• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Kush e mendonte se do ndëshkoheshin figura politike të rangut më të lartë. Prokuroria tërësisht e fokusuar te misioni i saj

by Java News
13/06/2022 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe ndëshkimin e figurave të rangut të lartë politik dhe për nj% prokurori të fokusuar tërësisht te misioni i saj.

Në Konferencën Kombëtare të Antikorrupsionit, Rama tha se kush e mendonte në këtë vend deri pak vite më parë se do të vinte dita vetëm pak vite më pas nga reforma në drejtësi që askush nuk do ndihej i paprekshëm dhe që anëtarë qeverie, përfaqësues të zgjedhur në pushtetin vendor, deputetë do të merreshin nën hetim dhe do të akuzoheshin nga një prokurori tërësisht e ndarë nga politika dhe tërësisht e fokusuar te misioni i saj për të bërë drejtësi.

Kujtojmë se në konferencë merr pjesë dhe ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.

“300 mijë kontakte fizike në muaj mes qyt dhe shtetit. Sistemi ishte i kapur tërësisht nga kanceri i një drejtësie tërësisht të korruptuar, gjerësisht të kalbur, të transformuar në një Pazar ku e drejta shitej ose blihej. Ku pavarësisht se brenda sistemit kishte si kudo njerëz të zotë dhe të ndershëm, tërësia e sistemit e bënte të pamundur.

Ne u fokusuam në dy drejtime, nga njëra anë reformimi i sistemit të drejtësisë dhe nga ana tjetër, reformimi i sistemit të shërbimeve. Për reformimin e sistemit të drejtësisë, do doja të thosha diçka për të cilën biem dakord të gjithë pavarësisht bindjeve dhe rezervave dhe madje pavarësisht simpative që mund të kemi në aspektin politik. Kush e mendonte deri pak vite më parë se në këtë vend do të ndëshkoheshin nga drejtësia figura politike të rangut më të lartë.

Kush e mendonte në këtë vend deri pak vite më parë se do të vinte dita vetëm pak vite më pas nga reforma në drejtësi që askush nuk do ndihej i paprekshëm dhe që anëtarë qeverie, përfaqësues të zgjedhur në pushtetin vendor, deputetë do të merreshin nën hetim dhe do të akuzoheshin nga një prokurori tërësisht e ndarë nga politika dhe tërësisht e fokusuar te misioni i saj për të bërë drejtësi.

Nuk besoj se dikush në këtë sallë deri para pak vitesh do i përgjigjej pyetjes pozitivisht, a e beson se pas pak vitesh do të ndodhë kështu, dhe jo kryetarë qeverie, kryebashkiakë apo deputetë të partisë në pushtet. Kemi pasur dikur anëtarë qeverie që pushkatoheshin, por ishte sistem tjetër. Këtu flasim për një sistem ku pushtetet janë të ndara dhe ku ndarja e pushteteve mishërohet në veprimtarinë e pavarur të organeve të drejtësisë në raport me pushtetin ekzekutiv, apo në raport dhe me pushtetin legjislativ”, deklaroi Rama./m.j

Next Post
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nëse do të kishim një histori të përbashkët me Kosovën...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com