• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rama: Marrëveshjen me naftëtarët e pritën me pozitivitet, askush nuk do të jetë vetëm!

by Ardit Rada
13/11/2020 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhëën një prononcim për mediat pas marrëveshjes me naftëtarët duke thënë se tashmë atyre u është vënë në dispozicion një pagë të konsiderueshme, 55 mijë lekë bruto apo 40 mijë lekë neto bashkë me sigurime shëndetësore dhe shoqërore.

Rama thotë se marrëveshja u prit me mjaft pozitivitet nga naftëtarët teksa thekson se u është dhënë kohë tashmë atyre të marrin frymë lirisht.

Po ashtu sa i përket çështjes së dytë, asaj të një investitori të ri, kryeministri garanton se qeveria nuk është dorëzuar dhe rafineria do rindizet pasi tashmë ka kontakt me 3 kompani të rëndësishme dhe serioze.

”Privilegji për të shërbyer, ndjej kënaqësi që çka ne kemi vënë në dispozicion për 870 naftëtarë dhe punonjës e punonjëse të rafinerisë është pritur me shumë pozitivitet nga ana e tyre.

Në këtë kohë kaq të vështirë kur duhet të kalkulojmë çdo ditë si asnjëherë më parë në eksperiencën time në detyrë për të qenë largpamës pasi jemi në kushtet e paparashikueshmërisë, nuk është e lehtë. Jemi të bindur që kemi bërë gjënë e duhur, duke vendosur një pagë 55 mijë lekë bruto, dhe 40 mijë lekë neto për 12 muaj.
Në mënyrë që këta njerëz të kenë sigurime të plota shëndetësore e shoqërore, dhe të kenë garancinë e një page mjaft të arsyeshme duke marrë parasysh edhe situatën e vështirë që kanë kaluar.

 

 

Investitori i ri i rafinerisë?

Na lejoni të shijoj këtë moment kaq pozitiv dhe njerëzor ku realisht kemi qarë hallin bashkarisht si një familje, dhe materializuam moton tonë që askush nuk do jetë vetëm. Gjithçka që është e mundur do bëhet për këdo që është nevojë. Nuk i kemi të pakufizuara mundësitë, por ky grup njerëzish janë të specializuar, dhe nuk jemi dorëzuar për perspektivën e rafinerisë. Pavarësisht se është një rafineri që ka teknologji të vjetër, dhe do një investim të madh. Nuk i shmangem. Vazhdojmë procesin, i kemi dhënë kohë të mjaftueshme këtyre njerëzve për të marrë frymë lirisht. Në momentin që do të jetë investitori dhe do rinsië rafineria s’do kenë nevojë për këtë mbështetje që janë paga të konsiderueshme.
S’dua të bëj komente konkrete, jemi në kontakt me 3 kompani dhe janë kompani të mëdhaja, të rëndësishme por koha që jetojmë është problem. E kemi hasur në problemet tona. Ajo që mund të them është se rafineria po, do rindizet”- tha Rama.

Mbrëmjen e sotme qeveria dhe naftëtarët ranë dakord pas takimit të dytë për një pagë 40 mijë lekë neto për 1 vit si dhe sigurime shëndetësore e shoqërore, deri kur rafineria të merret nga një investitor që t’u japë pagat atyre. Më shumë se një muaj më parë naftëtarët shkuan në grevë pasi kanë 11 paga të prapambetura për të cilat do vijojnë betejën ligjore në Gjykata.

Next Post
Motori përplas gruan në Kombinat, dërgohet me urgjencë në spital

Motori përplas gruan në Kombinat, dërgohet me urgjencë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In