• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama kujton Samitin e Selanikut dhe kritikon BE: Kanë kaluar 18 vjet, kaq kohë i duhet një bebeje për t’u bërë votues

by Java News
06/10/2021 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Samitin e Bashkimit Evropian të zhvilluar në Slloveni. Që në hyrje të fjalës së tij, kreu i qeverisë nuk i kurseu kritikat ndaj BE, teksa i kujtoi edhe Samitin e Selanikut, 18 vjet më parë, kur edhe u hodhën themelet për zgjerimin e BE me Ballkanin Perëndimor.

“Ja ku jemi. Të mbledhur 18 vjet pas samitit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Selanik; koha që i duhet një bebeje për t’u bërë votues, pjesëtar me të drejta të plota i një bashkësie politike. Nëse i krahasojmë shënimet mes dy samiteve, mund të thuhet pa frikë se koha ka ndalur. Ngjashmëria mes fjalëve të shkruara atëherë dhe atyre sot është mbresëlënëse. Me një përjashtim. 18 vjet më parë fjala “zgjerim” ishte kredoja tingëlluese e të ardhmes. Sot e njëjta fjalë është bërë jehonë e ndrojtur e të shkuarës. Po njësoj, politika e re e zgjerimit duket sikur i bën jehonë politikës së vjetër të kufizimit. Por, “është ajo që është”, siç do të thoshte zotëruesi i mëparshëm legjendar i Zyrës Ovale. Dhe unë nuk do të bezdis asnjë këtu me liturgjinë e ankesave që të gjithë ju i dini mirë.

Përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të larë hesapet me të kaluarën e qepur këmba-këmbës pas saj, në emër të një të ardhmeje të ndritur europiane, nisën rreth 15 vjet më parë me statusin e vendit kandidat. Vendi shkoi aq larg në ato përpjekje, sa ndërroi edhe emrin. Po prapëseprapë nuk mjaftoi për të nisur as dhe një Konferencë Ndërqeveritare në Zoom me BE-në, drejt një procesi integrimi që mund të marrë edhe 18 vjet të tjera, përpara se sa anëtarësimi i plotë në BE të shfaqet si një fund i lumtur i mundshëm (që i bie në total 33 vjet nga marrja e statusit të vendit kandidat ose, me fjalë të tjera, mosha e Jezu Krishtin të gozhduar në kryq)” është shprehur kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama më tej thotë se shqiptarët janë populli më pro-evropian dhe për ta është e dhimshme që të dëgjojnë BE të thotë se detyrat janë bërë, por duhet të presim.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se e ka humbur besimin që Bullgaria të hapë rrugën për çeljen e negociatave.

“Unë i kam ndarë tanimë disa mendime rreth kësaj pune me bashkëqytetarët e mi. Siç ju mund ta kuptoni, kjo nuk është dhe aq e lehtë. Shqiptarët janë bashkësia më pro-europiane rretherrotull Europës, si rrjedhojë e një të kaluare të zymtë izolimi ekstrem nga Imperializmi Amerikan dhe Social-Imperializmi Sovjetik. Pas rënies së komunizmit, ne mundëm më në fund të zgjedhim lirisht për herë të parë në histori, se me kë donim të bashkoheshim. Dhe zgjodhëm njëzëri Bashkimin Europian. Është disi e dhimbshme për shqiptarët të dëgjojnë prej Europës përsëri e përsëri që, po, sigurisht, Shqipëria i ka bërë detyrat e saj, por prapëseprapë të se shohin BE-në që ata aq shumë e adhurojnë, fatkeqësisht mund të mos e mbajë fjalën e dhënë. Është ajo që është.

Ne ishim vendi i fundit që u qëndruam idealeve të komunizmit edhe pasi çdo vend tjetër në Europë i kishte braktisur ato. Mbase do të jemi shteti i fundit që do t’i qëndrojmë idealeve të BE-së edhe kur, kushedi, anëtari i fundit i Unionit do të ketë ndaluar së besuari në to. U kam thënë bashkëqytetarëve të mi që ne duhet të mësohemi me premtimet tuaja të pambajtura, pa e humbur pasionin, vullnetin, horizontin e transformimit të Shqipërisë në një shtet plotësisht funksional, mbi parimet dhe standartet e Bashkimit Europian. Këtë ia kemi borxh fëmijëve tanë, jo Brukselit, jo Berlinit, jo Parisit.

