Halim Kosova është një bebe 62 vjeç në maternitetin e SHQUP-it. Kështu e ka cilesuar kryeministri Edi Rama kandidatin e Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore.
Rama bëri thirrje që qytetarët të votojnë “drejtimin e duhur” më 21 Qershor në mënyrë që të vazhdojnë reformat e thella por të nevojshme për vendin.
Kryeministri tha se qeveria që ai drejton i ka shpallur luftë papunësisë dhe korrupsionit. Rama u shpreh se është i vetëdijshëm se ka ende punë për të bërë, por se në këto 18 muaj është bërë mjaftueshëm për ta çuar vendin në drejtimin e duhur.
Duke folur nga Qyteti Studenti ku Erion Veliaj ka prezantuar programin e tij për Tiranës, Rama tha se kundërshtari i djathtë ngjan me një bebe 62 vjeç në maternitetin e PD. Sipas Ramës nëse qytetarët zgjedhin të votojnë për SHQUP-in atëherë i gjithë vendin do të marrë fund.
Erion Veliaj prezanton programin për Tiranën
Kandidati i majtë për bashkinë e kryeqytetit Erion Veliaj nga Qyteti Studenti ka prezantuar programin e tij për Tiranës.
“Qytetarët e Tiranës duan zgjedhje konkrete për probleme konkrete ndaj dhe për këtë dua të flasim sot”. Kështu e ka nisur fjalën e tij kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj teksa ka prezantuar programin e punëve të tij për kryeqytetin.
Ai tha se nga një grup vullnetarësh të cilët kanë punuar për një muaj në çdo cep të kryeqytetit për konstatimin nga afër të problemeve u evidentuan rreth 3000 probleme , të cila ai premtoi se do të marin zgjidhje në 300 ditët e para të qeverisjes së tij.
Më tej Veliaj ka prezantuar projektet e tij për kryeqytetin të parashtruar në 12 pika, në të cilat ai është ndalur për të sqaruar punën që do të bëhet në secilën prej tyre.
Projektet:
1 .Në Qytetin Studenti do ketë një kampua të ri universitarë për të gjithë të rinjtë shqiptarë.
2. Bulevardi i Ri i Tiranës është një hapësirë fantastike dhe projekti për ndërtimin e tij do të kalojë menjëherë.
3. Do përfundojë unaza e mesme, e voglën dhe do mbyllim edhe unazën e madhe. Kjo do të bëjë që të kemi një trafik që ecën më shpejt dhe një frymarrje për Tiranën.
4. Do ketë një hyrje të re në tiranë nga rruga e Dibrës
5. Masterplan për lëvizjen me biçikletat dhe për këmbësorët. Kjo do 10 fishojë numrin e njerëzve që ecin në këmbë apo zgjedhin biçikletat.
6. Parku i integruar i liqenit ne do ta çojmë projektin që nisi Edi Rama bashkë me qendrën Olimpike e integruar edhe me kopshtin botanik
7. Plani për Kopshtin Koologjik i cili do ti japë atij një fytyrë të re.
8. Projekti i liqenit të Kasharit. Më tej ky plan do zbatohen për të gjitha liqenet e tiranës dhe në fakt tirana ka disa liqene. Liqeni i Kasharit do jetë një hapësirë fantastike për tu vizituar
9. Do caktojmë fondin e komuniteteve. Komunitetet do ti vëmë në garë. Dhe kur komunitetet të sjellin projekte për financim do të bashkëfinancohen edhe nga komunitetet e tjera. Sepse një komunitet që do ti invetojë vetë paratë
10. Projekti ku çdo shkollë e bashkisë së re të kthehet në një hapësirë komunitare.
11. Projekti për parkun e pemëve të besimit dhe të të gjithë bimësisë që është në librat e shenjtë.
12. Projekti i pazarit të ri shumë i rëndësishëm. Propozimi ynë është që të kemi tregje shëtitëse në të gjitha zonat e Tiranës.









