• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama kthehet majtas, braktis të pasurit e zgjedh të varfërit

by Lorenc Vangjeli
28/10/2026 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Më në fund Rama dha një përgjigje politike ndaj protestave që po ja sfilitin qeverinë, imazhin e nervat prej pesë muajsh. Afroi një paketë fiskale që është totalisht një akt politik. dhe duhet gjykuar vetëm si i tille.

Si kapiten i një anijeje që po fut ujë dhe po braktiset nga minjtë e brejtësit e tjerë që e miklonin deri dje, ai e ktheu timonin e saj majtas. Kërkoi te rrije vete i fundit ne bord dhe hodhi në ujëra të panjohura oligarkët e super të pasurit e vendit dhe ftoi me dëshpërim po në bord të varfrit, shumicën dërmuese të popullsisë së vendit.

Ka edhe më shumë. Kjo është një ofertë për të varfrit dhe ka në filozofinë e saj ndreqjen e një prej mëkateve më të mëdha që është konsumuar kriminalisht e në heshtje gjatë këtyre viteve: shpërndarja totalisht e padrejtë e pasurisë së krijuar mbi pasurinë e përbashkët, Shqipërinë, tek e cila janë të gjithë aksionere. Eshtë edhe më shumë se rikthimi i birit në shtëpinë natyrale të së majtës modeste si një playboy i lodhur nga aktrimi i gjatë si aristokrat evropian i të djathtës tradicionale.

Oferta e re e Ramës është një ndryshim kursi, është një ndryshim total i modelit të deri sotëm ekonomik. Eshtë edhe një ushtrim muskujsh për çdo të papritur elektorale. Përfshi edhe zgjedhjet e parakohshme.

Mbetet të verifikohet sesa dhe sesi do të aplikohen në praktikë këto masa dhe a ka edhe kohë në dispozicion për t’i jetësuar ato. Ato po merren fiks në kohën kur edhe vetë Rama është vënë në dijeni sesi disa nga “oligarkët” e tij, po largojnë para cash nga Shqipëria. Dhe jo me çanta, jo me dyshekë apo llogari bankare, por me kamionë!

Pjesa financiare e këtij akti të guximshëm politik është shumë më shumë se aritmetikë fiskale. Ato kanë në thelb një filozofi të thjeshtë: paguan më shumë, kush fiton më shumë! Dhe se mëshira sociale nuk del kurrë nga moda.

Ndoshta i bindur më së fundi se modeli ekonomik që ka instaluar deri më tani është në prag të kolapsit dhe është edhe një nga shkaqet kryesore të pakënaqësisë, Rama premton dy lëvizje bazë. Uljen e TVSH-së në ushqimet e shportës dhe premtimin për dyfishim të pensioneve. Shqipëria ishte vendi me normën më të lartë të TVSH-së në rajon për produktet e shportës. Me zbritjen e saj në 6 për qind nga 20 qe ishte, Rama e çon atë në dyshemenë e poshtme, po krahasuar me vendet e rajonit. Kjo gjë çon automatikisht e logjikisht në uljen e çmimeve të atyre produkteve, ç’ka shkon direkt në favor të shtresave më të margjinalizuara të shoqërisë: më të varfrit e të varfërve, pensionistët dhe ata me të ardhura shumë të ulëta, të cilët mund të kenë tashmë më shumë e më lirë në magjen e tyre vetjake miell, vezë, mish, peshk, bulmetra, vaj, sheqer, makarona e të tjerë, përfshi edhe ushqimet bazë të foshnjeve dhe frutat. Dhe nuk ndalet këtu, të parëve ju premton edhe dyfishimin e lëmoshës sociale të deri tanishme, pensionit, për ta çuar në një nivel minimalisht të pranueshëm.

Heqja e taksës së qarkullimit që vilej tek karburantet, së paku sipas Ramës sjell rreth 30 lekë më pak në çmim për to direkt tek pompa e benzinatës, por në skajin tjetër. të pasurit do të paguajnë supertaksë për makinat e tyre luksoze. Madje edhe ujin e pishinave, që e mbushnin me raste edhe me shampanjë, do ta paguajnë shumëfish më shumë. Më tej akoma, vilat në bregdet e shtëpitë e tyre bosh, do të taksohen më shumë dhe do të kushtojnë më shtrenjtë. Taksa dyfishe për dividentin, rritja e normës së përgjithshme të TVSH—së, e tatimit për hotelet me pesë yje e më pak edhe për agroturizmin, janë vijimi i menusë së hidhur për të pasurit.

