• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama-Markoviç: Në tetor mbledhje e përbashkët mes 2 qeverive

by Java News
03/04/2017 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Malit të Zi Duško Marković ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e vendit të tij ndaj Shqipërisë sa i përket rrugës për integrimin në Bashkimin Evropian. Në një konferencë të përbashkët për mediat, me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Marković tha se do të krijohet një zyrë e përbashkët për policimin mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, kjo për të luftuar krimin ndërkufitar dhe për të rritur sigurinë në kufi. Po ashtu, kryeministri malazez foli edhe për një komunitet ekonomik mes dy vendeve.

Nga ana e tij, kryeministri shqiptar Rama në këtë vizitë zyrtare në Mal të Zi, tha se do të ketë një mbledhje të përbashkët të qeverive të dy vendeve në muajin tetor, për t’i dhënë një hovë të ri marrëdhënieve mes dy shteteve. Rama përshëndeti pjesëmarrjen e shqiptarëve në jetën politike në Mal të Zi.

Diskutimet u fokusuan edhe në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, veçanërisht në bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe tregtisë. Në këtë vizitë, Rama shoqërohet nga ministri i jashtëm Ditmir Bushati, i cili gjithashtu pati një takim me homologun Srdan Darmanoviç. Vendi fqinj është pranë hyrjes në NATO, pasi senati amerikan ratifikoi protokollin e anëtarësimit dhe pritet firma e presidentit Trump.

Next Post
Foto/ Greqi, prangoset grupi kriminal i drogës Shqipëri – Greqi

Foto/ Greqi, prangoset grupi kriminal i drogës Shqipëri – Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com