• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama luan shah pa dy torre me Bashën…

by Shpëtim Nazarko
19/05/2017 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Shpëtim Nazarko

Nëse marrëveshja që filloi pardje me biseda dhe u formalizua dje, do të gjykohej vetëm nga militantët, atëhere të djathtët do të thonin: fituam! Dhe kjo britmë fitoreje do të vinte që nga kafeneja e fshatit e deri në klubet e qendrës së qytetit. Thuajse i gjithë kontrolli i zgjedhjeve, nisur nga ai politik apo financiar, duket sikur është në dorën e opozitës. A kemi vërtet një dorëzim të Ramës? Pse bëri një lloj marrëveshje në pika të cilat thuajse nuk kërkohen as nga paketa e njohur McAllister-Flekenshtein e që u vulos nga amerikani Yee? A jemi në pamjen e parë brenda njërës prej atyre manive artistike që e zënë Ramën kur analizon një problem politik, sado i mprehtë apo i vështirë të duket ai?

Për atë që ka qejf shahun dhe meqë ky lloj sporti ka zënë vend si shumë në bisedat politike të kohëve të fundit, fabula mund të ndërtohet kështu: Kundërshtarin e dobët që kam përpara mund ta mund edhe duke falur një kala…

Manovra e përdorur prej Ramës, pa diskutim, është thuajse e paprecedentë në politikë, e kjo nisur nga koha kur bëhet, pra vetëm një muaj para zgjedhjeve parlamentare. Në një vështrim të ftohtë të ngjarjeve, mund të thuash se kemi edhe një bashkëqeverisje të drejpërdrejtë PD- PS deri në fillim të legjislaturës së re. Për ata që kanë qejf teoritë konspirative, kemi të bëjmë me një lloj testi, pra si mund të funksionojë realisht një lloj koalicioni i tillë në të ardhmen, nëse do të bëhej ndonjëherë një i tillë.

Sa rrezikon realisht ai me këtë që bën partinë e tij?

Mendoj se pas dy apo tri ditëve të para kur gjakrat e të dy palëve të ftohen dhe këtu fut jo vetën militantët, por edhe ata që janë kundërshtarë të hapur apo të fshehtë të shefave të partive respektive, do të shohim se përtej tymit edhe zhurmës, PD-ja nuk ka fituar gjëra për të cilat ia vlen të bërtasë “fitore”.

Në planin e pastër politik, ajo kërkoi të demontonte sistemin apo qeverisjen socialiste, nëpërmjet akuzave që bëhen nga paratë e drogës, kriminalizimit etj. Duke marrë pjesë në qeveri dhe në ato sektorë që janë afër saj, ajo praktikisht po kërkon të ketë kontroll jo aty ku u nis fillimisht në çështjen e saj, por diku tjetër. Po kërkon të bëhet pjesë e pushtetit në formë të drejpërdrejtë, qoftë edhe për një muaj…

Po çfarë mund të bëhet për një muaj? Do kemi pesë apo gjashtë ministra, të cilët janë të karakterit teknik e nuk mund të bëjnë asgjë veç kontrollit të mungesave në punë… Administrata është po ajo që ka qenë dhe asgjë nuk lëviz një muaj para fushatës.

Nuk e di se çfarë mund të bëjnë tjetër këta ministra… Nëse do të gjykoje me sy partiak apo militant, duket se PD-ja ka frikë se kundërshtari do të bënte nëpërmjet mekanizmit financiar në ministritë përkatëse ato që ajo apo kundërshtari mund t’i ketë bërë dikur. Po a mjafton kaq? A është vërtet ky mekanizëm financiar në muajin e fundit para zgjedhjeve, që mund të jetë faktori vendimtar… Nuk besoj që këto para të nxirren në fushatë një muaj para edhe sikur vërtet qeveria të kishte vendosur të bënte këtë gjë…

Rama ka bërë llogaritë së pari me faktorin ndërkombëtar, që këtu do të jetë dy herë më i kënaqur se më parë nga luajaliteti që ai tregon ndaj opozitës. Ka hequr nga qafa ankesat e kësaj të fundit në rast të humbjes së saj në zgjedhje.