Deri dje, duke u sjellë si CEO i përgjithshëm i bizneseve më të mëdha në vend, Rama besonte ndoshta sinqerisht se Shqipëria dukej seksi vetëm përmes bilanceve të tyre financiare. Duke lënë të kënaqur një grusht minimal individësh, ai besonte se ata mund të shërbenin edhe si hambar elektoral i tij me fakirët që punonin për ta. Kur jepte leje për ndërtim getosh luksi në bregdet, me klientë të dedikuar ose grabitësit e administratës së tij, ose njerëz me të shkuar e të ardhura kriminale, kur ju falte plazhin dhe taksat si investitorë strategjikë, besonte se shumica dërmuese e popullsisë duhej t’i shihte ato si model zhvillimi. Të varfrit refuzuan ta bëjnë. Ndaj Rama vendosi më në fund ta shohë Shqipërinë përmes syve të tyre.

Opozita u ngrit në bllok ndaj kësaj lëvizjeje të papritur. Instikti i saj i mohimit të gjithçkaje që vjen nga zyrat e qeverisë dhe jo korrigjimit apo pjesëmarrje në të, e lë opozitën në rastin më të mirë në një pozicion qesharak dhe kundërshtues ndaj përfituesve të mundshëm të kësaj pakete. E ve paradoksalisht përballë të varfërve që janë dhe shumica dërmuese e shqiptarëve. Në llogari të fundit, edhe njëherë Rama që po i sheh sot të gjithë yjet në pozicion agresiv kundër tij, mund t’i lutet ende yllit të mbarë që i ka falur një opozitë të tillë.

Një opozitë të cilën, me kusht që të mos i ndodhin aksidente te tjera domethënëse në rrugën e SPAK-ut, me gjasë do ta sfidojë edhe me zgjedhje të parakohshme. Duke mbajtur në dorë flamurin e të varfërve, kundër të pasurve që vetë i krijoi.

Next Post
Rrugë “e re” në Tiranë-Durrës, aksi dytësor në rikonstruksion, do të mbarojë pas 5 muajsh!

Rrugë “e re” në Tiranë-Durrës, aksi dytësor në rikonstruksion, do të mbarojë pas 5 muajsh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Anëtarësimi në BE, objekt strategjik kombëtar”- Balla zbardh detajet e takimit me ambasadoren e Bashkimit Evropian: Shqipëria të ruajë ritmin e negociatave!

“Anëtarësimi në BE, objekt strategjik kombëtar”- Balla zbardh detajet e takimit me ambasadoren e Bashkimit Evropian: Shqipëria të ruajë ritmin e negociatave!

October 28, 2026
I dënuar për trafik droge, sekuestrohen apartamentet e të arrestuarit në Austri

Falsifikoi dokumente noteriale në mënyrë të përsëritur për një dekadë, Prokuroria e Fierit çon në gjyq noteren e pandehur!

October 28, 2026
Mediat norvegjeze i drejtohen Gjykatës së Oslos kundër kompanisë Meta

Mediat norvegjeze i drejtohen Gjykatës së Oslos kundër kompanisë Meta

October 28, 2026
Ish-kandidati Flávio Bolsonaro largohet nga Brazili përmes Argjentinës drejt Miamit në SHBA! Gjykata Supreme vijon hetimet

Ish-kandidati Flávio Bolsonaro largohet nga Brazili përmes Argjentinës drejt Miamit në SHBA! Gjykata Supreme vijon hetimet

October 28, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Amerika përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit: Demokratët kryesojnë në sondazhe

October 28, 2026
Vrasja e Arlind Zekajt në Kosovë, protestuesit në Prishtinë kërkojnë dorëheqjen e ministres Gërvalla!

Vrasja e Arlind Zekajt në Kosovë, protestuesit në Prishtinë kërkojnë dorëheqjen e ministres Gërvalla!

October 28, 2026
Nga Turqia me destinacion Durrësin dhe vendet e BE-së, kapen në Kapshticë 6 emigrantë nga Sudani dhe Kuvajti! Ishin fshehur në trajler

Nga Turqia me destinacion Durrësin dhe vendet e BE-së, kapen në Kapshticë 6 emigrantë nga Sudani dhe Kuvajti! Ishin fshehur në trajler

October 28, 2026
Aktivisti britanik i ekstremit të djathtë shpallet fajtor për kërcënimin e dy gazetarëve në Londër

Aktivisti britanik i ekstremit të djathtë shpallet fajtor për kërcënimin e dy gazetarëve në Londër

October 28, 2026
Shkencëtarët kanë vërtetuar se dy lloje frutash kanë fuqinë të ngadalësojnë plakjen e qelizave

Shkencëtarët kanë vërtetuar se dy lloje frutash kanë fuqinë të ngadalësojnë plakjen e qelizave

October 28, 2026
Pas votimit vijnë tensionet! Izraeli përballet me negociata për qeverinë e re, Presidenti Herzog: Të shmangen zgjedhjet e tjera!

Pas votimit vijnë tensionet! Izraeli përballet me negociata për qeverinë e re, Presidenti Herzog: Të shmangen zgjedhjet e tjera!

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In