Nga Artur Ajazi
Edi Rama, kur erdhi në pushtet, kishte synime dhe plane afatgjata lidhur me të ardhmen e vendit. Nuk kishte programe thjesht 4 vjeçare, por synonte Shqipërinë e 2030, dhe më tutje. Sot pas afro 12 vitesh pushtet, tek shohim çfarë është arritur, mund të themi me bindje duke dëgjuar vazhdimisht edhe projektet e së ardhmes se, Edi Rama ka vërtetë një “Plan Marshall” për Shqipërinë. Në asnjë prej atyre që e kanë qeverisur vendin pas 1992, nuk kishim dëgjuar të flitej për të “pamundurën”. Ata që e qeverisën vendin deri në 2013, flisnin për plane të vogla, për punëra të vogla, dhe aspak për një të ardhme europiane dhe të barabartë me europianët. Mjafton dixhitalizimi i shërbimeve për qytetarin, (duke mos përmendur shumë të tjera) për të bindur vehten, (madje edhe kur mund të jesh kundershtar politik i tij) se Edi Rama “bën ç’ka thotë, dhe thotë ç’ka bën”. Nuk mjafton të hysh në politikë me mendimin se “do bëj ca karierë dhe ca para edhe nqs nuk marr pushtetin”.
Hyrja në politikë, u takon atyre që aspirojnë të pamundurën, atyre që arrijnë të pamundurën, dhe atyre që duan të jenë të barabartë me të madhin e kësaj bote. Nuk mund të vish në pushtet, kur nuk ke vizion, kur nuk ke arritur të kuptosh se politika është karriera e njerëzve të pamposhtur. Asnjë prej nesh nuk e kishte menduar se, Shqipëria do të ishte një ditë pika e referimit të faktorit ndërkombëtar për sigurinë, paqen, investimet, turizmin, ekonominë, artin dhe kulturën. Në doganat dhe aeroportet e botë, ndihesh krenar sot për pasaportën shqiptare, aq sa ndjehesh i motivuar për çdo lajm që lexon dhe dëgjon në mediat e huaja për Shqipërinë. Kur e mori të rrënuar vendin nga çdo anë, Edi Rama nuk u pezmatua, pasi ishte i vendosur në ato ç’ka kishte në mëndje qysh më parë. Askush nuk besonte se do të shembeshin pallate pa leje, biznese pa leje, se do të rrafshoheshin lagje me banesa pa leje, dhe në vendin e tyre do të ndertoheshin rrugë europiane.
Askush nuk e besonte se qytetet do të ndryshonin faqe, se institucionet do të rinovonin mentalitetin e drejtimit dhe funksionimit ligjor. Askush nuk e besonte se drejtësia e “berishiste” një ditë do të flakej tej nga institucionet e drejtesisë së re. Askush nuk e besonte se, një ditë do të shihnim në burg ministra, ish-ministra, deputetë, kryetare bashkish dhe ish-kryetarë, drejtorë dhe zv.ministra, drejtorë policie dhe shefa komisariatesh. Askush nuk besonte se do të ringjallej dhe bëhej konkurruese në botë ekonomia, turizmi, zejtaria, bujqesia, transporti, dhe fuqia njerëzore e profesionistëve.
Edi Rama, nuk mendon më për të arritur 2025, por 2030 e tutje. Ai nuk flet më për ç’ka janë nisur në terren, por për ç’ka do të arrijë vendi pas 1 ose 2 dekade. Ashtu sikurse nuk flet shumë për fushata elektorale, apo fitore të re në zgjedhje. Kjo sepse, e ka të qartë faktin se, shqipëtarët sot janë 10 herë më shumë optimistë dhe 10 herë më shumë të vendosur të dëgjojnë dhe ti besojnë njeriun e punëve të kryera, se ogiçëve të një opozite të hallakatur, që fushatën e bën me programet e 1996.
Rama ka nji plan marshall per tju shitur oligargve te tije shqiperine,jo si monsta e vicidolit per 1 euro,po edvini 99% per veten e hajdutet e tije a per popullin mjeran 1%.Shoku ky eshte plani marshall i sh edvin.
