• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama kërkon sërish dialog për çështjet kombëtare, Basha: Marrëveshja me ty nuk funksionon

by Java News
13/09/2017 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në debatin  e fundit në Kuvend para votimit të qeverisë dhe programit, kryeministri Edi Rama i kërkoi Lulzim Bashës që të bashkëpunojnë për cështje që janë përtej të majtës dhe të djathtës, për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Rama i bëri thirrje Bashës që ta pranojmë me kurajë këtë sfidë, se është një sfidë e kohës ku jetojmë për të mirën e Shqipërisë.

“Më duket prapë e nevojshme ta përsëris, se unë jam gati, ne jemi gati ta hapim menjëherë dialogun për çështje të interesit të përbashkët, në dobi të popullit dhe të Shqipërisë së fëmijëve tanë.

Sa dhe pse duhet të presim, o shumë i nderuari kryetar i Partisë Demokratike, për t’i adresuar këto çështje bashkërisht, në një dialog të institucionalizuar mes palëve, me ekipet përkatëse.

Ju keni disa tema prioritare, ne kemi disa tema prioritare. Shqipëria ka prioritet anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe gjithçka që lidhet me të.

Punët e shtëpive i kemi të ndara dhe oborri na del dhe na tepron që të përlahemi me njëri- tjetrin për buxhetin, për taksat, për arsimin, për shëndetësinë, për mjedisin e me radhë.

Ndërsa  sfidën Europiane të Shqipërisë e kemi  të përbashkët dhe nuk mund të luajmë “e ka kush e ka” me Shqipërinë, edhe 4 vjet të tjera. Unë ju bëj thirrje ta pranojmë me kurajë këtë sfidë, se është një sfidë e kohës ku jetojmë” deklaroi ai.

Rrjedhja e votave nga PD për Rucin, Rama: Nuk iu vë faj…
Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit foli edhe për akuzat e PD për blerje votash nga PS në votimin për zgjedhjen e Rucit në krye të parlamentit.

“Më akuzuat për blerje dhe vjedhje votash në zgjedhjen për Kryetarin e Kuvendit. Nuk çuditem, s’kam pse çuditem, as faj nuk ju vë dot, kur ju shoh dhe ju dëgjoj në vazhdën e vazhdimit të mohimit të realitetit.

Duket sikur kultura e mohimit të realitetit ju është bërë një sëmundje politikisht e transmetueshme.

Simptoma e kësaj sëmundje u shfaq qartë edhe me këtë rast, kur protagonistët e republikës së vjetër vunë kujën që votat u blenë nga krimi.

Ndërsa prurjet e Republikës së Re thanë që votat u vodhën në një grackë që e kishin hapur vetë ata , duke lënë bosh  vendin e numëruesit” tha Rama.

Rama: LSI, 8 vite në tepsi, e stresuar për vendin e punës
Për Ramën, LSI është më shumë e stresuar për humbjen e vendit të punës dhe në opozitë është befas dhe jo e përgatitur, ndërsa i ‘thumboi’ për deklaratat ”Qeveri e vogël, korrupsion i madh”.

“Nuk më me vjen as  keq, as mirë, ky është, siç i thonë, një fakt i jetës, që një opozitë tjetër, më shumë e gjendur befas në opozitë, sesa e përgatitur për t’u ulur atje poshtë, mbas kurrizit të Partisë Demokratike, mbas 8 vjetësh ulur këmbëkryq në tepsinë e pushtetit, u shfaq këtu e mbistresuar nga humbja e vendit të punës.

Siç u thashë edhe opozitarëve të përbashkët, 4 vjet më parë në këtë sallë, po jua them dhe ju mbas kurrizit të tyre, mos e kërkoni jashtë vetes shkakun e disfatës tuaj dhe mos i merrni shqiptarët për budallenj, që mund t’i tërhiqni nga hunda, duke iu bërë predikime sikur sapo zbritët nga qielli.

Dhe kujdes me atë parullën ”qeveri e vogël, korrupsion i madh”, se tingëllon kiamet si një lapsus Frojdian mbi marrëdhëniet që keni ju vetë me këtë shtet” tha ai.

Basha-Ramës: Marrëveshja me ty nuk funksionon
Por ftesës së Ramës për bashkëpunim, Basha iu përgjigj prerë duke e refuzuar.

Basha deklaroi sërish se marrëveshja e 18 majit me Ramën nuk funksionon, pasi bëri aleancë me krimin.

Lideri demokrat akuzoi se ka deputetë të inkriminuar në Kuvend, ndërsa theksoi se lufta ndaj drogës është kusht nga BE për negociatat.

“Ju ftoj të shkundeni nga frika. Tentativë për të frenuar zërin e opozitës. Jeni mësuar me parullat e propagandën  tuaj.

Edi Rama ke ardhur për programin këtu, jo të flasësh në emrin tim dhe të opozitës. Mungesë totale programi, zgjodhi sulmin dhe diversionet ndaj opozitës.

Në 2013 erdhe me krimin dhe kjo degjeneroi shtetin. Disa ikën nga dekriminalizimi, por ke të tjerë këtu që kanë gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

Kriminalizimi dhe droga janë e reja. Droga është kusht shtesë për anëtarësimin për hapjen e negociatave.

Një dyzinë bashkishë socialiste drejtohen nga persona me rekorde kriminale. Marrëveshja ime me ty nuk funksionon. Jo aleancë me krimin, vetëm përballje. Sekondat numëroni mbrapsht tani në qeverisje” deklaroi ai.

a.ç

Next Post
Ish-kryeministri Mustafa hedh poshtë Kuçin: Mali i Zi nuk na ka ofruar rishikim të demarkacionit

Isa Mustafa është dakord: E votojmë Demarkacionin me modifikimet e Haradinaj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In