• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, kroatët dhe provincializmi ynë kombëtar

by Dritan Hila
14/07/2018 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila/

Në një video të publikuar së fundmi ku shefat e vendeve anëtare të NATO-s bëjnë një bisedë të lirshme në një holl të madh, shikohet Rama që i afrohet Makronit i cili duket sikur nuk e ka mëndjen ndaj qasjes së Ramës. Personalisht videoja më ngjan një montazh i bërë keq. Gjithsesi, edhe nëse është e vërtetë, në ato pak sekonda, po aty shikohet Gjukanoviç që ecën i vetmuar, apo Tsipras që takon gjithë ngrohtësi Erdoganin (kjo në vëmendje të puritanëve “filoperëndimorë” shqiptarë).

Shqipëria është një vend i vogël dhe nuk është çudi që as mos ta njohin kryeministrin e saj. Por opozita tregon frustrimin e saj si pjesë të atij kombëtar, dhe kënaqet që kryeministrit të saj nuk ja var njeri. A thua se Berisha dhe Basha janë mjalti ku mblidhen gjithë mizat e takimeve ndërkombëtare.

Por as Rama vetë nuk i shmanget këtij provincializmi. Në një foto ka publikuar një bisedë treshe mes Trump-Pompeo dhe Rama. Tani, se çfarë mund të thotë Rama në një takim mes dy demave të politikës së lartë, se për çfatë mund ta kenë pyetur, madje se për çfarë iu duhet Rama atyre, këtë e dinë vetëm ata që kanë publikuar këto foto. Gjithsesi jo keq për Ramën që ka arritur të marrë një foto qoftë edhe si figurant, ndërkohë që rivali i tij në SHBA po rropatet për një të tillë.

Dhe pastaj situata bëhet më vajtuese në ndeshjen e djeshme mes Anglisë dhe Kroacisë.
Është e kotë të argumentosh se ndeshjet mes kombëtareve janë sa sportive aq edhe politike. Jo rrallë sporti ka shërbyer si mesazhier paqeje apo ndezës lufte, duke filluar me diplomacinë e pingpongut. I tillë është edhe kampionati botëror. Dhe në ndeshjen e djeshme nuk munguan këto nuanca, sidomos për krahun kroat. Është një rezultat i çmuar për një komb i cili është i vogël në numër dhe nuk ka as 3 dekada pavarësi, por ia ka dalë të afirmohet në shumë fusha. Është i kuptueshëm edhe animi i disa specialistëve të futbollit nga ekipi i vogël për risitë që ka sjellë dhe individualitete që ka.

Por pastaj shfrenimi i shumë shqiptarëve për të bërë tifo për disa njerëz që i konsiderojnë kushërinj të largët meqënëse janë të dy palët pasardhës të ilirëve (!); sepse janë armiq të serbëve; sepse po i tregojnë vendin fuqive të mëdha (mision që as kroatët vetë nuk e çojnë nëpër mend pasi janë produkt i këtyre fuqive), duhet vetëm një fantazi e çakërdisur kombëtare bipolare që herë bën tifo për Ankaranë, herë për Athinën, për Uashingtonin, dhe tani kanë gjetur një Mekë të re ku të falen, ndërkohë që Tiranën e tyre po e bëjnë pocaqi.

Ky është një problem i madh i yni të cilin duhet ta zgjidhim. Ka të bëjë me vetëbesimin dhe respektin për veten. Përndryshe do mbetemi gjithmonë një provincë qesharake e Evropës me banorët e së cilës do fillojnë të tregohen barcaleta./dritare.net

Next Post
FOTO/ Aksident në Fier, makina del nga rruga dhe bie në kanal

VIDEO+ FOTOT/ Aksident në Gramsh, "Roveri" nxjerr nga rruga autobuzin

Comments 1

  1. Une says:
    8 years ago

    Metamorfoza shqiptare dhe Dritan Hila do te ishte nje ide interesante per ta shtjelluar! Pothuaj te gjithe ata, qe nuk kane marre ate qe mendonin se e meritonin, jane kthyer ne hic! ane kthyer ne disa njerez te rendomte dhe tani mendon njeriu:- kam ndryshuar une opinionin per kete njeri apo keshtu ka qene gjithmone?! Keshtu qe edhe Tani ju bashkua Tosit,Andit dhe “analisteve”te tjere te saliut! Cfare mjerimi mendor?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In