Plan marshall ska ma i bukur per shqiperin por pa shqiptar
Po e ngrejke ne qiell Shkaterrusin e atij kombi e bani Shqiperin pa shqipetare po ta mbush at vend me indijan e afrikan…o servil i neveritshem…
pas 12 vitesh mjerim të tejskajshëm,doli plani mender “marshall”,shkoni ore karagjozë të neveritur,planet mund të bëhen kur ky bashkë me gjithë bibat e tij të henë në burg duke vuajtur dënimin me 101 vite burg me punë të detyruar,më e pakta,me qindarkën e fundit të sekuestruar.
Saktë . Plan marshall . Po jo për popullin e as për Shqipërinë . Mister 20% akoma nuk është ngopur . Konçensionet dhe inceneratorët po ulërijnë nga vjedhjet . 22Kryebashkiakë me probleme të rënda nl drejtësi. Ministra, drejtorë drejtorie në burg . Ky është sistemi i Edi Ramës . Me këta i vodhi zgjedhjet .
Ke te drejte e nderuar,Se luan topi!.
Që prej shekujsh rrin e thena qingji urtë pi dy nëna,. Askush ska vdek çrej serilizmit.
Plan Marshall me oligarkët,..e cdo lloj sorollopi që ka qenë e është sot në politikë,nga maja e piramidës së plehrave të politikës shqiptare në Tiranë ku qëndron vetë e deri në bashki e komuna,por i kamufluar,jo si në kohën kur sundonte “Agai i Tropojës”që zgërdheshej cdo mbrëmje ekraneve haptazi…
Nuk e di se ca tymos ky zotria, por passka efekt mpires, ky vend ka ende probleme me furnizimin me uje, energji elektrike dhe sherbim shendetsor bazik. Mjafton te kujtojme se ska nje urgjence per semundjwt e brendshme.
Nderro mallin o should patronazhist se te paska tymosur fare
Z.Rama ka vizion dhe i kandryshuar faqen Shqiperis,mund te thoni c,te doni,Shqiperia ka ndryshuar shum,ketij vendi i ka munguar nje lider vizionar dhe pak autokrat,arritjet nuk mund te mohohen,shqiptaret jan me krenar se kurr.
Pall
Po kur qeke kthyer i majtë i harrove shkrimet e tuaja në favor të djathtës
Shqiperia i ngjan nje molle te bukur nga jashte dhe te kalbur nga brenda!.Shqiperia po shpopullohet nga
korupsioni gjigand,kriminaliteti,shkaterrimi i vlerave morale,c’vleresimi i arsimit e shume te tjera.Jemi nga te paktat vende ae nuk kemi Ministri Kulture te vecante!.Nuk po flasim per ndotjen tej normave te mjedisit..Ne vitin 2023 per here te pare nr.I vdekjeve ishte me i larte se i lindjeve!.Shumica e te rinjve duan te largohen!.Pa folur per rritjen e madhe te pabarazise midis shtresave te ndryshme shoqerore e shume probleme te tjera shqetesuese.Filozofi i madh kinez Konfuci ka thene:”Sundues i mire eshte ai qe rregullon mireqenien e njerezve te zakonshem.Tjeter test nuk ka”!.
Filozofi i madh kinez Konfuci ka thene”Sundues i mire eshte ai qe siguron mireqenien e njerezve te zakonshem.Tjeter test nuk ka.”.
Kam parë shumë delirantë si Ngjela, Frrok Çupi apo ndonjë tjetër por ky qenka lart fare. Hallall të qoftë o trim!
Shkrim shumë o sakt!
Kush ka men me ik iken vetem xhaxhi Veri e boni zap ate popull demokracia kete ka nuk ta gjen shteti pune ta gjesh vete po ke bithe shikoj kafet ne Tirane jane plot jemi dembel shikojne lluksin me koke nga qielli nuk kane edukaten e punes.
Pall