Për të dalë në këtë përfundim, që duket pak paradoksal, mund ta shtrosh pyetjen në formë të drejtpërdrejtë:

Çfarë fiton opozita realisht nëse merr një muaj para zgjedhjeve kontrollin e disa ministrive? Kredibilitet moral, politik, apo të dyja bashkë? Dhe nëse të dyja janë të vërteta, a janë të mjaftueshme për të fituar zgjedhjet?

Vetë besoj dhe këtë e kam shkruar shpesh se që nga 2009, opozita e sotme ka vazhduar të thellojë krizën e saj. Zgjidhja e problemit do të ishte ndërtimi gjatë këtyre katër viteve i një strategjie të qartë dhe një punë e përditshme dhe e palodhshme në zyrat buzë Lanës. Këtë nuk e ka bërë dhe zor që ta bëjë këtë muaj që ka mbetur… Po dhe në e bëftë, është shumë pak.

Nuk mund ta llogarit në vlerë përqindjesh fitoren reale të opozitës në këtë marrëveshje. Vetë besoj se fitorja e Bashës është profilimi si lider real i kësaj partie të paktën deri pak kohë pas zgjedhjeve. Pas kësaj, në rast humbjeje, nuk e di si do t’i përgjigjet komunitetit ndërkombëtar apo kundërshtarëve të tij në parti. Dhe këta të fundit do të kujdesen më shumë se Rama që ai të humbë në zgjedhje apo, në rastin më të mirë, do jenë indiferentë në kohën e betejës.

Marrëveshja në plan real i shërben PD-së për të karikuar mbështetësit e saj që të mos fuqizonin një parti tjetër, konkretisht LSI-në që po priste me veshë ngrehur nëse nuk do të hynte PD-ja në zgjedhje. Po kjo gjë nuk i shërben vetëm Bashës, por edhe vetë Ramës, i cili nuk është më në kushtet e 2009-s…

Në të gjitha rastet, mendoj se kur bastin e ngre vetëm në taktikë apo bllof politik, rezultati është po afatshkurtër. Po Basha këtë kërkoi dhe ai që luan vetëm në taktikë apo bllof, nuk mund të presë më shumë.

Mendoj, megjithatë, se në të gjitha rastet marrëveshja Rama- Basha është e mirë për Shqipërinë, veçanërisht tani kur situata përreth nuk është e tillë, që mund të rrezikosh për hesape personale politike.

Në një plan praktik, Shqipëria shpëtoi nga belaja e një krize që në sezonin veror nuk është mirë të bëhet.

Në një plan gjykimi personal, Rama ka luajtur mirë brenda kornizave të një politikani race, i cili e ka të qartë fuqinë e tij dhe të partisë që udhëheq. A ka dhënë realisht gjë? Besoj asgjë dhe ky përfundim nuk do të dojë më shumë se tri-katër ditë të duket, pra kur tymi i shkaktuar nga marrëveshja të shpërndahet dhe palët të shohin se çfarë realisht u ka mbetur në dorë…(Konica.al)

Next Post
Sekuestrohen ilaçe dhe naftë kontrabandë në Durrës, 2 në pranga

Sekuestrohen ilaçe dhe naftë kontrabandë në Durrës, 2 në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste të ngjashme! Ashpërsimi i masës ndodh vetëm kur…

Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste të ngjashme! Ashpërsimi i masës ndodh vetëm kur…

December 18, 2025
Shefi i NATO-s alarmon SHBA: Kina po ndërton ushtrinë 200 herë më shpejt

“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes

December 18, 2025
“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

December 18, 2025
Berisha tregon bashkëbisedimin me Ramën në foto: Më tha të varet nga një komunist dhe anëtar i KQ në shtyllë

“Më lëkundeshin gjunjët”, Rama kthehet 35 vite pas: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh!

December 18, 2025
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

December 18, 2025
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In