Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas debatit në Komisionin e Medias, ku ishte i pranishëm kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro
Duke ju referuar tentativës së deputetëve të PD, për të nxjerrë me dhunë Veliajn nga salla, Rama shkruan se PD është kthyer në një parti të zbrazur mendërisht dhe politikisht.
Ai ironizon më tej duke pyetur; Pse mos u japim një leje ndërtimi tek SHQUPi për Kullën e Sporteve ‘Trup me Trup?’
”Një parti e zbrazur mendërisht e politikisht(se shpirtërisht ka firuar me kohë),por e angazhuar fizikisht e ka kthyer debatin parlamentar në një teatër gjuhësh e gjymtyrësh të dhunshme! Pse mos u japim një leje ndërtimi tek SHQUPi për Kullën e Sporteve Trup me Trup?”, shkruan Rama
Javanews/a.ç