• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama lajmëron nxjerrjen në rrugë të Policisë dhe Ushtrisë: Nuk po vjen fundi i botës, por…

by Java News
11/03/2020 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria merr masën drastike. Kush ka ardhur nga Italia duhet të vetëkarantinohet në mënyrë të detyruar. Nëse policia e kap në rrugë do të gjobitet me 5 mijë euro.

Në një komunikim publik live nga rrjeti social Facebook, të cilin e nisi dhe e mbylli duke larë duart, kryeministri Edi Rama tha se nëse kapet me shkelje një qytetar, jo vetëm do të gjobitet me 5 mijë euro gjobë, por edhe pas kalimit të situatës me koronavirusin do t’i ndalohet udhëtimi jashtë Shqipërisë, nëse nuk e ka shlyer gjobën.

“Nuk po vjen fundi i botës, por vetëm të vetërrethohemi për disa javë me muret e izolimit nga kontaktet e përditshmërisë sonë. Ata që janë kthyer 14 ditët e fundit nga Italia apo Greqia, ose zona të tjera të prekura të vetëizolohen në shtëpimë e tyre.

Nga ot do dalë në rrugë një formacion i perbashket i policise së shtetit e asaj ushtarake që do të organizojnë postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do ndalojnë e verifikojnë nëse në automjet ka të ardhur nga Italia apo Greqia në 14 ditët e fundit që ndalohen të dalin nga shtëpia për 14 ditë.

Nga nesër kush prej tyre do kapet do dënohet me 5 mijë euro gjobë. E do ndalohet të largohet nesër në Itali nëese s’do ketë paguar gjobën”, theksoi kryeminsitri.

Rama i bën apel qytetarëve të hapin dritaret dhe të moshuarit apo të sëmurit kronikë t’i vendosin në dhoma më vete.

Ai shton se koronavirusi është një sëmundje që nëse nuk merret seriozisht mund të kthehet në një humnerë ku bie apo një zjarr ku mund të digjesh pasi nuk bën shaka edhe pse është një grimcë e vogël por që mund të të marrë edhe jetën.

”Më ka përlqyer gjithmonë një shprehje e një miku të paharruar nuk e krijon rreziku frikën, por frika rrezikun. Rrezikun e kam parë gjithmonë si produkt të frikës. Me koronën e mësova me pahir që kur u shfaq në Kinë, njësoj si me humnerën, copëtohesh po u hodhe dhe me zjarrin digjesh po u hodhe trimërisht.
Jemi mësuar ta quajmë kujdes. Ndërsa kujdesin nga korona priremi të quajmë rrezik nga një frikë. Shumë nga ne e merr lehtë dhe luan me zjarrin dhe rrezikon të bjerë në humnerë apo të hedhë në humnerë të afërmit. Na duket budallallëk që një gjallesë e padukshme, përballë të cilës një mushkonjë duket sikur të ishin 10 himalaje të vendosur njëra mbi tjetrën mund të na ndalojë të shkojmë në kafe, internet, palestër, të puthemi, të mblidhemi apo të shkojmë në ceremoni mortore.

Si mundeni ne që t’i trembemi një grimce dhe të harrojmë kreshnikët, malet prej të cilëve rrjedhim që i bëjmë.

Korona nuk bën shaka. Ja prish gjumin 80% të atyre që iu ngjitet por ata që i kap gafil 20% i cimbis ngado, i merr frymën, i ha fytin dhe i përdor për të kapërcyer në një të afërm, gjyshërit, shtatzënë derisa arrin ta marrë në botën tjetër. Korona zmbrapset vetëm me solidaritet dhe disiplinë.
Duhet të rrinë në shtëpi, mbani dritaret hapur, shyqyr edhe koha e lejon. T’i mbajnë në një dhomë tjetër të moshuarit apo të mësuarit kronikë.
Të shohin sa më pak lajme dhe sidomos ato debatet që janë vatrat e infodemisë. Ndiqni informacionet zsyrtare dhe ndiqni këshillat. Sa më të disiplunuar dhe sa më shumë të shtrëngohemi në këto masa, nuk po vjen fundi i botës, dhe as jemi thirrur të çajmë rrethimin me armë por të izolohemi nga kontaktet e përditshmërisë”, tha Rama.

g.kosovari

Next Post
Vlonjatët më të shqetësuarit për koronavirusin, shkodranët më indiferentët. Ja rezultatet e kërkimeve në internet

Vlonjatët më të shqetësuarit për koronavirusin, shkodranët më indiferentët. Ja rezultatet e kërkimeve në internet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 10 mijë të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale/ Zbardhet drafti i qeverisë, ja kush përjashtohet

447 persona lirohen menjëherë nga burgu, miratohet amnistia penale

February 6, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, sinoptikanët: Reshjet e shiut në formën e rrebesheve

February 6, 2026
Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

February 6, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Shkurt 2026

February 6, 2026
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

February 6, 2026
Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

Mesazhi i SPAK-ut në rrjetet sociale: Veprojmë të pavarur dhe hetojmë vetëm mbi bazën e provave

February 6, 2026
A do të zbatohet përkohësisht marrëveshja për Mercosur? Von der Leyen po llogarit rreziqet

A do të zbatohet përkohësisht marrëveshja për Mercosur? Von der Leyen po llogarit rreziqet

February 6, 2026
Irena Gjoka dorëhiqet nga shqyrtimi i dosjes “Toyota Auris”

Ja pse çështja e Irena Gjokës u zhvendos te Inspektori i Lartë i Drejtësisë

February 6, 2026
“Zmadhojnë organin gjenital për të fituar në Olimpiadë”, akuza e pazakontë për skiatorët olimpikë, nisin hetimet

“Zmadhojnë organin gjenital për të fituar në Olimpiadë”, akuza e pazakontë për skiatorët olimpikë, nisin hetimet

February 6, 2026
VIDEO / “E veshur me të zeza”, Kryemadhi batuta me gazetarët teksa paraqitet në SPAK

Kryemadhi, akuza të forta Berishës: Meta është në burg prej marrëveshjes PD-PS!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In