• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama kërkon raporte, ikin deputetët e paangazhuar pranë qytetarëve në bazë

by A R
25/01/2017 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste, me hyrjen e vitit të ri zgjedhor, e fundit legjislaturë për këtë mandat qeverisjeje, ka nisur vrullshëm përgatitjet për procesin zgjedhor të 18 Qershorit. Por me afrimin e zgjedhjeve të reja parlamentare nisin edhe ethet në PS për listat e kandidatëve për deputetë.

Kryeministri Edi Rama ka nisur verifikimin e deputetëve në terren, sa të angazhuar janë ata në mobilizimin e bazës dhe mbledhjen në sa më shumë votave për fitoren e së majtës në 18 Qershor.

Deputetët do të kalojnë në lupë nga kryeministri Edi Rama sa u takon gjithë procesit të angazhimeve në bazë, i cili më pas do të përpilojë edhe listën me kandidatët e rinj për deputetë, që do të përbëjnë legjislaturën e re pas përfundimit të zgjedhjeve të 18 Qershorit.

Në këto kushte, Rama i ka urdhëruar deputetët që çdo fundjavë të dorëzojnë një raport me të gjitha aktivitetet që janë zhvilluar. Në bazë të angazhimeve të deputetëve sipas raporteve javore që ata do të dorëzojnë, Rama do të përpilojë edhe listën e kandidatëve për deputetë shkruan “Sot”. Në lista do të futen ata deputetë që do të mbledhin sa më shumë vota dhe do të bindin qytetarët që të votojnë në 18 Qershor për reformat e qeverisë aktuale, që nuk janë ndërmarrë në këto 25 vite.

Përgatitjet për zgjedhjet e 18 Qershorit do të jenë vendimtare për deputetët socialistë. Sipas kryeministrit, deputetët duhet të udhëtojnë çdo ditë në bazë dhe nuk duhet të injorojnë takimet me qytetarët, të cilët janë pjesa më e rëndësishme e gjithë përgatitjeve për fushatën elektorale.

Nndërkohë, në kuadër të përgatitjeve, në çdo bashki do të hapen zyrat e partisë, ku në të do jenë njerëz që në çdo kohë do të jenë aty për të pritur qytetarët dhe për të adresuar shqetësimet e tyre. Kjo çështje është marrë në dorë nga të deleguarit në qarqe, të cilët janë të shpërndarë nëpër zona.

Njëkohësisht po vijon dhe shpërndarja e kartave të reja të anëtarësisë për të gjithë anëtarët, një proces që duhet të përfundonte në dhjetor. Në këtë aspekt po kryhet evidentimi i anëtarëve realë dhe pastrimi i listave nga anëtarët fiktivë, të cilët mund të mos jetojnë më, mund të mos jenë më aktivë në PS ose mund të kenë ndryshuar vendbanim.

Shpërndarja e kartave të reja të anëtarësisë bëhet në mënyrë ceremoniale në çdo njësi administrative duke testuar dhe një herë 5 muaj para zgjedhjeve besnikërinë e anëtarësisë dhe gatishmërinë e tyre për të vijuar angazhimin politik pranë PS­së. Ky është një proces që do vijojë deri në nisjen e procesit zgjedhor.

Ndërkaq, zyrat qendrore të PS­-së kanë printuar listat zgjedhore të rifreskuara e të grupuara sipas Zonave të Administrimit Zgjedhor. Në këtë kuadër ka nisur dhe evidentimi i votuesve majtas apo djathtas./a.m.

Next Post
FOTOT/ Cilat janë 7 modelet e makinave të blinduara që parapëlqejnë VIP-at, çmimet e tyre

FOTOT/ Cilat janë 7 modelet e makinave të blinduara që parapëlqejnë VIP-at, çmimet e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mashtronin italianët me investime në ‘Forex’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

Mashtronin italianët me investime në ‘Forex’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

December 24, 2025
“Fëmijët shqiptarë përfundojnë në shtëpi bari”, alarmi që ngre avokati shqiptar në Angli

Zbulohet “shtëpia e barit” në Velipojë, dy të arrestuar, policia jep detaje

December 24, 2025
Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

December 24, 2025
U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

December 24, 2025
Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

December 24, 2025
Policia i konfiskon 140 mln lekë 66-vjeçarit nga Fieri, dyshohet se janë produkt i trafikut të drogës (Detajet)

Marrëveshja me tatimet për Paqen Fiskale, nga janari 2026 kërkesa do dorëzohet në e-Tax

December 24, 2025
Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

December 24, 2025
Lorenc Vangjeli: Ardhja e LaCivita-s në krye të fushatës së PD, e bën garën të drejtë 

Vangjeli: 2025, vit ndëshkimi, ende jo drejtësie, jemi larg

December 24, 2025
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik: Një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor

Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik: Një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor

December 24, 2025
Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

Avokati i Ergys Agasit, Haxhia: SPAK nuk ka prova, klienti im nuk është larguar

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com