• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Korrupsioni cakton vendimet e Drejtësisë, reformim me çdo kosto

by A R
19/12/2015 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma në Drejtësi do të bëhet me çdo kosto. Ky është pohimi i bërë nga kryeminsitri i vendit Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në pritjen me diplomatët e huaj në Tiranë.

“Jemi krejt të qartë se reforma në drejtësi mbetet parakusht për hapjen e negociatave ëpr anëtarësim. 90 % e shqiptarëve besojnë se në Shqipëri nuk ka drejtësi.

Mbi 80  pohojnë me plot gojën se sistemi është i korruptuar. Ndërkohë këtu në sallë jemi të gjithë dakord që këtu as drejtësi nuk ka dhe korrupsioni përcakton vendimet e drejtësisë. Nuk ka më asnjë minutë për të humbur dhe reformat duhen çuar përpara me vendosmëri duke përballuar të gjitha kostot. Ndondëse shpesh ankohen qytetarët e këtij vendi në shumicë dërrmuese aderojnë në dinamikën e reformave, mbështesin përpjekjen për ti kthyer në disponnibël shtetin e munguar për vite të tëra, të drejtat dhe detyrimet në raport me ligjin, me pronën, të ardhurat e tyre, aksesin në shërbime publike, luftën ndaj inforamlitetit shkatërrues, mundësinë për t’i ushtruar të gjitha të drejtat që u jep ligji në kuadër të një sistemi gjyqësor të paanshëm”, tha Rama.

Rama deklaroi më tej se Reforma në Drejtësi do të jetë fokusi dhe nuk duhet humbur kohë për finalizimin e saj.

Manovrat taktike për të shtyrë zgjidhjen e problemeve të legjislatura tjetër nuk sjellin asnjë përfitim afatgjatë, përkundrazi ushqejnë premisat për mosfunksionim të shtetit”, tha kreu i mazhorancës.

DEKRIMINALIZIMI

RAMA: Parlamenti miratoi një ligj me konsensus për të cilin u debatua gjatë, dhe po aq gjatë u përfol për keq Shqipëria, Ligjin e njohur me Dekriminalizimin, që zyrtarisht quhet ligji për integritetin e cilit do që dëshiron të zgjidhet. Është një hap përpara për ta bërë të pamundur për fshirjen në trupat vendimarrëse, apo nivelet e përaqësive vendore, po ashtu për ta bërë të pamundur përfshirjen në shërbimin civil të individëve me precedent kriminal.

Unë besoj po ashtu se ky ligj është i rëndësishëm edhe për të danrë në mënryë më të qartë, politikën e reformimit dhe vetpastrimit shoqëror përmes instrumentave dmeokratik dhe politikën e krminalizimit e cila është zhvilluar si një kancer prej 25 vitesh, e cila ëhstë instrument importuar, instrumetn i përdorur si arma bazë i partisë famqëkeqe të punës dhe diktaturës për të asgjësuar çdo kundërshtar, për të diskretituar çdo projekt, mendim.

PRIORITETET E VITIT TË ARDHSHËM

RAMA: Vitin e ardhshëm fillon një fazë tjetër e reformës në Shëndetësi, kalojmë në fazën ku Shërbimi shëndetësor te mjeku i familjes do të jetë falas. Vitin e ardhshëm një tjetër projekt i rëndësisë strategjike, ai i regjistrimit të gjithë shqiptarëve dhe sistemi i adresave vendos një tjetër standard për funksionimin e shtetit demokratik.

Më poshtë, një pjesë e fjalës së zbardhur të kryeministrit, ku ai rendit disa prej ngjarjeve kryesore të vitit që po lëmë pas. Rama nënvizoi si mjaft të rëndësishme marrëveshjen strategjike me SHBA për bashkpëunimin në disa fusha prioritare si dhe ngrijten e marrëdhënieve ekonomike me Kinën në një nivel të ri. Rama nuk nguroi të kritikojë Bashkimin Evropian për izolimin e Kosovës sipas tij duke mos i liberalizuar vizat.

