Kreu i PBDNJ, Dule ka thirrur interpelancë me kryeministrin Rama për prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi.
“Ne kemi një ligj për ratifikimin e marrëveshjes me Kishën për rregullimin e marrëdhënieve.
Nuk e besoja që do të vinte një moment i tillë, më 16 gusht 2013 në Përmet ndodhi një ngjarje e shëmtuar, ku ungjilli u transportua me plehrat.
Për ngjarjen në Përmet më 2013 reaguan të gjithë edhe BE, ishte pjesë e shumë raporteve, madje edhe nga DASH.
Zoti Rama vajtët në Paris me 4 përfaqësues të komuniteteve fetare për të treguar harmoninë, prandaj nuk do të besoja që do të ndodhte një gjë e tillë.
Shembja e objektit fetar nga ju zoti kryeministër u bë natën, firmosët aktin më të errët në lidhje me të drejtat e njeriut
Cila është baza ligjore, pasi për moralen nuk po pyes” deklaroi ai.
Ndërsa kryeministri në fjalën e tij iu përgjigj se objekti të cilin Dule e konsideron si kishë nuk ishte gjë tjetër vecse një stallë, apo garazh që duhej prishur.
“Ju e keni përdorur fenë shpesh për të bërë politikë, me ke thirrur ne nje interpelance te gabuar, pasi ajo ngrehinë nuk ka qenë kurrë kishë, banorët ishin dakord me prishjen.
Jo cdo objekt kulti meriton që të quhet kishë. Objekti i shembur ishte thjeshtë një ngrehinë e rëndomtë, një lloj stalle, apo garazhi i ndërtuar mbi një monument historik.
Askush nuk mund të thoshte që ajo ishte kushë. Prishja e objektit në fjalë ishte akt i zbatimit të ligjit në vazhdën e zbatimit të ligjit në një zonë të rrallë rrënuar nga abuzimi dhe braktisja”tha ai.
Ndërsa më pas kryeministri u ndal edhe te origjina e ortodoksve shqiptarë.
“Ortodoksët shqiptarë nuk kanë qenë dhe nuk janë kurrë grekë, liria e tyre fetare nuk është në asnjë juridiksion tjetër përvec atij shqiptar.
Kisha e Shën Thanasit, jo domosdoshëmrit ortodokse”.
“Feja nuk duhet që të përfshihet në punët e politikës dhe e kundërta” vazhdon më tej Rama në interpelancë.
“Vllazëri fetare, duhen ndërtuar simbole referimi dhe edukimi, duhet respektuar ligji.
Nuk e kuptoj dot, duhet kurajo prej fanatiku për t’i dalë zot asaj, mos mbijë në territor qoftë edhe në emër të kurajos fisnike.
Këtë cështjen e fesë, mos e prekim dhe ngatërrojmë me ligjin, përsa i përket kujdesit për kishat ortodokse, vlerë e artit dhe kulturës.
Unë u sfidoj se cfarë kemi bërë ne me kaq pak mundësi që kemi”përfundoi ai.
Pas fjalës së Ramës ka reaguar sërish Dule.
“Rama e ka për zakon të akuzojë të tjerët për atë që bën vetë.
Cdo prapësie i vendosni flamurin kombëtar përditë dhe mos më akuzoni mua.
Duhet të marrë lejen në zyrën tuaj për cfarë cështje do të ngrej, kam kaq vite në parlament hera e pare qe me ndodh.
Unë nuk do të bëj folklor, por politikë. Në rrënojat që shkaktuat ju, mblidhen njerëz cdo ditë dhe luten, janë qindra banorë të Dhërmiut”.
Ndërsa Rama iu kundërpërgjigj sërish duke i thënë se “Unë nuk jam i shenjtë, por mëkatar si ti, por nuk i përziej punët e festë me politikën sikur bën ti”.