• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Lulëzimi e rregullon me gjykatën me një raport, Saliu me një telefonatë, ndaj nuk e duan Vettingun

by A R
15/05/2017 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte në Shkodër me një takim me të rinj që votojnë për herë të parë. Edhe në këtë takim ai dha një mesazh për opozitën e cila ka vendosur të bojkotojë zgjedhjet. Ai tha se frika e opozitës është çlirimi i drejtësisë nga personat e korruptuar.

“PD ka vendosur të arratiset nga fusha e betejës. Ka vendosur të braktisë zgjedhjet dhe t’i lërë pa votuar ata që e votojnë. E ka bërë për një arsye, që tani e kanë marë vesh edhe gjithë shabat e liqenit të Shkodrës, e ka bërë sepse ka frikë nga drejtësia. E ka bërë sepse nuk do të ndahet nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që i kanë marë shpirtin shqiptarëve.  Nëse Lulëzimi e rregullon me një raport mjekësor me gjykatën, nuk ka shqiptar që e rregullon pa para në dorë. Nëse Saliu e rregullon me një telefon, nuk ka familje shqiptarësh të thjeshtë që mund të marri në gjykatë të drejtën që i takon”, tha Rama.

“PD vendosi të bojkotojë zgjedhjet, nuk është zghjedhe e demokratëve të thjeshtë. As mos i dëgjoni fare kur thonë se po nuk erdhi PD në zgjedhje ne nuk do hymë dot në BE. Ju i keni dëgjuar, të gjithë miqtë e Shqipërisë, edhe partnerët e PD që e kanë thënë qartë, Shiqpëria duhet të bëjë zgjedhje, Shqiëpria duhet të fillojë Vettingun. Unë dua t;ju them me shumë sinqeritet. E di shumë mirë që në 3 vite e gjysmë nuk kemi bërë mrekullira. E dimë shumë mirë që ka akoma shumë më tepër për të bërë për spitalet, për shkollat, për fmailjet në nevojë, por ama një gjë besojeni, ne e treguam shumë mirë në këto 3 vite e gjysmë që ne jemi garancia që ky vend mund të bëhet shtet”, tha Rama.

Ai deklaroi se PD nuk ka bërë asgjë për Shkodrën, qytet që e voton prej 27 vitesh. Ai tha se ka ardhur koha që PD të ndëshkohet me votë.

“Të gjithë shqiptarëve që shohin flamujt e partive dua t’u them një gjë, partitë janë për të shërbyer, nuk janë skuadra që edhe në kategorinë e 7-të do i gjëmosh nga prapa. Nëse një parti nuk shërben meriton të ndëshkohet. Unë mendoj se ka ardhur koha që këtu në Shkodër PD të marrë ndëshkimin e merituar për harresën me shumë se çerekshekullore këtu në Shkodër. Prej 27 vitesh PD qeveris Shkodrën, dhe prej 27 vitesh merr besimin e shkodranëve si një besim i dhënë gratis. E merr besimin duke vazhduar të luftojë me fantazmën e komunizmit. Ne kemi dashur të bëjmë shumë për tepër për Shkodrën, nuk kemi bërë dot. Shumë shpejt, atë transformim që po i bëjmë vijës bregdetare të Vlorës, Himarës, do ia bëjmë vijës së liqenit të Shkodrës. Do ta kthejmë liqenin e Shkodrës në një zonë, ku të gjithë, familjarët, vizitorë apo turistë, ta shijojnë gjithë mrekullinë e asaj zone. Shumë shpejt do fillojmë ndërtimin e rrugës Shkodër-Velipojë”, tha ai.

Më tej rama ka ironizuar edhe kryebashkiaken e djathtë të Shkodrës Voltana Ademi.

“Kam qenë kryetar bashkie, nuk e merrja Voltanën as për magaziniere”, tha ai./a.m.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plakja e popullsisë, sfidë shërbimet për moshën e tretë

Shqipëria, e para në rajon për punësimin e të moshuarve, tre herë mbi BE-në

November 27, 2026
GJKKO i dënoi nënën, Kryemadhi: Sa të jetë gjallë Fatimja, por edhe pas vdekjes, do e ndjek si proces

GJKKO i dënoi nënën, Kryemadhi: Sa të jetë gjallë Fatimja, por edhe pas vdekjes, do e ndjek si proces

November 27, 2026
Vendi përfshihet nga reshjet e shiut dhe era e fortë, ulet ndjeshëm temperatura

Moti/ Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin

November 27, 2026
Rrëzohen me 80 vota amendamentet e PD-së për pagën e 13 të mësuesve dhe minimumin jetik 200 euro

Rrëzohen me 80 vota amendamentet e PD-së për pagën e 13 të mësuesve dhe minimumin jetik 200 euro

November 27, 2026
“Më plasi tra** po më dënuan!”/ Kryemadhi: SPAK më shkatërroi familjen, më mori shtëpinë, ç’do të më bëjë më?!

“Më plasi tra** po më dënuan!”/ Kryemadhi: SPAK më shkatërroi familjen, më mori shtëpinë, ç’do të më bëjë më?!

November 27, 2026
Seanca maratonë në Kuvend, miratohet buxheti dhe paketa fiskale. Kalojnë paketa antidhunë, donacionet e sponsorizimet

Seanca maratonë në Kuvend, miratohet buxheti dhe paketa fiskale. Kalojnë paketa antidhunë, donacionet e sponsorizimet

November 27, 2026
U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

November 26, 2026
Spiropali thirrje opozitës: Të shohë përtej penxhereve e hekurave, të na bashkohet në Komisionin e Posaçëm

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

November 26, 2026
Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

November 26, 2026
Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In