• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama kërkon të shkojë në Minsk, në krye të OSBE-së për të negociuar krizën politike bjelloruse

by Ardit Rada
19/08/2020 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Covid19 ndikoi në presidencën shqiptare të OSBE-së, por zhvillimet më të fundit në Bjellorusi ku opozita akuzon qeverinë se manipuloi zgjedhjet, ka sjellë nevojën e kësaj organizate për të ndërhyrë e zgjidhur këtë krizë.

Kryeministri Edi Rama në rolin e kryetarit të radhës të OSBE-së, shprehu gatishmërinë për të vizituar Minsk-un së bashku me ministren e Jashtme suedeze Ane Lind që do të marrë vitin tjetër presidencën e OSBE-së, dhe zhvilluar bisedime me të gjitha palët e përfshira në konflikt.

Edhe aktorët kryesorë të politikës evropiane  po lëvizin në po të njëjtin drejtim. Teksa sot pritet mbledhja e posaçme e Këshillit Evropian për temën e Bjellorusisë, Top Channel ka mësuar se presidenti i këshillit, Charles Michel  ka zhvilluar ditën e djeshme një telefonatë me kryeministrin Rama.

Po ashtu edhe zyra e kancelares Merkel, e cila e mban presidencën e radhës të  Këshillit Evropian, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me zyrën e Kryeministrit Rama. Zëdhënësi i Merkel-it, dy ditë më parë është  shprehur në favor të përfshirjes të OSBE-së në këtë proces.

Burime pranë Kryeministrit Rama i thanë Top Channel,  se ditët e fundit kanë qenë ditë kontaktesh të ngjeshura sa i përket krizës në Bjellorusi dhe përfshirjes së OSBE-së  në të.

Ditën e djeshme edhe ministrja e Jashtme suedeze ka zbuluar disa detaje të reja nga negociatat që vazhdojnë prej ditësh për përfshirjen e OSBE-së në zgjidhjen e konfliktit. Në një intervistë për televizionin publik suedez, An Lind tha se në pozicionin e kryetares së ardhshme të OSBE-së, ajo kishte kontaktuar me ministrin e jashtëm bjellorus dhe lideren e opozitës bjelloruse për t’i përcjelle ofertën e kryetarit Edi Rama për të vizituar Minskun dhe dialoguar me palët.

“Patëm një bisedë të gjatë me Svetllana Tikhanovskajan për zhvillimin e situatave, për protestat kundër zgjedhjeve të manipuluara dhe e vumë theksin te kushti për lirimin e të burgosurve. Kisha me vete një ftese nga OSBE-ja, e cila aktualisht kryesohet nga Shqipëria dhe më pas do të kryesohet nga Suedia, për të zhvilluar një dialog në Minsk me qeverinë, Presidentin dhe opozitën. Ne besojmë se OSBE-ja me 57 anëtarët e saj, mund të luajë rol në këtë çështje, por ende nuk kemi një përgjigje nga qeveria dhe presidenti i Bjellorusisë”, shprehet An Lind .

An Lind në këtë intervistë flet edhe për rolin e Rusisë në zgjidhjen e krizës.

“I takon Putinit të zgjedhë. Ai duhet ta shohë çështjen nga perspektiva e OSBE-së, pasi dhe Rusia edhe Bjellorusia janë anëtare të kësaj organizate. Nga kjo perspektivë del qartë se nuk kemi të bëjmë me asnjë ndërhyrje të jashtme.  Me presidentin rus kanë folur sot  edhe anëtarë të tjerë të OSBE-së, si presidenti francez Macron, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti i KE, Charles Michel, e të tjerë. Pra mbetet për t’u pare se çfarë rruge do të zgjedhë Rusia.”

Në të njëjtën linjë është shprehur sot edhe ish-Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Rasmussen, i cili në një intervistë për portalin “Politico” thotë se Kryeministri Rama në cilësinë e Kryetarit të OSBE-së është një lojtar neutral dhe do të plotësonte të gjitha kushtet për të qenë një negociator perfekt.

 

Next Post
Makina përplas motorin në Rrogozhinë, humb jetën një person

Aksident në Durrës/ 19-vjeçari përplas me motor këmbësorin, plagosen tre persona

Comments 2

  1. Kometa 001 says:
    6 years ago

    Mooooos, tani do versulet lukunia e zagareve ne politike e media, ketu e ne rajon, per te zhvleresuar Shqiperine e Ramen para ketij misioni te mundshem. Bile “Bota Sot” ne Kosove paska qene duke pritur ne frengji, si gjithmone!

    Reply
  2. Good luck mr Rama says:
    6 years ago

    Le te shoqerohet edhe me Elvis Roshin ,SAIMIR tahirin dHE VANGJUSH Dakon

    Reply

Leave a Reply to Kometa 001 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In