Kryeministri Rama do të mbledhë sot në orën 16:30 në sheshin “Skënderbej” punonjësit e Bashkisë Tiranë.
Pritet që në këtë takim të marrin pjesë rreth 6 mijë punonjës, përfshirë edhe drejtoritë në varësi të bashkisë. Ndërsa në orën 17:30 do të zhvillojë një takim me këshilltarët e majtë në Bashkinë e Tiranës.
Takimet vijnë pas arrestimit të Erion Veliajt. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do ta shkarkojë kryebashkiakun deri në daljen e një vendimi të formës së prerë nga gjykata.