• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama kërkoi reflektim, BKH reagon pas ‘përplasjes’ me Kryeministrin: Vijojmë ushtrimin e detyrës në mënyrë të pavarur dhe..

by Os De
15/12/2025 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Byroja Kombëtare e Hetimit BKH, ka reaguar zyrtarisht ndaj kërkesës për sqarim të Euronews Albania për emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli, pas deklaratës publike të Kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi “reflektim” nga ky institucion pas një njoftimi të mëparshëm të tij. 

Në përgjigjen e dërguar për Euronews Albania, BKH sqaron se qëndrimi i saj është i bazuar ekskluzivisht në kuadrin ligjor dhe në ushtrimin e detyrave procedurale në përputhje me ligjin. 

Sipas BKH-së, referenca e bërë më herët ndaj ligjit nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”, konkretisht neni 31, pika 3, kishte për qëllim vetëm sqarimin e bazës ligjore mbi të cilën veprojnë oficerët e Policisë Gjyqësore, përfshirë edhe ata të BKH-së. 

“Referenca ligjore ka pasur për qëllim sqarimin e kuadrit ligjor dhe faktin e kryerjes së veprimeve procedurale vetëm në zbatim të ligjit”, thuhet në përgjigjen zyrtare. 

BKH thekson gjithashtu se veprimtaria e saj nuk udhëhiqet vetëm nga ligji, por edhe nga standarde të brendshme etike dhe profesionale, të cilat janë të detyrueshme për çdo punonjës të institucionit. 

Në lidhje me deklaratën e Kryeministrit dhe kërkesën për “reflektim”, BKH nuk sinjalizon ndonjë ndryshim qëndrimi apo veprimi institucional, por nënvizon se do të vijojë ushtrimin e mandatit të saj kushtetues dhe ligjor në mënyrë të pavarur dhe profesionale, si pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK. 

“Byroja Kombëtare e Hetimit do të vijojë të ushtrojë detyrën e saj në mënyrë të pavarur dhe profesionale”, theksohet më tej në përgjigje. 

Në përgjigjen drejtuar Euronews Albania nuk jepen detaje mbi informimin e partnerëve ndërkombëtarë lidhur me këtë situatë apo mbi reagimet publike që e kanë shoqëruar atë, duke lënë të kuptohet se BKH e konsideron çështjen brenda kuadrit normal të funksionimit institucional. 

 

 

 

Next Post
Berisha s’është zbutur, është plakur! Pse u shqetësuan familjarët?!

Berisha s’është zbutur, është plakur! Pse u shqetësuan familjarët?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In