• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Krahu i pakualifikuar i punës problem, Shqipëria vendi i parë në rruzull për juristë

by A R
03/11/2015 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën me titull “Profesionet më të Kërkuara”, nga ku tha se problematika kryesore e punësimit mbetet ende krahu i pakualifikuar i punës dhe inflacioni i madh i të diplomuarve në degë si juridiku apo ekonomiku. Kryeministri shtoi se jemi vendi i parë në botë për numrin e juristëve për metër katror.

“Jemi të gjithë të vetëdijshëm që kemi punuar për të ndërtuar një vend ku kemi nr më të madh të juristëve për metër katror në të gjithë planetin, poor, kur është absolutisht e vështirë që të gjesh një elektricisht apo marangoz. Në rast se bllokohet lavamani në shpi, më thoni se kush e di se kush është nr telefonit apo se kush janë kompanitë që do të zgjidhin cështjet, ndryshe nga dijenia psh e shpejtë e nr që të sjellin pica.”- deklaroi Rama.

Mendësia e të gjeturit punë në administratën shtetërore duhet të marrë fund sipas Kryeministrit.

“Stresi më i madh në punën e shtetit është a e fiton dot apo jo atë lojën e letrave. Është e qartë se shumë njerëz që kërkojnë punë në shtet, në fakt nuk duan një punë, por një pension.” –tha Rama.

Rama tha se në një anketë të bërë nga një grup kompanish të huaja që adresonin nevojën për rritjen e investimeve të huaja në vend, 3 ishin indikatorët që këta të fundit kërkonin në nivele të larta. Sistemi drejtësisë, krahu i pakualifikuar i punës dhe tituj e pronësisë.

“Në një anketë të bërë përpara pak kohësh me një grup komapnish të huaja, për të kuptuar se cfarë duhet adresuar që të rritet prania e investimeve të huaj në vend; nuk ishin taksat problemi i ngritur nga kompanitë, por 3 probleme parësorte ishin sistemi drejtësisë, krahu i pakualifikuar i punës dhe tituj e pronësisë. Ajo që jemi përpjekur të bëjmë ne , është që të adresojmë këto 3 cështje në një qasje të re.

Rama ka komentuar po ashtu edhe universitetin e Kamzës, duke e quajtur një dështim të suksesshëm.

“Ai që quhej arsimim profesional ishte një sistem i dështuar, ku u mësohej studentëve poci duke u vizatuar. Shkolla profesionale e Kamzës ishte një dështim is suksesshëm, sepse ishte një shkollë ku askush nuk kishte interes të shkonte, sepse nuk kishte asnjë lidhje me tregun. Ndërkohë sistemi ynë dual është ambicia për të lidhur nxënësin me tregun qysh sapo fillon zanatin apo shkollën. Duke ndarë kohën mes punës në ndërrmarje dhe shkollës, këto të fundit bëhen një urë solide për punësim. Kjo gjë nuk mund të thuhet për arsimin e përgjithshëm e jo e jo më për universitetin.”- theksoi Rama

Kryeministri ka treguar dhe rastin e një nëne e cila ishte e përlotur, për shkak se nuk po i gjente dot një punë djalit të saj 40 vjeçar.

“Një nga nënat që qante atje dhe me lot, për djalin që e kishte pa punë… po binte në depresion, kishte fëmijë të vogël etj…Kur e pyeta se sa vjec është djali, më tha 40 vjec. Pasi e ndihmuam për ta cuar drejt zyrave të punës, në raport me arsimin e tij përkatës i gjetëm dhe vendin e punës.

Mamaja e saj u ndie aq e fyer sa kur erdhi përsëri më tha: unë erdha të kërkoj punë, jo lëmoshë… të më çosh djalin në privat është sikur të ma bësh lypsar.” -tregoi Kryeministri.

 

Next Post

Gruaja e Haradinajat akuzon Kryetarin e Pejës: Ti je një fundërrinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga vajzat, edhe te djemtë 13-vjeçarë: Çfarë duhet të dimë për vaksinën kundër HPV-së?

Nga vajzat, edhe te djemtë 13-vjeçarë: Çfarë duhet të dimë për vaksinën kundër HPV-së?

July 23, 2026
Rama publikon pamjet e rrugës “Adria” në Durrës: Një tjetër hap për përmirësimin e infrastrukturës urbane

Rama publikon pamjet e rrugës “Adria” në Durrës: Një tjetër hap për përmirësimin e infrastrukturës urbane

July 23, 2026
Zjarret në Evropë / Mijëra të evakuuar nga përhapja e flakëve në Itali, Francë dhe Spanjë

Zjarret në Evropë / Mijëra të evakuuar nga përhapja e flakëve në Itali, Francë dhe Spanjë

July 23, 2026
Autor i të paktën 7 rastesh të vjedhjeve në Durrës, arrestohet 29-vjeçari

Autor i të paktën 7 rastesh të vjedhjeve në Durrës, arrestohet 29-vjeçari

July 23, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Reforma Territoriale, Boçi: PS po kapërcen komisionin! Synon kontrollin politik të pushtetit vendor

July 23, 2026
Gjendet pas 75 vitesh avioni i Pan Am

Gjendet pas 75 vitesh avioni i Pan Am

July 23, 2026
“A do ta çlirosh opozitën?”, Berisha replikon me Spiropalin: O pëllumbesha në botën e çudirave…

“A do ta çlirosh opozitën?”, Berisha replikon me Spiropalin: O pëllumbesha në botën e çudirave…

July 23, 2026
Dhuna para Parlamentit, 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre

Dhuna para Parlamentit, 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre

July 23, 2026
11 mijë biznese të reja në 6 muaj, investitorët e huaj shtojnë interesin për Shqipërinë

11 mijë biznese të reja në 6 muaj, investitorët e huaj shtojnë interesin për Shqipërinë

July 23, 2026
KLP pranon kërkesën e ILD, masë disiplinore “vërejtje publike” për prokuroren e Korçës

KLP pranon kërkesën e ILD, masë disiplinore “vërejtje publike” për prokuroren e Korçës

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In