Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë se shteti shqiptar nuk do të paguajë asgjë nga 110 milionë euro që i detyrohet biznesmenit Frencesco Becchetti pas gjyqit të humbur në arbitrazh.
I ftuar në “Opinion”, Rama tha se madje do të jetë Becchetti ai që do t’i japë Shqipërisë. Rama tha se kjo është pjesë e një strategjie që ai nuk e tregon dot për momentin.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Shteti shqiptar do t’i paguajë zero, po zero
Blendi Fevziu: Si zero, ka rregulla ndërkombëtare që të detyrojnë të paguash
Edi Rama: S’ta them sot si, s’ta them dot, por dëgjoni dhe mbani mend fjalën time. Shteti shqiptar do t’i paguajë zero lekë atij dhe ai do t’i japë par shteti shqiptar. Është strategji, stretegji. Dhe nuk është strategjia im, është strategjia e atyre që merren me atë punë.
g.kosovari