Natyrisht, shumë më e lehtë ta thuash se sa ta bësh. Ja, provojeni për një çast, si udhëheqës të zgjedhur nga njerëzit që jeni të gjithë, se sa kollaj mund të mbijetohet politikisht në rrethanat surreale që ky proces, prej kohësh totalisht i paparashikueshëm, krijon – ku dalja në pritë e Bullgarisë së fundmi, shënon vetëm kthesën më të re kreative në këtë film, jo të vetmen.

Me keqardhje e them që unë e kam humbur besimin se Bullgaria do të jetë në gjendje ta lirojë rrugën shpejt, sepse miqtë tanë bullgarë duken të zënë në kurthin e zjarrit që e ndezën për të ngrohur votuesit me flakët e një të kaluare plot lavdi. Ndoshta atyre votuesve as që u bëhet vonë që kanë marrë peng dy shtete, të cilat sipas të tëra hesapeve janë të pafajshme dhe krejt në rregull me detyrat. Por ama duhet t’i bëhet vonë BE-së, sepse po humbet fytyrën në sytë e popujve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Tanimë unë mundem vetëm të shpresoj, që kjo bllokadë pa sens të mos kthehet në një histori pa fund”, tha kryeministri./m.j

Next Post
Berisha nga Gjirokastra: Basha e ka tmerr votën e lirë, shkoi në Ljubljanë me ‘pengmarrësin’…

Berisha nga Gjirokastra: Basha e ka tmerr votën e lirë, shkoi në Ljubljanë me 'pengmarrësin'...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EURO 2027 në Shqipëri, UEFA inspekton stadiumet pritëse

EURO 2027 në Shqipëri, UEFA inspekton stadiumet pritëse

September 12, 2026
E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

Po punonte për riparimit të linjës së energjisë elektrike, humb jetën punonjësi i OSHEE në Belsh! Hetime për shkaqet

September 12, 2026
A mund të shndërrohet lufta SHBA-Iran në një konflikt ‘të ngrirë’ të zgjatur?

Marrëveshja për huanë direkte prej 302 milionë USD me Amerikën, ministri Nufi: Konfirmim edhe një herë nga SHBA i besimit të tyre te Shqipëria!

September 12, 2026
VIDEO/ Arratisja e shqiptarit në Greqi, edhe një i dytë tentoi por u ndalua! Ky është automjeti i aksidentuar i autorëve! Gjendet dhe arma, zbulohen pamjet

VIDEO/ Arratisja e shqiptarit në Greqi, edhe një i dytë tentoi por u ndalua! Ky është automjeti i aksidentuar i autorëve! Gjendet dhe arma, zbulohen pamjet

September 12, 2026
“Tajlanda nuk është në shitje”- Në Bangkok nisin protestat para Ambasadës së Izraelit!

“Tajlanda nuk është në shitje”- Në Bangkok nisin protestat para Ambasadës së Izraelit!

September 12, 2026
“Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, qytetarët nisin grumbullimin në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë (FOTO)

“Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, qytetarët nisin grumbullimin në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë (FOTO)

September 12, 2026
EMRAT+FOTO/ Kthyen ish-qendrën tregtare në ‘fermë hashashi”, arrestohen 2 shqiptarët në Angli! Vlera e drogës 1.3 milionë paund, ja si u zbuluan

EMRAT+FOTO/ Kthyen ish-qendrën tregtare në ‘fermë hashashi”, arrestohen 2 shqiptarët në Angli! Vlera e drogës 1.3 milionë paund, ja si u zbuluan

September 12, 2026
Marshimi në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe Diaspora drejt Prishtinës! Radhë të gjata në Morinë

Marshimi në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe Diaspora drejt Prishtinës! Radhë të gjata në Morinë

September 12, 2026
“Rrezikohet besimi te drejtësia”- Leka: Absurde që gjyqtarët dhe prokurorët të rrisin vetë pagat e tyre! E interpretuan gabim vendimin e Kushtetueses

“Rrezikohet besimi te drejtësia”- Leka: Absurde që gjyqtarët dhe prokurorët të rrisin vetë pagat e tyre! E interpretuan gabim vendimin e Kushtetueses

September 12, 2026
“Do të luaj deri në 100 vjeç!”- Intervista që po trondit rrjetin, Mbappé shpërthen: Jam pranë ekselencës, ndaj dhe më kritikojnë!

“Do të luaj deri në 100 vjeç!”- Intervista që po trondit rrjetin, Mbappé shpërthen: Jam pranë ekselencës, ndaj dhe më kritikojnë!

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com