• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama kërkon të na dëbojë nga godina”/ Ministria e Ekonomisë: Kontrata 20 vjeçare ka skaduar, nuk paguajnë qira prej 6 vitesh

by Java News
02/09/2022 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të polemikave pas nisjes së aksionit të IKMT për prishje të 2 pishinave të resortit “Prestige” tek Mali i Robit në Durrës, News 24, media e pronarit të hotelit Irfan Hysenbelliu, ka hedhur një akuzë tjetër të fortë në drejtim të Qeverisë dhe Kryeministrit Rama.

News 24 ka publikuar një letër ku nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave i kërkohet shoqërisë ‘Focus Media News’, të lirojë godinën në të cilën ky televizion qëndron prej 20 vitesh. News 24 shkruan se kompania e çoi vendimin në Gjykatë, e cila sipas tyre iu dha të drejtë.

Por në një reagim Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron se situatë qëndron krejtësisht ndryshe. Sipas tyre kontrata 20-vjeçare ka përfunduar më 25 korrik të këtij viti.

“Në vazhdën e sulmeve të mbushura me trillime, të cilat kanë shënjestruar muajt e fundit institucionet e Tatimeve dhe Doganave, nga mediat e zotit Irfan Hysenbelliu, sot  ka dalë një tjetër në adresë të MFE.  Sipas tyre, Kryeministri ka kërkuar lirimin e ambienteve shtetërore të marra me qira nga grupi mediatik i zotit Irfan Hysenbelliu për t’i mbyllur gojën mediave të tij. Kjo është një shpifje dashakeqe, si plot të tjera të prodhuara nga ky grup mediatik. Bëjmë me dije se : Po, ka pasur një kontratë qiraje mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe “Focus Media Group”, e cila ka përfunduar në datën 25.07.2022.

Referuar kontratës së lidhur dhe konkretisht nenit 7 “Zgjidhja e kontratës”, pika 7.1, parashikohet që:  “Kontrata zgjidhet me mbarimin e afatit të përcaktuar në pikën 3.1 të kësaj kontrate”. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, me cilësinë e subjektit qiradhënës, ka njoftuar subjektin përmes korrespondencës shkresore mbi përfundimin e afatit të kontratës së qirasë për godinat që duhet t’i kthehen shtetit”, deklaron Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila nënvizon se  “Gazeta Panorama”, pjesë e “Focus Media News” që ushtron aktivitetin e saj në të njëjtat godina, rezulton të mos ketë paguar as qiranë prej 6 vitesh.

Sa i përket pretendimit të News24 se ka një vendim gjykate që i jep të drejtë Ministria thotë se Gjykata ka vendosur thjesht pezullimin e zhvendosjes së mediave deri në një moment kur do të ketë një vendim përfundimtar të formës së prerë.

“Deklarata e mediave të zotit Irfan Hysenbelliu, se gjykata e ka shpallur të paligjshme shkresën e MFE është një trillim. Gjykata ka marrë një vendim pezullimi proceduarial të lirimit të godinave shtetërore, derisa çështja të trajtohet dhe zgjidhet me vendim gjyqësor të formës së prerë. MFE e respekton plotësisht këtë vendim dhe pret që gjykata t’i njohë shtetit të drejtën e tij për të rimarrë pronën që i takon.  Por kjo, as nuk ka lidhje me lirinë e mediave të zotit Irfan Hysenbelliu, as nuk e ndryshon faktin se zoti Irfan Hysenbelliu i përdor mediat e tij për të shantazhuar përfaqësuesit e shtetit dhe dizinformuar publikun, për të mbuluar problemet shumë serioze që bizneset e tij kanë me ligjin”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Kujtojmë se shembja e 2 pishinave në ‘Prestige Resort’ në Golem ka ndezur një debat mes mediave të pronarit të resortit, Irfan Hysenbelli, dhe autoriteteve. Mediat e z. Hysenbelli kanë shkruar se IKMT ka hyrë në mënyrë të paligjshme në objekt pasi dokumentit për ndërtimin e këtij resorti janë konform ligjeve dhe madje leja është firmosur pikërisht nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të KKT.

Ndërsa ministria e Brendshme ka botuar dokumentet e lejes dhe shkruan në Facebook se këto dokumente vërtetojnë pikërisht të kundërtën. Ministria e Brendshme shkruan se leja është me kusht, ku thuhet ajo do të jepet vetëm pasi të plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse dhe asnjëra prej tyre nuk është plotësuar. /m.j

Next Post
“Më fute në burg veç se shkela ligjin komunist”/ Berisha përballet me ankesat e fermerëve

Sot e merr në mbrojtje, Berisha para 7 muajsh: Irfani që financon mediat me paratë e inceneratorëve, i specializuar për manipulim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alibeaj: Rama do sistem gjysmë-presidencial. Përgjegjësinë penale e mban kryeministri, jo Diella!

Deklarata e ndërkombëtarëve për situatën në Shqipëri, Alibeaj: Po na thonë që disa gjëra zgjidhini vetë

October 19, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dhuna që prodhon vetëm spekatatorë dhe një spektakël me aktorë të marrë hua

October 19, 2026
Trump nënshkruan një urdhër që synon nxitjen e kërkimeve për shëndetin e grave

Trump nënshkruan një urdhër që synon nxitjen e kërkimeve për shëndetin e grave

October 19, 2026
Protestuesit u strehuan te Katedralja, reagon Kisha Ortodokse: Respektoni vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti!

Protestuesit u strehuan te Katedralja, reagon Kisha Ortodokse: Respektoni vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti!

October 19, 2026
PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

October 19, 2026
Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

October 19, 2026
Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

October 19, 2026
Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

October 19, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Reagon Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit!

October 19, 2026
SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com