• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

by A R
03/04/2026 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot, 3 prill, takim me kryetarët e bashkive në Pallatin e Kongreseve.

Në nisje të mbledhjes, ka folur ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo. U ndal te aplikimet për Paketën e Maleve.

“Do të jap ca lajme të mira për disa bashki që tashmë janë në fazën 45-ditore të shpalljes publike të aplikimeve. Ne do të kemi shumë shpejt në javët që kemi përpara, miratimin në Këshillin Bashkiak, duke nisur me bashkinë Shijak, Shkodër dhe jo vetëm. Jam i bindur që me këtë ritëm, atë që kemi diskutuar së bashku për targetin për secilën bashki, e shoh totalisht të realizueshme”, deklaroi Demo.

“Kemi 272 zona prioritare në 32 bashki dhe numri i aplikimeve është miratuar, mbi 500 dhe jam i bindur se ky numër do vijojë të rritet”, shtoi ai.

Sa i takon problematikës me parkimet, sidomos në qytetet me flukse turistike, tha se është diskutuar për evidentimin e hapësirave ku potencialisht mund të ndërtohen ato.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, ka theksuar që në krye të herës se prioritetet e vëna më herët u takojnë të gjitha bashkive dhe që kanë një rëndësi të drejtpërdrejtë për qytetarët.

“Këtu kam një listë, jo sipas rëndësisë, por sipas kohës në të cilën këto gjëra janë vendosur në agjendën e punës tonë të përbashkët. Ashtu sikundër në këtë listë janë disa gjëra një pjesë të cilave i preku Demo dhe që kanë të bëjnë me hapat e mëtejshëm”, ka thënë Rama.

Një tjetër pikë e rëndësishme për kreun e qeverisë është edhe puna që ka nisur për të finalizuar sistemin e adresave. “Angazhohuni seriozisht”, u ka thënë ai kryebashkiakëve, në një proces që do të udhëhiqet nga Demo.

Problemi me zjarret
“Kemi një projekt lidhur me mobilizimin e një financimi të nevojshëm dhe duke shfrytëzuar kapacitetet e kompanisë që është një shoqëri e përbashkët shtetërore dhe private e krijuar së fundmi në sistemin tonë të Ministrisë sq Mbrojtjes. Do vëmë në dispozicion të bashkive automjetet zjarrfikëse.

Laboratorët në shkolla
“Sot që flasim janë mbi 300 dhe me programin tonë do shkojnë në mbi 1 mijë. Duhet të jenë edhe laboratorë të mësimit të teknologjisë pas mësimit. Duhen angazhuar bashkitë për një sistem që t’u jepet mundësi fëmijëve, të rinjve që të kenë akses në këto laboratorë.”

Legalizimet
“Është e domosdoshme që bashkitë të angazhohen dhe kemi lënë një detyrë për Kadastrën, që në bashkëpunim me çdo bashki, të ndërtojnë planet prioritare të legalizimit, në mënyrë që të kalendarizojmë procesin, ta bëjmë më të lehtë për aplikuesit, duke vendosur një sistem. Duhet hapur një zyrë e ndihmës juridike për Kadastrën!”, ka deklaruar kryeministri me tone disi më kritike.

“Ndërkohë, njësitë administrative i kanë hapur zyrat ose aksesin për t’u shërbyer qytetarëve për e-Albania, por edhe në këtë aspekt, nuk dua të bëj shembuj se ky apo ai, jo të gjithë bëjnë gjënë e duhur!”, ka shtuar ai.

Next Post
Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In