• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama “luftë” bizneseve informale: Operacioni nis nga më të mëdhenjtë

by Java News
20/08/2015 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas apelit të bërë nga Ministri i Zhvillimit të Ekonomisë Arben Ahmetaj për operacionin kundër informalitetit të bizneseve, edhe Kryeministri Edi Rama ka theksuar vendosmërinë e qeverisë që ai drejton për t’i shkuar deri në fund  që në shtator betejës së re.

Në një dalje për mediat, kryeministri Rama nënvizoi se kësaj sëmundje që për mbi 20 vite i ka rënduar xhepat e qeverisë dhe të shqiptarëve, tashmë i ka ardhur koha që të përballet me ligjin.

Në këtë kuadër, Rama theksoi se aksioni që do të nisë në shtator, do të ketë si fillim në qendër të tij biznseset e mëdha dhe më pas ato të voglat.

“Vazhdojmë të ju bëjmë apel të gjithë bizneseve që bëjnë aktivitet të paregjistruar që të vrapojnë të regjistrohen përpara se të nisë operacioni rrënjësor i kësaj sëmundje të patolerueshme. Përpara se operacioni t’i vendosë përpara ligjit. Ne ju dhamë kohë edhe bizenseve dhe lokaleve që të hyjnë në binaret e ligjit. Kjo sëmundje ka 20 e kusur vite. Puna e Doganave dhe Tatimeve ka hedhur një bazë mbi të cilën ne mund të vazhdojmë me këmbë në tokë një operacion që do të kishte dështuar. Kjo sëmundje nuk është e re, por koha po skadon, prandaj këtë apel do ta përsërisim më shpesh deri në fillimin e operacionit, që njësoj si ai i energjisë, për të shkulur ccdo lidhje të paligjshme, projektin e transformimit të sektorit. E po njësoj edhe ky operacion nuk do të ndalet për asnjë arsye. Ky operacion nuk ka në fokusin e vetë më të vegjlit por më të mëdhenjtë. Prandaj edhe përgatitja e operacionit ka nisur nga më të mëdhenjtë. Nafta, cigarja do të jenë në qendër të përpjekjes sonë frontale. Por padyshim zinxhiri i informalitetit ka një fillim dhe një fund. Dhe ne nuk do të lëmë pa kontrolluar asnjë hallkë, nga më të mëdhenjtë tek më të vegjlit.” theksoi Rama

Kryeministri përsëriti apelin e tij për të gjitha bizneset që të futen në binaret e ligjit, pasi me nisjen e operacionit të gjithë shkelësit do të duhet të përballen me ligjin. Duke e krahasur këtë operacion të ngjashëm me atë të energjisë, Rama tha se ai nuk do të ndalet deri sa kësaj sëmundje t’i jepet fund.

Ndërsa lidhur me faktin se përse ky operacion nuk ka nisur më parë, Rama tha se gjatë kësaj kohe u përgatit terreni për atë që ai e quajti një operacion madhor.

“Edhe diçka të fundit, kujtdo që pyet se pse nuk nisi më parë, është shumë e thjeshtë, ata që nuk e bënë në 20 e ca vite, na e bënë të pamundur të merremi më parë me këtë operacion madhor që kërkon një terren të përgatitur. Sot terreni është i përgatitur, dhe fara e sjelljes në bazë të ligjit, tani më është mbjellë. Ne duhet vetëm ta kultivojmë sepse jemi larg një vendi ku ligji është i barabartë. Por edhe sepse kjo betejë është më e vështira nga të gjitha këto beteja që kemi bërë deri tani. Rezultatet e arritura deri më tani flasin vetë krahasuar me të shkuarën. Këto janë javët e apelit të fundit nga çdokush që nuk dëshiron probleme me ligjin. Nuk do të hezitojmë të ndëshkojmë askënd as brenda Doganave dhe Tatimeve.” tha në fjalën e tij Kryeministri

Next Post

Lady Gaga: Gjithmonë kam qenë anti-trendi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

April 28, 2026
Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

April 28, 2026
Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

April 28, 2026
Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

April 28, 2026
Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

April 28, 2026
Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

April 28, 2026
Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

April 28, 2026
Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

April 28, 2026
Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

April 28, 2026
Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In