RAMA: Viti që po lëmë pas nuk shënjoi për botën kohë të kthejllët, por një tjetër kohë paqartësish shumë të mëdha. Shqipëria është përpjekur të vazhdojë të udhëhiqet nga forca e shembullit, tek ato procese themeltare. Vendi ynë nuk lëkundet nga referncat dhe përkatësitë e tij, qartësisht evropiane. Kjo përkatësi përjashton çdo qëndrim të dyzuar, por qëndrueshmëria në rajonin adriatoko-jonian, evripën juglindore dhe mesdhetare, Shqipëria numërohet si një dnër anëtarët më të vjetër të OKB, që punon parreshtur për paqen kolektive, dhe besoj me të drejtë ne e përkutjuam 60-vjetorin e pranimit tonë në OKB si dëshmi të qëndrushëmrëisë si fakor stabiliteti në rajn e më gjerë.

Për herë të parë në 25 vite, pas rilindjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA, ne kemi nënshkruar këtë vit një dokument politik që përbën gurin e themelimit të askhëpinumi dhe bashkërendimit strategjik mes vendeve duke u fokusar në 3 plane, partneritet për çështjet globale, rajonale dy palëshe, forcimi ne shtetit të së drejtës në Shqipëri, zhvilimin energjitik. Besoj që ky gur themeli përbën pikë të palëvizshme referimi për të gjithë ne dhe për cilin do që kërkon të kuptojë pozicionin dhe qasjen tonë.

Edhe Kina na hap dyert në një bashkëpunim të shumëanshëm jo vetëm me Shqipërinë por gjithë rajonin. Të gjihë së bashku në këtë rajon, jemi në daç të dënuar, në daç të destinuar prej gjeografisë, historisë të jemi aktorë gjeoekonomik të besueshëm. Përpjekjet për të qenë aleat të BE nuk mund të përkufizohet nga një kontribut i jashtëm apo i përciptë.

Angazhimi ynë kundër terrorizmit, rivlerësimi në rritje i aftësive ushtarake, mishërojnë një vizion dhe një strategji afatgjatë në shërim të proceseve integrusese, paqes, dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Vizita e kancelares Merkel dhe Konferenca e Vjenës që janë fryt i një vizioni udhërrfyes dhe një dinamike asociuese për Ballkanin, ishin momoente inkurajuese në procesin e integrimit, sado i lëkundur, i sulmuar apo qesëndisur nga brenda Evropës së Bashkuar por edhe tjerë jashtë saj.

Progres-raporti i publikuar në mes të muajit nëntor e vlerësoi me nota pozitive, përpjekjet e qeverisë sonë në kuadër të reformave shtet-ndërtuese, dhe jemi krenar që ishte progres-raporti më i mirë paraqitur ndonjëherë për Shqipërinë.

Jemi krejt të qartë se reforma në drejtësi mbetet parakusht për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Nuk ka më asnjë minutë për të humbur dhe reformat duhen çuar përpara me vendosmëri duke përballuar të gjitha kostot. Ndondëse shpesh ankohen qytetarët e këtij vendi në shumicë dërrmuese aderojnë në dinamikën e reformave, mbështesin përpjekjen për ti khtyer në disponnibël shtetin e munguar për vite të tëra, të drejtat dhe detyrimet në raport me ligjin, me pronën, të ardhurat e tyre, aksesin në shërbime publike, luftën ndaj infroamlitetit shkatërrues, mundësinë për ti ushtruar të gjitha të drejtat që u jep kigji në kuadër të një sistemi gjyqësor të paanshëm.

Manovrat taktike për të shtyrë zgjidhejn e problemeve të legjislatura tjetër nuk sjellin asnjë përfitim afatgjatë, përkundrazi ushqejnë premisat për mosfunksionim të shtetit.

Në vitin që po lëmë pas janë arritur suksese për ruajtjen e rendit publik. Policia e Shtetit është rikthyer në detyrë dhe po luftohet korrupsioni.

Next Post

Vidhen dy vepra arti të Andy Warhol

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

April 10, 2026
Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

April 10, 2026
Vora votoi elektronikisht/ Numërohet kutia e parë, PS fiton ndjeshëm

Eksperimenti tronditës: Ja sa lehtë mund të manipulohen zgjedhjet me AI

April 10, 2026
U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

April 10, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In