• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, kritika kryebashkiakëve për ujësjellësit: Ne rrisim investimet, ju humbjet! Vlora, “kampione” me 78.9%…

by A R
29/10/2021 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryebashkiakët për analizën e performancës së sektorit ujësjellës – kanalizimeve. Rama u tregua i drejtpërdrejtë dhe tha se qeveria rrit investimet ndërsa pushteti lokal rrit humbjet.

 “Kam një tabelë për investimet e bëra nga qeveria shqiptare, nga viti 2014 dhe njëkohësisht edhe të vendosura aktualisht deri në vitin 2013 ku hyjnë fondet e buxhetit të shteti, hyjnë edhe fondet e akorduara nga partnerët, të cilat ju kujtoj, janë kredi që duhen paguar. Shuma që qeveria shqiptare me këto dy burime ka vënë në dispozicion të transformimit rrënjësor të shërbimit të ujit është mbi 1 miliard euro. Që të jemi saktë për “mbinë” ajo është faktikisht 1 mld e afro 200 milionë euro. Kam 3 pyetje për ju:

A jeni ju në dijeni të performancës së ujësjellës kanalizimeve në bashkinë tuaj, të shërbimit t që drejtoritë e ndërmarrjeve të ujësjellësve ofrojnë për qytetarët.

I keni parë ndonjëherë raportet që pastaj ia jepni qeverisë si vetëdeklarime për performancën? E keni parë ndonjëherë që është përtej çdo lloj logjike, jo standardi?

Sa fonde keni alokuar ju nga buxheti i bashkisë për furnizimin me ujë?

Këto janë pyetje retorike të gjitha se faktet flasin vetë dhe fakti i fundit që ishte si pika ka përmbysur këtë kupë është fakti që ne rrisim investimet ju rrisni humbjet. Pastaj janë qytetarët që me të drejtë ankohen. Sepse rritja e investimeve nuk mund të përkthehet në rritje të humbjeve. Kjo duhet të përputhet me një ulje të humbjeve dhe një sens përgjegjësie për atë gropë që i është hapur m’u në zemër këtij shteti nga keqadministrimi i ujit për 30 vjet, e cila nuk mbyllet dot menjëherë, por e cila në nivelin e administrimit të pushtetit vendor nuk po jep shenjat që të mos zgjerohet.

Po marr kampionin, Bashkinë e Vlorës. 78.9% humbje. Çfarë do me thënë kjo. 78.9% humbje. Dmth një kompani e falimentuar si një piramidë që vazhdon merr para nga shteti dhe si një lapidar abuzimi me faktin që uji është jetik dhe nuk është një mall që mund të trajtohet si çdo mall tjetër. Si mund të vazhdojë kështu kjo histori. Si mundet këta drejtorë ujësjellësash të jenë në punë akoma dhe si mundet që numri i të punësuarve në ujësjellësat e Shqipërisë është sa një armatë e ndonjë shteti që është 10 herë më i madh se Shqipëria.

Nuk do të lejojmë më që paratë e shqiptarëve të abuzohen nga keqqeverisja ekstreme e këtij sektori dhe nga vijimësia e inercisë së shpërdorimit të të ardhurave. E para, duke paguar si punonjës ujësjellësash njerëz që nuk kanë lidhje fare me profilin. Deri edhe njerëz që nuk janë fare në Shqipëri dhe rezultojnë në librat e pagave të ndërmarrjeve, prej vitesh e vitesh. Duke pasur këtë lloj formacioni gjeologjik, shtresa e burimeve njerëzore, kjo përkthehet në mosprerje të shërbimit për debitorë dhe në rezultate të paimagjinueshme arkëtimi. Siç është në këtë aspekt kampione Bashkia Kavajë, 31% arkëtim. ndërkohë që ka edhe këtu diferenca. Edhe më të mirët prapë janë në pozitë shumë të disfavorshme. Këtu është një problem administrimi dhe keqqeverisje. Është kronike. Është një sëmundje kronike dhe nuk mund të rrimë duarkryq dhe të mos ndërhyjmë”, tha Rama. 

/a.r

Next Post
“Dukeni si mbeturinë e Partisë së Punës”/ Alizoti replikon me Kryeministrin: Foli për veten e tij, PPSH është Kristaq Rama

"Je bërë si Ben Blushi"/ Zyra e Bashës sulmon Tomor Alizotin: S'mund t’i thuash vetes ‘konservator’ dhe të jesh pre e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In