• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama jep mesazhin e fundit para heshtjes zgjedhore: Arsyeja pse ne do të fitojmë bindshëm

by A R
13/05/2023 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka dhënë dhe mesazhin e fundit para heshtjes zgjedhore.

Në rrjetin e tij social Facebook, Rama ka postuar foton e një fëmijë të vogël, e në sfond flamurin kombëtar. Krahas fotos, Rama thekson se Partia Socialiste po ndërton me punë e durim të madh Shqipërinë e gjeneratës tjetër.

“Për pak mbaron fushata ime e nëntë në krye të Partisë Socialiste.  Kjo fushatë na ka hapur rrugën e fitores së tetë, pasnesër më 14 maj, me rezultatin më spektakolar të të gjitha zgjedhjeve vendore qysh nga viti 2007.

Arsyet pse ne do të fitojmë shumë bindshëm janë më shumë se sa një. Por unë sonte po e mbyll kapakun e albumit të kësaj fushate me arsyen e madhe që ilustron kjo foto:  Sepse ne po ndërtojmë me vizion, ambicie, punë të palodhur, këmbëngulje e durim të madh, Shqipërinë e gjeneratës tjetër dhe këtë, shumica e shqiptarëve e dinë, e kuptojnë, e ndjejnë, prandaj edhe na votojnë, pavarësisht pakënaqësive, kritikave, rezervave që sigurisht kanë për ne.

Ndërsa të tjerët, ata që nuk na kanë votuar asnjëherë, kanë nisur ta perceptojnë, ngadalë, nga pak, patjetër ende me shumë vështirësi, se nuk ka asnjë forcë tjetër që ka fuqinë dhe aftësinë t’i hapë rrugën të ardhmes së Shqipërisë së fëmijëve të tyre. Prandaj megjithëse përsëri nuk do të votojnë për ne, me përjashtime të vogla, do të jenë jo edhe aq të pakët këtë herë në radhët e tyre ata që do të mendohen dy herë, për ku do ta çojnë apo nuk do ta çojnë fare votën e tyre, për të mos u bërë palë me një të keqe që Shqipëria nuk ka më arsye ta pranojë!

Dhe kjo sjellje e re e këtyre të fundit do të ndjehet në erën e fortë të fitores së 14 majit. Shumë faleminderit të gjithë atyre prej jush që ishin pjesë e kësaj cope të re të rrugës sonë drejt të ardhmes, që nga pjesëmarrësit në takimet e panumërta të kandidatëve, deputetëve, drejtuesve politikë apo tubimet e mia, tek kryetarët e anëtarët e çdo organizate, patronazhistët e paepur dhe aktivistët e palodhur, e deri tek të gjithë ata mbështetës, brenda apo jashtë vendit, që na dhuruan energji të çmuara përmes valëve të vëmendjes së tyre”, shkruan Rama.

Në mbyllje ai shprehet i bindur për fitoren, duke bërë thirrje që secili qytetar të japë verdiktin e duhur më 14 Maj përmes votës.

“Tani mbetet edhe pjesa më e lehtë, po më e rëndësishmja, shkuarja dhe nxjerrja për votim e çdokujt përreth jush apo në largësinë e një telefonate, nga brenda po edhe nga jashtë Shqipërisë, ku kush nuk vjen dot vetë, mund ta kompensojë mungesën duke bindur dikë tjetër.

E diela, 14 maj, është DITA JONË dhe e kandidatëve tanë, për të vazhduar VETËM PËRPARA, për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër”, përfundoi kreu i qeverisë.

/a.r

Next Post
Alibeaj akuza Ramës: Kërkon të përçajë PD-në. Korrupsioni është problem më i madh që ka sot shteti shqiptar

“Në fund të procesit PD do të dalë më e fortë”, Alibeaj: Zhvilluam një fushatë dinjitoze dhe kurajoze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In