• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Eurovizion, ja si pritet të votohet

by
22/05/2015 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë përpara finales së madhe të Festivalit europian të Këngës, “Eurovision 2015”, pyetja qe mundon publikun  është se kush do të mund të fitojë trofeun dhe  a është në gjendje Shqipëria të marrë votat e nevojshme dhe të mjaftueshme për të korrur suksesin e ëndërruar?

Një ndihmë e vogël na vjen përmes “kërkimeve” të shtetasve të ndryshëm nëpër Europë, në motorin e kërkimit “Google”.

Shumëkush që është interesuar për “Eurovision”-in ka bërë kërkime në “Google” dhe gjurmët e lëna prej tyre tregojnë se, Polina Gagarina e Rusisë, me shumë mundësi pritet të jetë pretendente deri në votën e fundit, falë përkrahjes tradicionale nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Me interes të madh, ndoshta edhe e papritur, po ndiqet edhe pjesëmarrja e parë e Australisë në “Eurovision”, e cila ka tërhequr mbështetjen e bllokut të vendeve nordike. E megjithatë, ajo që na intereson më shumë neve është Elhaida Dani dhe Shqipëria, teksa këtë të premte, gjatë provave gjenerale është zbuluar edhe veshja e re e shkodranes për natën finale.

Ja disa statistika:

Në Shqipëri – Elhaida kërkohet më së shumti dhe kjo nuk përbën aspak surprizë. Por, ajo që bie në sy është se Australia ka marrë aq shumë kërkime, saqë renditet e dyta mes shqiptarëve. E njëjta situatë raportohet edhe nga Kosova.

Në Itali – Sigurisht kërkimet më të shumta i ka marrë kënga italiane “Il Volo”, e menjëherë pas saj shkodranja me “I’m Alive”, kjo falë edhe popullaritetit tepër të madh, që Elhaida ka fituar në vendin fqinj, që pas fitores së “The Voice of Italy”.

Në Greqi – Helenët nuk mund të mos kërkonin më së shumti qiprioten Maria Elena Kyriakou, e cila përfaqëson Athinën në “Eurovision”, e pas saj renditet Rusia, ndoshta edhe për shkak të “lidhjes ortodokse” që kanë dy vendet respektive.

Në Maqedoni – Elhaida triumfon ndër kërkimet në “Google”, sigurisht edhe për shkak të shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët janë faktor shtetformues në vendin tonë fqinj. Por, shtetasit e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë duket se preferojnë ende këngët serbe, pasi në vend të dytë është pikërisht Serbia.

Në Serbi – Nuk po zgjatemi shumë, sepse vendi i parë dihet si kudo thuajse. Por çudi bën vendi i dytë, pasi shtetasit serbë duket se janë tërhequr më shumë nga kënga përfaqësuese e Gjeorgjisë, sesa nga ajo e Rusisë.

Në Mal të Zi – Edhe pse kemi një komunitet jo të vogël shqiptarësh në vendin fqinj, mbizotërojnë më shumë kërkimet preferenciale për Serbinë dhe Rusinë, respektivisht e para dhe e dyta, ashtu sikurse dhe në Bosnje-Hercegovinë.

Për të kaluar më tej në rajon – Bullgaria favorizon Rusinë dhe Italinë, Rumania ka më shumë preferenca për këngën e saj dhe më pas për Rusinë, ndërsa në Kroaci ka më shumë kërkime për këngën serbe dhe më pas për atë italiane.

Në një aspekt më të gjerë sesa rajoni, thjesht mund të themi se kërkimet në “Google” i japin “fitoren” Spanjës, e ndjekur nga Britania e Madhe dhe Australia, e me radhë: Italia, Franca, Belgjika, Rusia./ Top Channel/

Next Post

Ismail Qemali mbërrin në Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM/ Nis protesta e 16-të para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Nis protesta e 16-të para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

June 15, 2026
Tragjike, mbytet i riu në liqenin e Ulzës

Tragjike, mbytet i riu në liqenin e Ulzës

June 15, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Anatomia e një proteste

June 15, 2026
Balla demaskon “gjyshen” e dënuar për trafik në Angli që hiqet si gazetare në protestë, ja faktet

Balla demaskon “gjyshen” e dënuar për trafik në Angli që hiqet si gazetare në protestë, ja faktet

June 15, 2026
SHBA dhe Irani nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për t’i dhënë fund konfliktit

SHBA dhe Irani nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për t’i dhënë fund konfliktit

June 15, 2026
Liria e medias dhe pavarësia e AMA-s, Tabaku: Shqipëria ende përballet me sfida serioze

Liria e medias dhe pavarësia e AMA-s, Tabaku: Shqipëria ende përballet me sfida serioze

June 15, 2026
Vila e “krimit” ku jeton Shkëlzen Berisha

Vila e “krimit” ku jeton Shkëlzen Berisha

June 15, 2026
Non Grata, çfarë nuk po na thotë Berisha?

Non Grata, çfarë nuk po na thotë Berisha?

June 15, 2026
Kompania e projektit në Sazan reagon për herë të parë: Po ndërtojmë një destinacion të klasit botëror!

Kompania e projektit në Sazan reagon për herë të parë: Po ndërtojmë një destinacion të klasit botëror!

June 15, 2026
Propozimi i “Kryeministrit të protestës”: Policët e pushuar nga puna të dëmshpërblehen pas marrjes së qeverisë!

Propozimi i “Kryeministrit të protestës”: Policët e pushuar nga puna të dëmshpërblehen pas marrjes së qeverisë!

June 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In