Ahmetaj, Anila Denaj, Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka dhe Sandër Lleshaj.

Rama kërkoi reagim të menjëhershëm duke i pyetur më pas ministrat për çështje konkrete, shqetësime të ardhura në adresë të tij nga qytetarët.

Rama: Duhet nxitur përshpejtimi dhe mbyllja e procedurës. E vetmja këshillë që iu jap i them mos ia hapni derën pronarit se qiraja është aty por edhe për shkak të COVID-19.

Lidhur me shtëpitë, ata që janë në pritje nuk do rrinë të presin të ikë armiku e pastaj të shohim. Ku jemi me procedurën.

Ahmetaj: Të dyja procedurat qoftë me Bashkinë e Tiranës, qoftë me FSHZH janë hapur. FSHZH e mbyll këtë të premte. Bashkia e TIranës po shikon sot dhe nesër, procedurën e mbyllur dhe gjithë dokumentacionin e kompanive. Akoma nuk janë të bindur që kompanitë që kanë dorëzuar ofertat i plotësojnë kushtet e dokumentacionit. mund t’iu duhet ta rihapin dhe njëherë procesin për një 10 ditësh për të mirëpritur kompani më gjerë dhe që e plotëosjnë dokumentacionin.

Rama: Asnjë tolerancë tek cilësia. Shtëpitë do ua bëjmë më të mira seç i kishin dhe me të gjitha që iu kemi premtuar.

Tjetra është një kërkesë për kopshtet private, që hyjnë besojnë tek biznesi i vogël. Ata që punojnë në kopshte private janë në shtëpi. Thjesht për ta saktësuar a hyjnë tek paketa apo jo.

Ahmetaj: Hyjnë tek paketa.

Rama: E parafundit që lidhet me Ministrinë e Financave për pensionet. Duhet të bëjmë indeksimin e pensioneve. Janë 25 mln euro që duhet t’u shkojnë. Kur është koha.

Denaj: Në muajin prill.

Rama: Prilli më i gjatë se vitet e tjera.

Denaj: E konkludojmë javën e parë të muajit prill.

Rama: Lidhur me afatet e bilanceve për të mos bërë konfuzion bashkë me tatimet.

Denaj: Ne shtymë afati nderi në korrik për dorëzimin e bilanceve, për të bahskuar dy periudhat. Jemi duke paraqitur VKM përkatëse dhe do ta depozitiojmë për njoftim ditën e nesërme.

Ahmetaj: Tatim Fitimi dhe sigurimet nuk shtyhen.

Rama: Këto dy gjëra nuk kanë lidhje. Taksat dhe sigurimet duhen paguar. Do paguhen sepse nuk shkojmë dot përpara me këtë luftë dhe do përfundojmë në një gropë ku as korona nuk na gjen dot. Pagesat e dritave do bëhen një për një. Kush nuk paguan drita nuk do ketë drita. Këtu nuk është bërë deti kos. Mos pagesa e dritave bëhet një efekt negativ në gjithë hallkat dhe mund të përfundojmë në kolaps. Pagesa e dritave nuk negociohet.

Kush thotë se nuk kam mundësi se shpenzoj shumë, të shpenzojë më pak, të kursejë dritat dhe të paguajë më pak. Nuk mundet dot që ne të hyjmë në një situatë krize në sektorin e energjisë nga e para sepse implikimet janë të jashtëzakonshme.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In