• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama komenton raportin e KE: Tregon se i kemi kryer me sukses detyrat e shtëpisë

by A R
02/03/2020 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama reagon pas publikimit të raportit nga Komisioni Evropian, në të cilin thuhej se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, duke mos komentuar manifestimin e Presidentit Ilir Meta, Rama thekson se ky raport tregon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave.

Reagimi i Ramës:

Ja çfarë thuhet në konkluzionin e Raportit të Progresit, që u publikua SOT nga Komisioni i Ri Europian:

NËN DRITËN E PROGRESIT DOMETHËNËS DHE TË FAKTIT SE KUSHTET E VENDOSURA UNANIMISHT NGA KËSHILLI EUROPIAN NË QERSHOR 2018 U PLOTËSUAN, KOMISIONI I REKOMANDOI KËSHILLIT EUROPIAN NË PAKETËN E ZGJERIMIT 2019, HAPJEN E NEGOCIATAVE PËR ANËTARËSIM ME SHQIPËRINË. NË TËRËSI, SHQIPËRIA KA SHTUAR PËRPJEKJET DHE KA ARRITUR REZULTATE TË MËTEJSHME E TË QËNDRUESHME NË FUSHAT KYÇE TË IDENTIFIKUARA NË KONKLUZIONET E KËSHILLIT NË QERSHOR 2018. SI RRJEDHOJË, BAZAT E REKOMANDIMIT TË KOMISIONIT NË 2019 PËR TË HAPUR NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË MBETEN NË FUQI.

Pra, Komisioni i Ri Europian, jo vetëm rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë, por rikonfirmon duke e përforcuar, rekomandimin e Komisionit paraardhës, vitin e shkuar! Kjo do të thotë se Shqipëria i kishte kryer dhe ka vazhduar t’i kryejë me sukses detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave.

A i hap apo nuk i hap Këshilli Europian negociatat paskëtaj, kjo është POLITIKË dhe u takon vendeve anëtare të vendosin, jo Shqipërisë!

A e gjejnë apo nuk e gjejnë vendet anëtare konsensusin e nevojshëm për t’i dhënë Shqipërisë ATË QË I TAKON, kjo varet nga sa arrinë ato të harmonizojnë interesat e përveçme me interesin e përgjithshëm!

Hapen nuk hapen negociatat në mars, në qershor, në tetor apo në dhjetor, të këtij a të vitit tjetër apo të tjetrit pas tjetrit, kjo nuk është në dorën tonë po në duart e 27 vendeve anëtare të BE-së! NË DORËN TONË ËSHTË TË BËJMË ME SUKSES DETYRAT E SHTËPISË, JO PËR HATËR TË TYRE PO PËR SHQIPËRINË EUROPIANE QË DUAM PËR FËMIJËT TANË! Dhe a i kemi bërë apo jo detyrat, këtë ka vetëm një instancë që ka mandatin dhe objektivitetin për ta thënë: KOMISIONI EUROPIAN, I CILI SOT KA PUBLIKUAR KONKLUZIONIN BASHKËLIDHUR😊

Next Post

Ish-zv.kryeministri i Berishës çuditet me Metën: Ia kaloi edhe Enverit sepse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

March 21, 2026
“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

March 21, 2026
Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In