• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Mashtrimi triumfoi mbi të vërtetën, s’tërhiqemi. ‘Furtuna në gotë’, mbolli benzinën

by Java News
01/04/2018 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas protestës së dhunshme në “Rrugën e Kombit” ku iu vu flaka sporteve të firmës koncesionare e cila do mbledhë taksën për automjetet që do kalojnë aty, kryeministri Edi Rama sqaroi se 2 muajt e lënë si afat do shërbejnë si periudhë fushate për të informuar banorët. Kreu i qeverisë tha se banorët e zonave të Kukësit janë disinformuar.

“Disinformimi dhe manipulimi i njerëzve në Kukës ka triumfuar mbi shpjegimet që ne kemi dhënë mbi debatet ditët e fundit. Të tërhiqesh nuk është asnjëherë e paudhë nëse duhet të tërhiqesh. Këtu s’ka tërheqje por të luftuar disinformimin. Më vjen shumë keq që në këtë proces pasi kjo kontratë është nënshkruar prej 2 vitesh. Pasi ka një vit që kompania ka filluar punën dhe ka bërë goxha punë deri tani, ngrihet një furtunë në gotë dhe derdhet benzinë e ndizet zjarr mbi pronën e përbashkët dhe mbi një investim që sa për dijeni do duhet ta dëmshpërblejë përsërsi buxheti i përbashkët. Në këtë fushatë disinformimi që me dashje apo pa dashje ju keni rolin tuaj mund të kishim bërë më shumë për ta luftuar. Do bëjmë atë që duhet për të informuar siç duhet publikun dhe në mënyrë të posaçme banorët”.

Sipas tij, u ngrit nje ‘furtunë në gotë’ dhe mbeten benzina e zjarri.

“Sërish taksdapaguesit do të duhet të dëmshpërblejnë kompaninë për dëmet. Nëse cohet një grup vandalësh dhe i vë zjarrin është detyrim i shtetit të mbrojë investimet publike dhe private. Policia bëri më të mirën e mundshme duke ruajtur gjakftohtësinë në ato rrethana që ui krijuan, kur një grup vandalësh sulmuan egërsisht. Nxitësit janë në sytë e të gjithëve dhe këtë e di i madh dhe i vogël”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se kompania koncesionare ka investuar 15 milionë euro përgjatë autostradës, ndërsa gjatë dimrit tha se nuk ka pasur bllokim të rrugës për shkak të reshjeve të dëborës falë borëpastrueseve të firmës të cilat kanë qenë në punë gjatë gjithë kohës.

“Nevojitet ndërtimi i urës së re të Kukësit e cila nuk ekziston. Shtatë mbikalime të reja në pikat ku është e nevojshme për banorët, komunitetet përgjatë rrugës të cilat nuk ekzistojnë. Vetëm projekti me studimin gjeologjik, sepse ishte rrugë pa studim gjeologjik i cili ka kushtuar 2.8 mln euro. Të gjitha këto janë masa financiare të rënda dhe të domosdoshme për të garantuar vazhdimësinë normale të funksionimit të rrugës. Nëse ne nuk do të veprojmë kështu dhe nuk do të vendosnim pagesën për përdoruesit e rrugës, do të ishim më të qetë, por do të nxisnim rrënimin e mëtejshëm të rrugës dhe ajo do dilte jashtë kushteve të sigurisë, do bëhej e papërdorshme dhe do duhej një ndërhyrje masive. Ai (Berisha) ka thënë se e ndërtuam rrugën, por nuk e mirëmbajmë dot dhe ka thënë të vërtetën si rrallë herë”, tha Rama.

 

Next Post
Gjirokastër, arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim 

Sarandë, policia prangos autorin e një seriali grabitjesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In