• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama kundër Blogerëve, beteja ku fitojnë vetëm Flamingot

by Lorenc Vangjeli
11/06/2026 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Në shifra, Edi Rama nuk është “blogeri apo “influenceri” më i madh shqiptar. 557 mijë ndjekësit e tij në Instagram, 361 mijë në X (Twitter) dhe mbi 1.6 milion në Facebook janë shumë më pak se shifrat e Dua Lipës, fjala vjen, që po shkon drejt 100 milionshit në Instagram e mbi 10 milion në X. Ato janë më pak edhe në krahasim me Dhurata Dorën, Noizyn e Luana Vjollcën që kanë secili nga rreth 2 milionë ndjekës në instagramet e tyre. Por ndikimi i tij në jetën e shoqërisë shqiptare është shumë herë më i madh sesa tregon aritmetika e numrave përballë rivalëve të tij. Çdo deklarim e postim i kryeministrit shumëfishohet në çast nga media tradicionale dhe portalet e panumërta në vend. Vullneti i tij shndërrohet në ligj për shkak të maxhorancës në pushtet që e ndjek pa kushte dhe ndodh që edhe vetë ligjet, i nënshtrohen pa kushte vullnetit të tij. Edhe dhjetra vjet më vonë do të dallohet sesi vizioni i tij vetjak ka vizatuar portretin urban të Tiranës, sa për të marrë një shembull, kurse modeli i tij politik dhe ai ekonomik që ka imponuar, ndoshta do të kërkojë një brez të tërë për t’u ndryshuar a qortuar. Askush nga rivalët e tij në shifra si blogerë e influencerë tradicionalë, as nuk do ta ëndërronin një ndikim të tillë publik. Ata mund nxisin shitjen e makinave elektrike me autonomi të madhe lëvizjeje apo rroba banjoje me rripa gati në të këputur, kremra fytyre që mund të shërbejnë dhe për pjesë të tjera të lëkurës apo lavatriçe, birra, pije energjike, adresa SPA-sh “in” e lloj-lloj produktesh të tjera, por nuk prodhojnë dot politika që ndryshojnë aty për aty fate njerëzore, nuk krijojnë a rrëzojnë dot qeveri, nuk japin leje ndërtimi, nuk të mbrojnë dot nga SPAK apo të formulojnë akuza për në SPAK. Siç thuhet me humor në Tiranë, Rama mund ta gjejë dikë fukara në ngrysjen e ditës dhe ta gdhijë investitor strategjik në mëngjes, mund ta prezantojë si akademik një analfabet funksional apo të përdorë alkiminë e magjinë vetjake për të shndërruar Hirushe kamarieren në princeshë parlamenti. Askush tjetër veç tij dhe sa ai nuk e ka këtë pushtet ndikimi e marketimi fatesh njerëzore. Politikanët e tjerë, përfshi edhe zotin Berisha, personazhe publikë e politikë, përfshi edhe gazetarë me ndikim, janë tmerrësisht larg shifrave dhe forcës së tij ndikuese në opinion.

Ndoshta të gjitha këto epërsi, këtë markë personale që vjen nga pesha e pushtetit dhe karizma personale, e kanë shtyrë kryeministrin të hyjë në një betejë kokë më kokë me një numër të pacaktuar e në rritje blogerësh dhe influencerësh shqiptarë që kanë zgjedhur të mbështesin Protestën e Parfumit në Bulevard. Herë duke i imituar, herë duke i shigjetuar e herë edhe duke i kërcënuar e paralajmëruar për taksat e papaguara dhe evazionin e tyre fiskal, kryeministri ju hodhi dorezën e sfidës. Me autoironi për veten dhe batuta ndaj tyre, me interpretim aktori humori dhe me shigjetime të adresuara qartë, me fjalë e mimikë, kryeministri mbolli brohoritje, të qeshura, por jo antipati për shënjestrat e tij. Me gjasë edhe korri simpati për to. Në turin e festimeve për 35 vjetorin e partisë socialiste, ai foli për vajza që pozojnë para Kullës Eifel, të tjera që shesin kremra ndërkohë që postojnë parrullën: “Edi Rama ka maru…!” e për të tjera që rripi i këputur i rroba banjove ju zbulon Flamingot misterioze vetjake. “Osht i modh mër vlla!”, pranon turma që feston një përvjetor, partiak, pavarësisht se shumica as ja ka idenë se çfarë është historia e asaj partie.

Kjo nuk është sfidë e fituar, por është një betejë e gabuar. Blogerët dhe influencerët janë në zanatin e tyre. Ata mbeten edhe më tej në fushën e tyre, kur ramës do t’i duhet të largohet prej saj. Ata janë qytetarë që sulmi shton vetëm kureshtjen publikut për t’i njohur. Sa më shumë të identifikohen, qoftë edhe si të tallur nga Rama, aq më shumë kremra e rroba banjoje do të shesin, aq më shpesh do t’i buzëqeshin plazheve me rërë të bardhë, do të maten në gjatësi me Kullën Eifel, e madje, aq më të njohur do t’i bëjnë Flamingot e tyre me a pa pupla dhe aq më shumë dobi e parfum do t’i sjellin protestës. Dhe pikërisht për këtë arsye ata janë të fituar, ndërsa Ramës i duhet të vrapojë nga halli në hall, në ato halle që provokon dhe e detyron qeverisja për të zgjidhur.

Pesha e burrit në politikë, si rregull, matet me shumën e armiqve të tij. Dhe sot armiqtë e Ramës janë më të shumtë se kurrë, por, kësaj here si përjashtim nga rregulli, jo duke i rritur atij në këtë moment, peshën në politikë. Ndaj duke u shmangur nga armiqësitë e reja ekzotike, Rama duhet të refuzojë vijimin e kësaj lloj lufte edhe nga shtetasit e ZeqiLandit të tij privat. Që kur therren me Dea Michellee, një blogere e re, shtojnë vetëm dhembje të paprovokuara. Në këtë dynja është provuar shumë e shumë herë si pësim i hidhur që nuk kthehet në mësim të mbarë se, një armik i mençur, vlen shumë më shumë se një mikeshë budallaqe.

Next Post
Sulme me tulla, zjarr dhe molotovë! Nuk ndalet dhuna në Irlandën e Veriut

Sulme me tulla, zjarr dhe molotovë! Nuk ndalet dhuna në Irlandën e Veriut

Comments 1

  1. Lefko says:
    3 months ago

    E po që të dilte edhe një flamingo çikollatë pe Korçe, nashti e muarmë vesh….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

September 17, 2026
“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

September 17, 2026
Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

September 17, 2026
Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com