• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Kompetentët e huaj, që i shohin shqiptarët si fajtorë për problemet në vendin e tyre, janë shtysë për…!

by Java News
04/09/2023 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS u shpreh se vendi tashmë ka hyrë në fazë të re, por ka ende shumë punë për të bërë.

Rama nuk la pa përmendur edhe punën e institucioneve të drejtësisë për të cilën u shpreh se impakti i organeve të reja të drejtësisë ka qenë i pazakonshëm, ndërsa paralajmëroi se sfidat mbeten edhe të mëdha.

“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, është në një nivel të ri. Ka plot arsye që e pohojnë këtë. Por dy janë pohimet më të mëdha, e para sezoni i turistik dhe e dyta impakti i pazakonshëm i organeve të reja të drejtësisë.

Ky është vetëm një fillim i ri nga një nivel i ri dhe nuk është maja ku duam të arrijmë në fund të kësaj. Shqipëria 2030 është ende përpjetë dhe sfidat janë ende më të mëdha. Sa më shumë bëjmë progres aq më shumë rritet nevoja për fuqizim politik”, tha Rama.

“Kur ua do puna lënë pa gojë të huajt, përqeshës gjuhëjashtë për vendin e tyre. Miliona turistë vijnë të buzëqeshur në këtë vend të vogël, ku në kaq pak territor gjejnë bukuri të mahnitshme. Gjejnë edhe siguri që nuk ka asnjë lidhje me legjendat. Disa miq anglez më çuan hartën e vjedhjeve të banesave në Europë, Shqipëria në vendin më të ulët, e Britania me shifrën më të lartë. Nuk ke çfarë vjedh në shtëpitë e shqiptarë, ku nuk ke as bukë për të ngrenë u kishin thënë. Ndërsa një tjetër u kishte thënë se kanë shkuar shqiptarët atje. Mos e vet hiç, siç thonë në Kosovë. Por edhe vrasjet kanë shënuar numrin më të ulët.

Por mendje mëndje është kjo dynja, por për ne vazhdon përpjekja për ta future Shqipërinë në hartë e sigurisë. Miliona të huaj po vizitojnë çdo vit e më shumë këtë vend. Edhe ata që na duan të vdekur mua bashke më këtë forcë udhëheqëse për Shqipërinë Europiane. Edhe ata kompetentë të huaj që duan ti shohin shqiptarët si fajtorë për probleme të vendit të tyre, janë një shtysë për të ecur vetëm përpara. Por ama me këmbët në tokë. Me sytë hapur për të hedhur hapat e duhur duke parë nga e ardhmja për të kuptuar realitetin e të tashmes. Ky realitet është më mirë se ai I djeshmes, por më problematik se ai i të ardhmes, ndaj detyra jonë është të kuptojnë se korrigjimi i të tashmes është arsyeja e ekzistencës tonë politike”, tha Rama.

Ai la porosi që askush të mos mbyllë sytë përpara problemeve.

“Miliona e miliona turistë nga tërë Europa vijnë të buzëqeshur, habiten që në kaq pak territor gjejnë bukuri të larmishme dhe thonë se duam të kthehemi përsëri. Gjejnë siguri mbresëlënëse në këtë vend.   Vetëm ata që na duan të vdekur mua bashkë me këtë forcë udhëheqëse të Shqipërisë europiane nuk lënë pisllëk pa nxjerrë nga goja. Për Shqipërinë dhe kryeqytetin e saj flasin keq vetëm shqipfolësit pa din e pa imam të këtij vendi që na duan mua dhe këtë parti të vdekur. Po i nxijnë jetën shqiptarëve dhe po i lënë pa gojë të huajt.

Realiteti i të tashmes është ku e ku më i mirë se ai i të djeshmes. Korrigjimi i të tashmes është arsyeja e forcës tonë politike. Domosdoshmëria që duhet ta ushqejë organizmin tonë politik dhe qeverisës. Për shembull korrigjimi i të tashmes së maldives së Europës. Deri dje na quanin shpella e Europës. Nga infrastruktura e Ksamilit që u bë simol i Shqipërisë në mbarë mediet e huaja e deri te sukseset e tjera, korrigjimi i të tashmes kërkon që askush nga ne të mos mbyllë hundët përpara gropave septike. Korrigjimi i të tashmes kërkon që kjo forcë qeverisëse të mos mbyllë asnjë minutë veshët… Askush prej nesh të mos e lërë për nesër punën e sotme.

Vitim tjetër do të kemi kërkesë më të lartë se kjo e këtij viti. Nami i mirë që kemi marrë sot mund të na kthehet në bumerang nëse nuk përgatitemi. Ne sapo kemi futur këmbët në superligë. Afirmimi i Shqipërisë si destinacion Europian tregon se këtij vendi i është zbardhur faqja njëherë e mirë nga e shkuara e errët. E shkuara e ngjyer me bojën e murrme të paragjykimeve të botës”, tha Rama./m.j

Next Post
“Largimin e luleshtrydheve njerëzore duhet ta bëjë shteti…”/ Rama paralajmëron ndryshim të ligjit për investorët strategjik: Duhet të ngremë stekën menjëherë

"Largimin e luleshtrydheve njerëzore duhet ta bëjë shteti..."/ Rama paralajmëron ndryshim të ligjit për investorët strategjik: Duhet të ngremë stekën menjëherë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In