• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Ka filluar luftë pa armë, por shumë e egër për kapitalin njerëzor

by A R
30/01/2024 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prezantimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se në kohën që jetojmë, ka filluar një luftë pa armë, por shumë e egër për kapitalin njerëzor.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është shprehur se Shqipëria duhet të mbrojë kapitalin e saj njerëzor, përndryshe do të gjendet para një situate të pamundur teksa ka thënë se për këtë problem duhet gjetur zgjidhje në të gjitha fushat, jo vetëm në arsim.

Edi Rama: Nga ana tjetër është një kohë në të cilën ka filluar një luftë pa armë, por shumë e egër për kapitalin njerëzor. Edhe vendet më të zhvilluara, të cilat sot po përballen me fenomenin e plakjes dhe që janë në kryer të trenit të Evropës do të investohen çdo vit e më shumë për të marrë kapital njerëzor nga të tjerët pa asnjë mëshirë. Fuqia tërheqëse e tyre për kapitalin tonë njerëz mbetet shumë sfiduese për të gjithë ne. Oferta e tyre më e fortë se oferta jonë. Ne nuk mund të mos reagojmë në një mënyrë jo tradicionale për të mbrojtur sa të mundemi kapitalin tonë njerëzor dhe për të fuqizuar sa të mundemi cilësinë e kapitalit tonë njerëzor. Përndryshme mund të gjendemi para një situate të pamundur. Shqipëria sot është në një tjetër nivel dhe reflektim i këtij fakti janë edhe rritjet domethënëse të pagave, të cilat do të vazhdojnë. Ne sot jemi në kushtet kur mund ta vëmë potencialin e vendit tonë në dispozicion të ekonomisë shqiptare, përballemi me nevojën që çlirimi i këtij potenciali vë para nesh, nevojën për kapital njerëz, për forca pune, njerëz të kualifikuar dhe patjetër që ky nuk është një moment ku ka vetëm një zgjidhje, kërkon shumë zgjidhje në të gjitha drejtimet, jo vetëm në arsim. Ama, fokusi tek arsimi është jetik sepse fatmirësisht nuk jemi më në kohën që ishim deri para jo shumë vitesh ku mësuesit ishin tërësisht të braktisur, ku vendi i së cilës këtu përcaktohej nga partia dhe nga arbitrariteti i ryshfetit.

Jemi në një kohë ku çdo mësues ka vendin e garantuar falë aftësisë së vet dhe askush nuk e lëviz nga vendi. Ky është themeli më fillestar, por kjo nuk mjafton. Ashtu sikundër nuk mjafton thjesht rritja e pagave. Pagat brenda pak muajsh, për mësuesit do të shkojnë 950 Euro, por nuk mjafton. Ne na duhet të reformojmë sistemin. Mekanizimin e rritjes së pagës për shkak të vjetërisë në punë, ta reformojmë. Të gjejmë rrugën që përveç pagës uniformë, të ketë nivel të ndryshëm pagash sipas meritës, kontributit dhe kualifikimeve dhe për këtë na duhet një sistemi i besueshëm kualifikimesh dhe trajnimesh, kreditesh. Ajo që mund të ju them është se besojmë se mund të ja dalim kësaj sfide nëse e gjithë trupa drejtuese e sistemit arsimor vihet në dispozicion të kësaj sfide duke kuptuar se çfarë peshe të jashtëzakonshme ka sot funksioni i mësuesit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama kishte një thirrje dhe për partnerët ndërkombëtarë.

Edi Rama: ADF-në e kemi partner të rëndësishëm, shpresoj që ADF-ja të marrë shembull nga qeveria shqiptare dhe ta hapë pak më shumë protofolin sepse kanë akoma shumë në protofolin e tyre dhe kam besim se duke parë që qeveria shqiptare po bën ekstra sforco që njerëzit tanë të kenë paga dhe të mos kenë asnjë diksutim që të rrijmë apo të ikim. UNICEF ka një qasje më aktive se më parë dhe patjetër edhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, SOROS, vazhdon ndihmon edhe pse jo si më parë. Ka ndihmuar më shumë SOROS në kohën kur ishin në pushtet ata që e mallkojnë, sot më pak, por në mënyrë të qëndrueshme dhe të arsyeshme.

/a.r

Next Post
Gaz Bardhi lë ne mes “revolucionin” dhe shkon kështu në Kongresin amerikan

Gaz Bardhi lë ne mes “revolucionin” dhe shkon kështu në Kongresin amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arti shqiptar në zi! Shuhet piktori Kujtim Buza, i biri i mjeshtrit Abdurrahim Buza

Arti shqiptar në zi! Shuhet piktori Kujtim Buza, i biri i mjeshtrit Abdurrahim Buza

August 28, 2026
Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë për të njohur materialet

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë për të njohur materialet

August 28, 2026
Gjendet e pajetë Marisa, vogëlushja që u rrëmbye nga uji në Bulqizë

Gjendet e pajetë Marisa, vogëlushja që u rrëmbye nga uji në Bulqizë

August 28, 2026
Forcat xheniere përjashtojnë rrezikun në Durrës: Celulari nuk përmban asnjë element shpërthyes

Forcat xheniere përjashtojnë rrezikun në Durrës: Celulari nuk përmban asnjë element shpërthyes

August 28, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Osman Kavala fiton kundër Turqisë, Osman Gazepi është kadiu i Shqipërisë

August 28, 2026
Si shembja e një akullnaje shkaktoi një rrëshqitje dheu vdekjeprurëse dhe përmbytje përgjatë kufirit Nepal-Kinë

Si shembja e një akullnaje shkaktoi një rrëshqitje dheu vdekjeprurëse dhe përmbytje përgjatë kufirit Nepal-Kinë

August 28, 2026
Ndërron jetë në moshën 89 vjeçare Mbreti Harald i Norvegjisë

Ndërron jetë në moshën 89 vjeçare Mbreti Harald i Norvegjisë

August 28, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Si u bë shkencëtar Mark Tirta?!

August 28, 2026
Rrjedha e lumit Drin merr me vete 5 të afërm, zhduket 7-vjeçarja. Dyshohet se është mbytur

Rrjedha e lumit Drin merr me vete 5 të afërm, zhduket 7-vjeçarja. Dyshohet se është mbytur

August 28, 2026
Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

Zjarret në vend, “Mbrojtja”: Tre vatra ende aktive! Helikopterët në operacione në Tiranë, Bulqizë dhe Dibër

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com