• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama- Manastirliu vizitojnë një prej 300 qendrave shëndetësore që po rehabilitohen

by Java News
01/02/2019 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambulanca e Goricanit, në njësinë administrative Kutalli, Berat, i është nënshtruar rehabilitimit të plotë, duke përmirësuar nga themelet shërbimin që ofron për rreth 2400 banorë të zonës. E ndërtuar në vitin 1950,  infrastruktura e amortizuar nuk ofronte as kushtet më minimale për kryerjen e një vizite mjekësore. Ambulanca e re ishte  ndalesa e parë e Kryeministrit Edi Rama, sot në Berat.

“Ambulanca e Goricanit, më parë nuk ka qenë funksionale, nuk ofrohej shërbim për qytetaret dhe përmbytej prej shumë kohësh. Është një ndërtim i vitit 1950 që tani është  rehabilituar.  Është një ambulancë e vogël që i shërben 2400 banorëve të zonës, por që ofron shërbime të rëndësishme për të gjithë ata.” – shpjegoi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Pjesë e personelit është edhe një mjek i ri, i arsimuar jashtë vendit, i cili dëshmon se ndryshimi i kushteve në të cilat punon aktualisht është si nata me ditën. “Kam studiuar në Itali dhe kam ardhur të jap shërbimin tim këtu. Para tre vitesh kur unë kam ardhur, qendra këtu ka qenë e rrënuar, me lagështirë dhe e papërshtatshme. Tani është krejt ndryshe dhe në ndihemi më komodë. Gjithashtu 50 % e hapësirës që ka qenë  e pashfrytëzuar, tani është funksionale dhe ne e kemi vënë në dispozicion për njësinë bazë të checkup dhe konsultorin e gruas.” – shprehet një mjek i ri.

Por dëshmitarët më të rëndësishëm janë qytetarët, vizitorë të saj prej dekadash “Qendra ka qenë beterr. Një shi të binte mbushej deri në brez. Tani kjo është bërë për mrekulli,” shprehet një prej tyre.

“Në krahasim me çfarë ka qenë më parë është shumë herë më mirë. Kemi qenë në kushte jashtë normave për pacientët, por edhe për ne personelin.” – thotë një prej infermiereve, e cila punon prej tre vjetësh në këtë ambulancë.

Ndërkohë që kabineti i kontrollit mjekësor bazë hapet për herë të parë në këtë ambulancë. Ministrja Manastirliu shprehet se me rehabilitimin e qendrave shëndetësore dhe me hapjen e kabineteve të reja, mbulimi i kontrollit mjekësor bazë do të jetë shumë më i lartë  “Kabineti i kontrollit mjekësor bazë për herë të  parë hapet në këtë ambulancë. Me rehabilitimin e qendrave shëndetësore dhe me hapjen e kabineteve të reja, sigurisht edhe mbulimi i kontrollit mjekësor bazë do të jetë shumë më i lartë. Kjo ishte një ambulancë që kishte nevojë ta kishte këtë kabinet. Por duke qënë se kanë qene kabinetet totalisht jofunksionale, nuk arritëm dot që ta sillnim. Tani ka shumë lehtësi për qytetarët për ta kryer në kohë kontrollin. Për Qarkun e Beratit këtë vit kemi përfunduar rehabilitimin e 5 qendrave shëndetësore dhe ambulancave. Për vitin tjetër janë 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca.”

Ambulanca e Goricanit është një prej 10 ambulancave të rehabilituara në bashkinë e Urës Vajgurore. Një investim tjetër shumë i rëndësishëm për këtë bashki është edhe Qendra Multifunksionale, në Poshnje, e cila pritet të nisë shumë shpejt funksionimin. Lidhur me këtë, Kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj u shpreh se  “Në territorin e bashkisë Ura Vajgurore ka qenë një theks i veçantë për çështjet sociale, sidomos për çështjet e shëndetësisë dhe arsimit parashkollor. Në këto tre vite është e bërë e mundur që të ndërhyhet në 10 ambulanca. Ambulanca e Goricanit është një prej tyre, është ndërhyrë edhe në tre qendra shëndetësorë të tjera. Njëra është e lidhur me njësinë administrative Poshnje, Qendra shëndetësore në Kutalli. Këtyre investimeve iu shtohet edhe qendra multifunksionale që u vjen në ndihmë personave me aftësi të kufizuar në Poshnje. Për herë të parë, bashkia mund të ketë një qendër të tillë, e cila do të fillojë nga puna besojmë nga marsi, pasi është në përfundim të rikonstruksionit të saj.”

/a.meta

Next Post
Tronditet bota, SHBA tërhiqet nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rusinë

Tronditet bota, SHBA tërhiqet nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rusinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com