• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama kritikon mediat: Shkelin të drejtat e njeriut nga mëngjesi në darkë

by Java News
09/11/2017 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, konferencën BE – Ballkani Perëndimor në ditën ndërkombëtare të medias, e përdori për të tërhequr vëmendjen tek shkeljet që media sipas tij i bën dinjitetit njerëzor të njerëzve publikë, veçanërisht politikanëve.

Për këtë ai solli shembullin e një çështjeje të gjykuar nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në favor të një deputeti austriak, të akuzuar për korrupsion.

“Një prej çështjeve më të famshme që ka gjykuar Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, është një çështje e vitit 2005, e revistës ‘Profil’, kundër një deputeti austriak, i cili ishte vendosur nën hetim për një shkelje në një kontekst të caktuar, ishte larguar nga vendi për një kohë të caktuar sëbashku me bashkëshorten e tij dhe revista bën një artikull ku i etiketonte si “Bonnie dhe Clyde” austriak. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi në favor të deputetit, sepse konotacioni negativ i etiketimit “Bonnie dhe Clyde”, çifti i famshëm i dy kriminelëve, për të cilët janë bërë dhe shumë filma në ShBA, dëmtoi dinjitetin njerëzor të tij dhe të bashkëshortes.”

Kryeministri se shtoi se “për fat të keq, shkelje të tilla në cenim flagrant të dinjitetit njerëzor të njerëzve publikë në Shqipëri zhvillohen nga mëngjesi deri në darkë, dhe tani që ne po flasim këtu, me siguri është duke ndodhur një shkelje e kësaj natyre.”

Rama solli në kujtesë edhe fjalët e një gazetari polak që provoi burgosjen, sipas të cilit “fjalët vrasin të parat, plumbat vijnë mbrapa.”

Kryeministri tha se ka një sfidë për të forcuar lirinë e medias, por edhe një tjetër për të rritur frymën e përgjegjësisë nga ana e medias.

“Sot unë besoj se sfida është e dyfishtë, nga njëra anë për të forcuar lirinë e medias, dhe nga ana tjetër për të rritur frymën e përgjegjësisë në përdorimin e kësaj arme, që e përsëris ka lindur për të mbrojtur lirinë, vlerat dhe parimet e një shoqërie që beson tek liria e informacionit dhe jo për të vrarë me fjalë në emër të lirisë dhe përdorimit të saj. Dhe është e pamohueshme që sot ne kemi një problem të rëndësishëm që është pjesë e një problemi tërësor trasformimi, jo vetëm të ligjeve, por në mendësi, që ka të bëjë me shfrenimin e gjuhës së urrejtjes.”

Next Post
Venezuela në krizë, shumë pranë kolapsit financiar

Venezuela në krizë, shumë pranë kolapsit financiar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In